Tensionet në veri, Vuçiç: Tërheqja e kryetarëve të rremë dhe forcave speciale të policisë janë kusht për ruajtjen e paqes në Kosovë

30 Maj 2023, 10:41Rajoni TEMA

Tensionet në veri, Vuçiç: Tërheqja e kryetarëve

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në kuadër të situatës së krijuar në Veri të Kosovës këtë të martë është takuar me ambasadorët e vendeve të Quint-it.

Pas takimit, kreu i shtetit serb është shprehur se ka vënë në dukje para përfaqësuesve ndërkombëtar lëvizjet e njëanshme të Prishtinës, të cilat të çojnë në dhunë kundër komunitetit serb, gjë që na largon nga paqja dhe stabiliteti i qëndrueshëm në rajon.

“Diskutova për ngjarjet aktuale në veri të Kosovës me ambasadorët e vendeve të Quint dhe theksova se lëvizjet e njëanshme të Prishtinës çojnë në dhunë kundër komunitetit serb, gjë që na largon nga paqja dhe stabiliteti i qëndrueshëm në rajon.

Tërheqja urgjente e kryebashkiakëve të rremë dhe anëtarëve të të ashtuquajturve i forcave speciale të policisë së Prishtinës është kusht për ruajtjen e paqes në Kosovë”,  shkruan Vuçiç.

1 Komente

  1. T
    Trapajane hesapi

    Kushti i Vucicit:-te largohen shqiptaret nga shteti serbokosovar asocacione.Kjo eshte e panegociueshme. kushti im-Europa,pergjegjese per gjendjen e shqiptareve ne ballkan te hape dosjet e konferences se Ambasadoreve te 1913.Te krijohet nje zyre e posa me Euro OKB ,te hape regjistrat e perberjes se popullsise ne keto zona ,perfshi Edhe Presheve BujanovcMedvegje dhe te percaktihet kombesia e banoreve te zones ,krahasuarme gjendjen e sotme.Serbet e ardhur pas 1913,qofshin Edhe shqiptaret ,te thirrjen ,me deklarim,Nese Duan te qendrojne Duke respektuar shtetin e pavarur te kosoves,ose Jo.Kush nuk do,te largohen ne trojet e gjysherve e stergjysherve.Jepi Cife Burreli,Ka zgjidhjen per ceshtjen,sejcili ne trojet e te pareva.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje