Ekspertët shëndetësorë parashikojnë rritje të numrit të të infektuarve me grip përgjatë muajve të dimrit në vendin tonë.
Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino u shpreh se mungesa e qarkullimit të gripit në dy vitet e fundit kur ka dominuar COVID, mund të sjellë një ulje të imunitetit të popullatës.
“Pritet që të kemi një sezon gripi. Asnjëherë nuk mund të parashikohet, është sëmundja më e paparashikueshme.
Megjithatë mungesa e qarkullimit të gripit gjatë dy viteve të fundit sjell një ulje të imunitetit të popullatës dhe mund të sjellë me hapjen e shoqërisë dhe me hapjen e të gjithë botës, mund të sjellë rritje të nivelit të gripit si ka ndodhur në hemisferën jugore apo të dhëna që vijnë nga vende si Australia apo Afrika e Jugut”, shprehet ajo për Top Channel.
Ajo thotë se rekomandimi i autoriteteve shëndetësore prë të përballuar këtë situatë është vaksinimi. “Rekomandimi i ISHP është që të dyja vaksinat të bëhen njëhkohësisht. Të vaksinohen edhe me vaksinën e gripit. Mund të vaksinohen në të njëjtën ditë dhe në në krah të ndryshëm”, thotë Bino
Deri më tani është thënë se në vendin tonë qarkullon virusi i tipit A , por ende nuk është përcaktuar nëntipi i tij.
Te qifsha robt e shpise , dy vaksina ne nje dite nuk jane dy Vagina , duke bere dy vaksina ne nje dite a shikoni si po behen njerezit me autizem , na moren ne qafe injorantet
Dakord! Por...dy krahe te ndryshem a nuk jane pjese e te njejtit trup?!!! Shyqyr qe s'ka i shkreti njeri 12 krahe se s'do ishte cudi t'i rekomandoheshin 12 vaksina njeheresh!!!!! ne krahe te ndryshem!!)!!!!!!!....
Po tani cfare qarkullon qe jane te gjithe femijet me temperatura 40 dhe me pneumoni aq sa s kemi pare as para covidit? Kjo do na ndihmonte me shume sesa parashikimet per te ardhmen.