Vrasja e policit në veri të Kosovës, mbyllet pika kufitare në Bërnjak

24 Shtator 2023, 09:32Rajoni TEMA

Vrasja e policit në veri të Kosovës, mbyllet pika kufitare

Pika kufitare në Bërnjak është mbyllur për hyrje nga Serbia. Mbyllja vjen pas rritjes së tensioneve në veri të vendit, ku në orët e para të mëngjesit u vra një polic dhe u plagos një tjetër.

Drejtuesit e lartë të shtetit në Kosovë kanë dënuar sulmin që sipas të cilëve është orkestruar nga Serbia ndërsa kanë bërë thirrje që autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë të vihen para drejtësisë.

Polici i vrarë është identifikuar si Afrim Bunjaku. Ai mbeti i vrarë pas sulmit në Leposaviç, ku persona të armatosur bllokuan rrugën me dy kamionë dhe më pas qëlluan në drejtim të makinës së policisë.

1 Komente

  1. U
    UÇK

    Vrasja e policit te Kosoves skenar dhe regji e mashtrusit Kurti

    Lini një Përgjigje