Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç kushtëzon avancimin e zbatimit të propozimit evropian me formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Duke folur për takimin e radhës me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, Vuçiç la të kuptohet se nuk shkon atje për bisedime serioze.
“Do të shkoj në Ohër dhe do t’u them të njëjtën gjë që ju them dhe ju, sepse ju mendoni se ata nuk dëgjojnë ose nuk e dinë se çfarë po them. Dikush duhet të ma shpjegojë se çfarë kuptimi ka kjo, përse më ftuat në një dasmë ku nusja dhe dhëndri nuk duken askund, nuk po e kuptoj kuptimin, pra është diçka që më duket se nuk ka kuptim, por mua kjo po më pengon dhe nga pak më shqetëson që shoh që të gjithë heshtin dhe askush nuk do të reagojë, por do ta shohim ne serbët ndoshta do të jemi sërish fajtor për diçka.
Pra, më lejoni t’iu them se në të gjitha bisedat që kam pasur dhe në të gjitha ato, nuk është vetëm çështje e insistimit tonë, është çështje e bisedimeve që kemi pasur për asociacionin e komunave serbe, është parakusht për çdo bisedim për çdo gjë, domethënë një kusht pa të cilin nuk mundemi të ecim përpara”, u shpreh presidenti serb.
Kerkon maksimumin, vendos edhe kushte per vazhdimin e negociatave, gjithnje ne favor te tij ( Serbise), nderkohe qe duhet te pergjigjet per krimet e kryera nga shteti qe perfaqeson ndaj Kosoves. Eshte momenti qe edhe Perendimi duhet te nderhyje fuqishem per ti treguar vendin Serbise, pasi ajo qe kjo kerkon eshte mosfunksionaliteti i Kosoves si shtet qe te dalin pastaj me kerkesen per bashkimin e Kosoves me Serbine. Sado karrota tu japesh, ata nuk kenaqen,prandaj jepini kerbacin, nese kerkoni stabilitet afatgjate.
Njelloj si gjuha e ketij te gjatit qe kemi per K/minister. Nusja, dhendri, leshi, persheshi. Visi. Llambrua…. Po te ftojne qe te te qijne ne bythe o Sandro Vuqiqi
Ndonje falje ,per genocidin shteteror serb mbi popullsine shqiptare ne Kosove,do kerkoj ky birboja…?!
Tamam ministri i propogandes i milosheviçit... po ska faj per sakohe Europa i krehbishyin pse te mos ben dèngla