VIDEO/ Tensionohet situata në Leposaviç, persona të maskuar sulmojnë gazetarët, i qëllojnë me gurë dhe shishe

30 Maj 2023, 13:30Rajoni TEMA

VIDEO/ Tensionohet situata në Leposaviç, persona të maskuar

Gazetarët që po i përcjellin nga afër ngjarjet në veri të Kosovës janë sulmuar në Leposaviq. Ata janë sulmuar me gurë, vezë e shishe, kryesisht nga personat e maskuar, raporton Express.


Tensionimi i situatës nisi papritur, ndërsa forcat e KFOR-it po vijojnë të qëndrojnë në afërsi të objektit të komunës.

Personat e maskuar ishin të pranishëm edhe dje në protestat në komunat veriore. Në Zveçan, kur nisi përplasja me KFOR-in, ata dolën në rresht të parë, duke sulmuar pjesëtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s me mjete plasëse si shok-bomba e koktej molotovi.

Lini një Përgjigje