Sveçla: Nëse Vuçiç futet pa leje në Kosovë do të arrestohet

20 Shtator 2023, 09:48Rajoni TEMA

Sveçla: Nëse Vuçiç futet pa leje në Kosovë

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka paralajmëruar se do ta arrestojnë presidentin serb, Aleksandër Vuçiç nëse futet pa leje në Kosovë.


“Për me leje, shkon te Kryeministri, për pa leje vjen te unë”, ka deklaruar Sveçla në një emision televiziv në Kosovë.

Ai tha se Vuçiç duhet të marrë leje në Ministrinë e Brendshme.

“Është çështje vendimmarrëse e Kryeministrit në qoftë se ka kërkesë, a i jep leje apo jo Vuçiçit. E, për pa leje, pastaj dihet cilat institucione merren me të.

Nëse futet në Kosovë, pa asnjë dyshim. Si po mendoni ju që dikush, shtetas i huaj mund të futet në Republikën e Kosovës pa lejen e institucioneve të Kosovës.

Cilat janë pasojat? Pasoja është që thjesht nuk ke shtet nëse kreu i shtetit tjetër futet pa leje në territorin tënd”, mirëpo, ka deklaruar Sveçla, “unë nuk besoj që Vuçiç është aq i krisur që të vijë në Kosovë pa leje”.

6 Komente

  1. x
    xhoxhi

    Mos bëni deklarata idiote sepse ai vjen me një ushtri të tërë dhe bytha jote do e arestojë?Flisni kot.Shikoni regulloni marëdhëniet se Sërbia është shtet i fortë ushtarakisht dhe ekonomikisht dhe shikoni regulloni punët dhe mos mendoni se do luftoni me Sërbinë sepse nuk do ju mbrojë akush sepse kini dalë kundër USA dhe BE-së

    1. A
      Azizi

      Edhe nese vjen me ushtri Kosova është e gatshme ta pres me plumba bothve. Siq i kemi prit edhe kur kishim ma pak Armatim. Na skem qka te humbim ma shumë. Jemi msua me vrasje ndaj Qetnikve.

    2. P
      Plaku

      Idiot,më mire mos fol sa nxjer marrina nga goja. Zyrtaret aktual të Kosoves flasin si të droguar….

      1. T
        Timi

        Qeveria mund të jetë idiote por në këtë rast ka të drejtë. Po hyri pa leje i bie nëpër mal se ndryshe ndalohet në kufi e kthehet mbrapa. Ska nevojë për arrestim.

        1. S
          Sali Breshia

          Timi eshte me mire qe qeveria mos te kete te drejte por e zgjuar dhe di te fitoje ne kete bote te trazuar. Ke bere zgjedhje te gabuar! Psh Vuciqi eshte dhelper qe nuk ka te drejte, por ka bere boten te mendoje se eshte Kurti qe nuk ka te drejte. E drejta eshte subjektive kurse idjotesia eshte pathollogji. Kur je idjot sic eshte qeveria e Kosoves, te tere e shikojne se si Kurti nga idjotesia i sherben Vuciqit, kurse pak kuptojne se Vuciqi eshte dhelper qe po qi perseri Kosoven, Kurtin dhe Vjosen ne te njejten kohe...Me karra si puna jote shqiptarizma eshte bere sa nje koker miser dhe Kosova problem i psiqiatrit...Sidoqofte une mendoj se Kurti nuk eshte idjot por i semure nga hallva serbe qe ka ngrene ne burgun serb. Ai di te lexoje udhezimet e Vuciqit qe ja poston cdo mengjez dhe mbyll syte ne interesin shqiptar. Ty te duket Kurti idjot, kurse mua i djallezuar me komleksin e infrioritetit dhe prandaj e ka cuar familjen ne Norvegji sepse mendon qe Kosova nuk ka shprese....

          1. M
            Moni

            Cfare bente gjate luftes ky ministri Svecla.... me siguri mbante fort armen per te luftuar armiqte....

            Lini një Përgjigje