Zgjedhjet në Greqi/ Shtatë kandidatë shqiptarë në garë, pjesëmarrja 31.52%

21 Maj 2023, 14:47Rajoni TEMA

Zgjedhjet në Greqi/ Shtatë kandidatë shqiptarë në

Zgjedhjet parlamentare po mbahen sot në Greqi, ndërsa 9.810.040 qytetarë pritet t’i drejtohen sot kutive të votimit.


Deri në këtë moment pjesëmarrja në votime është 31.52%, ndërkohë që kanë votuar të gjithë kryetarët e partive që kandidojnë.

Ministria e Brendshme greke deklaroi se procesi i votimit nisi me diasporën, ku 16827 grekë që jetojnë jashtë vendit dhe që kishin shprehur dëshirën të votojnë, iu drejtuan kutive të votimit në ambasada, shkolla dhe biznese.

Kutitë e votimit dhe materialet zgjedhore të shpërndara në 35 shtete të ndryshme të botës, mbërritën gjatë orëve të para të mëngjesit në Athinë ku edhe do të numërohen sapo të nisë procedura e numërimit.

Sa i përket votave brenda vendit, Ministria e Brendshme deklaroi se janë hapur normalisht që të 21529 qendrat e votimit. 400.000 qytetarë do t’u drejtohen kutive për herë të parë, ndërsa këtë vit votojnë edhe 17-vjeçarët.

Cilët janë shtatë kandidatët shqiptarë në Greqi

Dy prej kandidatëve, Fatos Malaj dhe Niko Bilika kandidojnë për partinë PASOK, njëri në Athinë dhe tjetri në Selanik. Ndërsa tre kandidatë të tjerë Adiljan Koxhaj, Makrina Koci dhe Angjelos Jahollari konkurrojnë me Partinë “Syriza” në Selanik dhe Evia.

Sidorela Kalthi garon për Partinë Komuniste greke në Kretë dhe Paty Vardhami kandidon në Athinë me nismën “MERA 25”.

Shumica e kandidatëve nga komuniteti shqiptar janë të rinj të talentuar nga brezi i dytë i emigrantëve që janë arsimuar në Greqi dhe Angli dhe janë përfshirë në jetën politike greke.

Lini një Përgjigje