Vulin i shqetësuar pas komenteve të Putin-it: Edhe sikur gjithë bota ta njehë Kosovën, ne nuk do ta bëjmë

18 Qershor 2022, 21:15Rajoni TEMA

Vulin i shqetësuar pas komenteve të Putin-it: Edhe sikur gjithë

Përdorja e shembullit të Kosovës, për atë arsyetuar shkëputjen nga Ukraina të rajoneve separatiste, Luhansku dhe Donetsku, nga Vladimir Putin, nuk nënkupton ndryshim të qëndrimit rus karshi Kosovës, ka thënë ministri serb i Policisë, Aleksandër Vulin.

Por, “edhe sikur të ishte kështu, edhe sikur Rusia dhe e gjithë bota ta njehë Kosovën, Serbia nuk do ta bëjë”, ka deklaruar ai, shkruan gazeta serbe Danas.

Duke komentuar pretendimet e presidentit rus Vladimir Putin se “me Kosovën është krijuar një precedent dhe se Rusia ka të drejtë të njohë republikat në Donbas sipas Kartës së OKB-së”, Vulin vlerësoi se duke njohur “Kosovën si shtet, Perëndimi përdori të drejtën e më të fortëve”.

“Ajo rrahje ka dy skaje. Në Serbi, ligji ndërkombëtar u vra në agresionin e NATO-s në 1999 dhe asgjë nuk do ta ringjallë atë në Ukrainë. Rusia i referohet shembullit të Perëndimit, dhe ata që e dhanë atë shembull, vështirë se kanë një argument moral për ta dënuar atë që ata vetë e vendosën si parim”, tha Vulin, siç raportohet nga Ministria e Brendshme në Serbi.

Ai vlerësoi se “vendet që kanë njohur Kosovën nuk mund të kenë një argument moral për të dënuar Rusinë, përveç nëse e kuptojnë gabimin dhe i tërhiqnin njohjet”.

“Në vend të kësaj, ata po kërkojnë që Serbia të njohë Kosovën dhe kështu Serbia të shlyejë mëkatin e tyre me njohjen e saj”, përfundoi ministri serb.

Vulin vazhdon të jetë një nga ministrat më radikal në qeverinë e Aleksandër Vuçiç. Ai ende u referohet shqiptarëve me terme ofendues dhe urrejtjen shoviniste e reklamon fare hapur në raport me shqiptarët.

11 Komente

  1. s
    shqiptar

    o Vulo vulhumburi e kujt i rruhet se nuk do e njihni ju stepaxhinjte ruse

    1. S
      Salivirusi PPSH

      Gjykime llogjik nese ke njohur kosoven duhet te njohesh edhe Dombas nese nuk njeh Dombas terqiqe njohjen kosoves dhe kerko falje Serbis .

      1. t
        taras bulba

        Ky ofendon shqiptaret ??? Po nje pasqyre nuk i jepet , te shikoj veten si orango tango , veten e ka pare sa i bukur eshte ?? E keqia me keta eshte se e kane kuptuar qe kriptogrami i njofjes se dy rajoneve rusisht folese nga Kremlini lidhen jo indirekt , por direkt me Kosoven .....ata , dmth ruset vete e thone nga mengjesi e deri ne darke se sic njofi perendimi Kosoven ashtu duhet te beje dhe per dy rajonet ne lindje te Ukrahines , dhe kjo seshte gje tjeter vec njofjes de fakto te Kosoves .....keta pastaj le te mbeten te fundit , se kush te ka ne llogari kur je i fundit nje zot ne qielle di ...ky ka nje te drejte se keshtu kane pasuruar veprimtarine politike , me iperpatriotizem , me deklarata pompoze por dhe urejtje nje kohesh ...vec ato skane asnje lidhje me realitetin .....dhe realiteti eshte nje , Kosova u largua pergjithmone ....dhe kur dikush largohet , largohet dhe nuk afrohet ......kete sa me shpejta ta kuptojne aq me mire eshte , jo per ne as per kosovaret , por per veten e tyre .....njeriu qe humbi jeten iku per te mos u kthyer me dhe nuk eshte atje eshte ketu midis nesh eshte lart ne qiell e do vi prap ...ato jane fjale shprese per te lehtesuar dhembien .....Kosova No way zoterinj serbe .....shpresa dhe endera jane te mira si ndienje vec nuk ka asnje lidhje me realitetin .....

        1. P
          Putini duhet të jetë në burg

          Putin është një fashist. E gjithë ideologjia e tij është gënjeshtra dhe dhuna. Putin ka nevojë për një armik të jashtëm për të mbajtur popullsinë e Rusisë në skllavëri. Putini dëshiron të imponojë të njëjtën skllavëri në Ukrainë. Numri i qytetarëve ukrainas që mbështesin vektorin perëndimor të zhvillimit, BE-në dhe NATO-n, tejkalon 90% të të gjithë popullsisë së Ukrainës! Dhe të paktën 90% e popullsisë së Ukrainës e urrejnë Putinin. Agresioni i Putinit është imponimi me forcë i një skenari të papranueshëm për ukrainasit! I poshtër Putin inskenoi gjenocidin e ukrainasve që nuk pajtohen me Putinin. Ukraina është një shtet i pavarur. Kufijtë e njohur ndërkombëtarisht të Ukrainës përfshijnë Krimenë, Donbasin dhe Luganskun! Putini krijon republika të rreme për të marrë me forcë territore për vete. Nëse Putini nuk ndalet sot në Ukrainë, ai do të dëshirojë të gjithë Evropën.

          1. a
            armand

            Po' rri urte o i vrare se po' e njohu Kremlini shtetin e Kosoves ty do te bejne ambasadorin e Serbise ne Prishtine diten tjeter. Kur flet Cari ju vetem ison do i mbani dhe do i shkoni mbas avazit. Futi edhe nje operacion plastik fytyres se mbase te shteron edhe urrejtja qe ke ndaj shqiptareve per faj te komplekseve qe jeta te ka bere dhurate .

            1. D
              Dardan

              Me vjen keq, por ekspozimi i mendimeve te ketij "derrkuci" e ulin nivelin e gazetes sonte te dashur "TemA".

              1. M
                Mitrovicë

                Interesant o Tema. Ketu asnje shqiptar lonfinez nuk komenton kriminelin Vulin.

                1. M
                  Mitrovicë

                  Interesant o Tema. Ketu asnje shqiptar lonfinez nuk komenton kriminelin Vulin.

                  1. B
                    Bato

                    Hahaha... i vdekuri dhe budallai nuk ndryshojne mendim!

                    1. F
                      Fisnik

                      Ky ministri më radikal serb që haptas fyen shqiptarët, Vulin, e ka besimin më të madh të Vuçiçit dhe i jepen pozitat kryesore si ministër i mbrendshëm dhe ministër i mbrojtjes. Çka mendon Vuçiçi ky e thotë me gojë. Po pse Serbia ta njoh Kosovën kur i hapen rrugët dhe dyert edhe nga Shqipëria?

                      1. U
                        Undefined

                        Nuk eshte puna se i jane "hapur dyert" nga Shqiperia se edhe pa ato "dyer"Serbia nuk do ta njoh Kosoven.....por puna qendron tek pjesmarrja e Serbise ne tryezen e bisedimeve me Kosoven.....megjithese humbi luften...kjo eshte "dhurata"....qe i ka bere Europa....dhe arsyja qe ka i "ngritur" moralin serbeve...per te mos e njohur Kosoven....ose nje nga arsyet e forta.......

                      Lini një Përgjigje