Deputetja britanike: Bandat serbe në veri të Kosovës po paguhen dhe armatosen nga Beogradi, armët po transportohen me ambulanca dhe ruhen nëpër kisha

30 Maj 2023, 10:54Rajoni TEMA

Deputetja britanike: Bandat serbe në veri të Kosovës po paguhen

Kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin britanik, Alicia Kearns ka thënë se bandat serbe në veri të Kosovës janë paguar nga Beogradi për të shkaktuar trazira.

Ndërsa ka shpërndarë artikullin e New York Times për presidentin serb, Aleksandar Vuçiç dhe lidhjet e tij me krimin, ajo ka thënë se serbët në veri të Kosovës janë edhe duke u armatosur nga Serbia.


“Inkurajoj këdo që ndjek ngjarjet në Kosovë ta lexojë këtë artikull të NYT për Vuçiçin dhe lidhjet e tij me grupet e krimit të organizuar dhe përdorimin e bandave për t’i realizuar interesat e tij. Në veri të Kosovës, bandat serbe po paguhen dhe armatosën nga Beogradi”, ka shkruar ajo.

Alicia Kearns shkruan se armët janë duke u zhvendosur me ambulanca dhe fshihen nëpër kisha.  “NATO, KFOR luan një rol jetik, neutral në ruajtjen e paqes dhe mbrojtjen e civilëve në Kosovë. Sulmet ndaj tyre dhe gazetarëve duhet të ndalen.

Furnizimi me armë në veri të Kosovës nga Serbia për të armatosur bandat në punësimin e elementëve në Beograd janë të papranueshme dhe thellësisht shqetësuese

Mbetjet e armëve zhvendosen në ambulanca, madje ruhen në kisha për të fshehur armatimin e milicisë”, shkruan deputetja britanike.

 

 

4 Komente

  1. M
    Martin

    Ne Kosoven Veriore tashme po vepron "Serbian Wagner Group" nje organizim "Private Military Company'", e paguar nga Vucic nepermjet tenderave ushtarake dhe ushqimore shteterore. Me ekstrmizim si "patriot" shqiptr, Albin Kurti po con uje ne mullirin serb.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Detari

      mire serbine e njohim, ju skiptare cfare beni? gjithe diten die festonit per allahun dhe erdoganin em flamure turk. serbomuslaminzmi e vravi arberine, sa me shume xhamia aq me e madhe serbia. bota ju shikon si taleban se ashtu jeni, po ti dilni serbit si Kastriota bota do ishte me ju, dhe fundja pse mos tju pushtoi serbia? me mire me fqinj serb sesa turk me qindra mijera minare.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shqiptari

        Si gjithmon kisha : si ne 45 sen dhe ne 2025 sen.

        Përgjigjjuni
        1. s
          spata

          Ju britaniket bete shume mire qe u larguat nga Evropa .Nje nga arsyet kane qene dhe qendrimet jo parimore te BE ne lidhje me problematikat e Ballkanit perendimor .Kjo qe po bene ,jo vetem tani ,por dhe me pare ,Britanija do te korigjoje gabimet e saj ne te shkuaren .Franca ,nje manjake histerike e se shkuares as i ve ne diskutim pazatet e pista qe ka bere ne Ballkanin perendimor . Eshte njekohesishte dhe mbrojtsja me e madhe e serbve .Gjermanija filloje ,gjate kohes se Merkelit ,te ruante disa ekujlibra ,por nuk arriti te ndryshoje politkat ne Ballkanin perendimor . Britanija dhe SH.B.A kane nje qasje ndryshe ,nga BE, per zgjidhjen e situatave te paqendrushme e problematike te Ballkanit perendimor . Duan qe Serbija ti bashkohet BE por jo ne kushtet qe impononjne serbet .Serbise i ka ngelur goxha tek pjesa veriore e Kosoves. Kerkojne teritore qe jane me banore serbe .Se nga i gjeten keto teritore , majmunet e Siberise, le ti provoje Franca ,si nje nga shtetet me te vjertra te Evropes. Ka me se 25 vjete Kosova shtet i pavarur ,por me sajesa Evropjane, na qenka e kushtezuar te toleroje e te kenaqi shijet pro serbe .Ketu gabojne te gjithe .Per te fituar tepsine e Serbise ne BE ,po perdoret nje thele e Kosoves te joshi Serbine .Sic rekomandonte Shekspiri .Para se te marresh nje vendim mendoje se cfare dote ndodhi me pas .Supozojme se BE dhe SH.B.A i dhane thelen qe do Serbija! A do te pranoje ajo te largohet nga influenca politke e gjeostrategjike e Rusija dhe Kines? Hidheni kete obsjon dhe do ta merrni pergjigjen shune shpejte e qarte .Dote jete nje vendim teper i kushtueshem ne se i tolerohet Serbise ne kembim te krahut politke e strategjike . Deri tani une nuk shikoje shenja, qe Serbija,nga deklaratat e Vucicit ,ti nenshtrohet vullnetit Evropjanee te SH.B.A . Zgjidhjen me te thjeshte e kini ne dore ,nese ka vullnet nga SH.B.A e BE. Syte ti kthejne nga pjesa tjeter e Ballkanit perendimor . Izolimi i Serbise do beje qe ajo ose te ndryshoje politkat , ose te mbetet nje vater tensjoni i grupeve terroriste pro Lindjes e izoluar .

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje