Vrasja tragjike që tronditi Kosovën, del fotoja e gruas shtatzënë dhe partnerit që i mori jetën

30 Nëntor 2022, 22:25Rajoni TEMA

Vrasja tragjike që tronditi Kosovën, del fotoja e gruas

Të tjera detaje janë mësuar nga ngjarja tragjike që tronditi Kosovën mbrëmjen e sotme, ku një burrë vrau gruan e tij 35-vjeçare shtatzënë bashkë me foshnjën.

Viktima Hamide Magashi u vra nga Sokol Halili para maternitetit në Prishtinë dhe nuk mundi dot t’i shpëtonte plagëve. Ata ishin martuar këtë vit, po së fundmi ishin ndarë dhe kishin probleme me njëri-tjetrin.

35-vjeçarja ishte në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Mësohet se autoritet kanë qenë të njoftuar më parë për rastin e abuzimit ndaj viktimës, sipas medieve kosovare.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme në oborrin e Spitalit të Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare në Kosovë.

“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje.

Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes”.

6 Komente

  1. .
    ..

    Veq Talibant munden me veprue në kët mënyre. Mbase thome ne se pse Evropa trembet nga njerze të till..

    1. t
      tony

      Keto tipa jane nga kafshet me te egra te botes si mundet nje njeri te vrase du njerez foshnjen qe ka gjakun e tij dhe nenen me foshnjen ne bark nuk arrij ta besoj se degjuari kur ne shohim se kafshet i ruajne me shume kafshet e veta nga te tjeret por ruajne dhe femijet e vegjel ne shume raste kemi ne parqe kombetare aksidente ku femijet e vegjel kanē rene brenda rrethimit te kafsheve te egra si ari, majmune et dhe ato i kane mbrojtur pa levizur nga vendi pa lene kafshe tjeter te afrohet deri sa kane bere temundur marjen ne shume kujdes te femijes.Cte them per ket njeri qe nuk ka asllogjiken e kafshes se eger. Nuk per kete vrasje eshte çdogje e zbardhur ok organet ligj zbatuese duhet te veprojne ne shpejtesi te mos pranojne raporte fallce mjeksore por te japin denimin kapital me jeten e atij qeni se ndryshe do te behet vetgjykim me te drejte nga familja e te ndjeres

      1. K
        Kanuni i Lekes

        Ngushllime Ky eshte problemi diteve sotme se njerezit vjedhin e vrasin pa llogaritur pasojat, simas Kanunit vrasja grues esht 2 fish gjak, shoqnis shqiptare i ka rene nderi dhe forca po behemi si grup kafshesh pa ligj e ren, meshkuj bushtra qe dhunojn familjaret e vrasin grat burrenia matet me shoqenin e tjeret

        1. U
          Unë

          Keto raste te lene pa fjale.

          1. C
            Ciklopi

            Po pse o kafshe e vrave. Zoti marrte hak tek ty. Ti nuk mund te rrosh i qete. Jazek te qofte, hajvan. Njerez si ty nuk i duhen as dreqit. Plehre !!.

            1. K
              Kushenie

              Fizionomat fatal i destinuar për

              Lini një Përgjigje