Negociata për të arritur marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit/ Franca, Gjermania dhe Italia: Dështimi do të ketë pasoja

16 Mars 2023, 09:53Rajoni TEMA

Negociata për të arritur marrëveshje mes Prishtinës dhe

Dy ditë para takimit të 18 marsit në Ohër ku Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç do të ulën përsëri në tavolinën e bisedimeve për të negociuar planin e zbatimit të Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, këshilltarët e tre liderëve evropianë, presidentit francez, Emmanuel Macron, kancelarit gjerman, Olaf Scholz, dhe kryeministres italiane, Giorgia Meloni, përmes një letre kanë thënë se qëllimi i takimit në Ohër nuk është të komplikojë atë që tashmë është rënë dakord, por më tepër të inkurajojë hapa konkret drejtë realizimit të saj.

“Ajo që të dyja palët duhet të shmangin është të riinterpretojnë fjalën e dhënë, sepse duke e bërë këtë ata do të shpërdoronin këtë mundësi unike dhe do të rrezikonin të bllokonin rrugën drejt anëtarësimit në BE”, thuhet fillimisht në letër e Emmanuel Bonne, Jens Plotner dhe Francesco Talo,

Kosova, thuhet në letër, duhet të përmbushë premtimin e saj për mbrojtjen e komunitetit serb, duke marrë masa për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe duke ofruar garanci për një nivel të lartë të mbrojtjes së trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe.

Serbia në anën tjetër, vazhdon letra, duhet të pajtohet me faktin se Kosova është një vend fqinj që ka perspektivën e saj evropiane dhe vendin e saj në bashkësinë ndërkombëtare.

“Koha nuk është në anën tonë. Dhe më e rëndësishmja, moti nuk është në favor të Kosovës dhe Serbisë. Duhet të jemi në nivelin e detyrës dhe përgjegjësisë, të vetëdijshëm për imperativat e momentit të caktuar. Dështimi do të kishte pasoja”, kanë shkruar Emmanuel Bonne, Jens Plotner dhe Francesco Talo.

“Marrëveshja kërkon mençuri dhe cilësi udhëheqëse nga të dyja palët, si dhe qasje të përgjegjshme të të gjithë aktorëve politikë në Serbi dhe Kosovë. Tani është koha e duhur! Si miq të Kosovës dhe si miq të Serbisë, ju premtojmë t’ju mbështesim në rrugën drejt Bashkimit Evropian”, vazhdon letra.

Këshilltarët e tre liderëve evropian kanë treguar edhe arsyen pse është kaq e rëndësishme për Union arritja e një marrëveshjeje Kosovë-Serbi.

“Arsyeja është se e ardhmja e Kosovës dhe e Serbisë, si dhe e gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor, është në BE-në dhe ne duam t’ju mbështesim sa më fort që të jetë e mundur në rrugën tuaj drejt anëtarësimit në Union”.

Përshkallëzimi i situatës në terren destabiliteti i sigurisë në Kosovë, thuhet ndër të tjera në letër, duhet të marrë fund.

“Duhet të marrë fund sepse me të drejtë qytetarët e Evropës pyesin se si Serbia dhe Kosova do të ulen ndonjëherë në të njëjtën tryezë në Bruksel si miq dhe partnerë kur janë anëtarë të Bashkimit Evropian? Si mund t’i bindim qytetarët tanë se ofrimi i mbështetjes për Serbinë dhe Kosovën është një ide e mirë?”.

“Kjo situatë duhet të marrë fund sepse investitorët nga vendet tona ndjekin lajmet dhe pyesin veten nëse ia vlen të investohet në këtë rajon. Çfarë duhet t’u themi atyre nëse flakët e një konflikti të ri tashmë po digjen?”

“Por, mbi të gjitha kjo situatë duhet të marrë fund sepse qytetarët e Kosovës dhe Serbisë meritojnë një të ardhme më të mirë.

Një e ardhme në të cilën do të kapërcehen përfundimisht mosmarrëveshjet që paralizojnë të dy vendet. Kjo e ardhme hap rrugën për ndërtimin e marrëdhënieve miqësore, bashkëpunimin rajonal dhe një treg të vetëm.

Dhe kjo e ardhme, në fund, i hap rrugën realizimit të premtimit të dhënë për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor , që është anëtarësimi në Bashkimin Evropian si partnerë të barabartë, sapo të plotësojnë kriteret. Mundësia për të nisur atë të ardhme është tani”, përfundon letra.

 

3 Komente

  1. C
    Cdo te thote nji Santazhe i tille ?

    Kush i ndez kto Flake Artificiale Diplomatike dhe si eshte e mundur qe t'i behet Presion kaq hapur shteteve sovrane te Ballkanit ! _Perse nuk u denua Shteti Serb per Krimet ne Kosove dhe sot per cudi mbeshtetet dhe i behen favore kunder Kosoves ? Jetojme ne nji Diktature Fashiste Europane e cila si ne te Kaluaren ka ber corbe Ballkanin duke ngaterruar Kufij e dhuruar Teritore suke abuzuar e mbajntut keshtu me kto Politika gjithmone ne Konflikt te perhershem popujt e Ballkanit ! Perse nji Represion i tille nga Europa vs Shtetit Sovran Kosose te pranoj ate cfar i do Trapi te tjetrve ? Perse gjithe kto vite kto Europiane etj qe sot i bejne Presion Kosoves nuk i bene Presion Shteteve Europiane qe nuk kan Njohur Kosoven ta njohin ate si Shtet Sovran dhe mbasi ta ken njohur te fillonin kto qe kerkojne sot ? Pra kjo tregon se BE-ja eshte ajo qe nxit Politikat e Serbise nen presionin Ruse ,duke injoruar Shtetin Kosovare te cilit i kerkon te Pranoje Rolin e Viktimes se Perjteshme te Politikes Eurupiane kunder Shqiptareve e cila fillon nga baballaret e tyre Kriminele me 1913

    1. V
      Vezhguesi

      "Dhe kjo e ardhme, në fund, i hap rrugën realizimit të premtimit të dhënë për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor , që është anëtarësimi në Bashkimin Evropian si partnerë të barabartë, sapo të plotësojnë kriteret". Shih si tallen keta shkerdhatat e Europes. Sapo te plotesojne kriteret thote. Por, sapo plotesohet nje kriter, shtohet nje tejter dhe keshtu ne pafundesi. Ndryshe keta ngelin pa pune...Me mire te kesh kinezet se bejne ndonje rruge se kata funderrina qe vec pallavra shesin...rrace e felliqur

      1. F
        Flamur Struga

        Proces i tejzgjatur me nje metode fashistoide qe gjithmone ka shkuar ne favor te rusoserbeve,edhe nga jo sinqeriteti i nje pjese te europes plake!qe gjithmone e kane favorizuar agresorin ,njerez dinak njelloj si rusoserbet.Nga armiku nuk pritet qe te vi ndonje firmosje ashtu sic pretendon Kryeministri i mencur dhe i pa thyer Albin Kurti.kur ky luan duhet te ballafaqohet edhe tani me nje skuader hienash(lajcak,borell,vuciq)shpresojme qe te dali me nje gjethe ulliri dhe fitimtar ,te shohim.Ketu europa plake duhet ti bej presion kulcerdres te terhiqet nga enderrat e vjetra,se asociacioni eshte nje kurth,nje varr i madh per mbare kombin tone,qe kurr nuk do te egzistoj,pos sic e sheh vendimi i Gjykates te Larte i Kushtetutes te R te Kosoves.Qe europa te heqi masken e vjeter ,duhet te vleresoj popullin tone si te barabarte ne mes te barabarteve te tjere,duhet gabimet e shekujve te mos perseriten per te demtuar ne zvogelimin e teritorit te Atdheut tone.Te shpresojme qe ne kete takim vetem zeri i fuqishem i ShBA,Gjermanise ,Italise te kene efektin e tyre per te shkuar procesi perpara,Shpresojme te Shpresojme shum..

        Lini një Përgjigje