Takimi në Shkup, kryeministri maqedonas fton Ramën, Kurtin dhe Vuçiçin

16 Janar 2024, 18:08Rajoni TEMA
Takimi në Shkup, kryeministri maqedonas fton Ramën, Kurtin dhe

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski do të jetë mikpritës i takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor, kushtuar Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, të miratuar nga Komisioni Evropian.

Takimi do të mbahet në Shkup më 22 janar, ditën e hënë.

Në takim janë të ftuar, kryeministri Edi Rama, Kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, si dhe Gert Jan Kopmann, Drejtor i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian, së bashku me James O’Brien, Ndihmës Sekretari Shtetërorë për Evropë dhe Euroazi të SHBA-ve.

Gjithashtu, janë ftuar përfaqësues të organizatave rajonale, Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, CEFTA-s dhe Forumit të Investimeve të Odave të Ballkanit Perëndimor, USAID-it, si dhe disa institucioneve financiare ndërkombëtare.

2 Komente

  1. e
    emigranti

    Tani te shohim qendrimin e Rames. Do te anoje nga ana e Kosoves apo e Serbise.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Eni

      Me siguri Baca albin nuk do ta pranoje ftesen ......sepse eshte i ftuar edhe Edi

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje