Gjatësia e gishtit tuaj mund të tregojë rrezikun për t’u prekur nga kanceri

30 Qershor 2022, 18:39Shëndeti TEMA

Gjatësia e gishtit tuaj mund të tregojë rrezikun për

Shumë pjesë të trupit mund të paralajmërojnë për probleme të caktuara shëndetësore, veçanërisht sytë, lëkura, thonjtë dhe gishtat. Disa studime kanë sugjeruar një lidhje midis gjatësisë së gishtit të unazës te meshkujt dhe gjasave për t’u prekur nga kanceri i prostatës.

Rezulton se sa më i gjatë të jetë gishti i unazës në krahasim me gishtin tregues, aq më i madh është rreziku. Për sa i përket kushteve shëndetësore dhe lidhjes me gishtat, fryrja e gishtave është gjithashtu një simptomë që duhet të keni parasysh.

Fryrja e majave të gishtave ndodh kur sasia e indeve të buta nën thonj rritet. Ësht ënjë simptomë që mund të shfaqet në disa çrregullime të lindura të zemrës dhe të mëlçisë. Në disa raste, kjo mund të jetë e trashëguar dhe të mos tregojë ndonjë gjendje shëndetësore por është mirë që të flisni me një mjek.


Megjithatë, ndonjëherë mund të tregojë një problem shëndetësor. Fryrja e majave të gishtave mund të jetë një shenjë e një sërë sëmundjesh themelore, veçanërisht të mushkërive ose zemrës”, thotë Cancer Research UK. “Kjo përfshin kancerin si kanceri i mushkërive dhe mesothelioma.”

Por fryrja e gishtave mund të gjendet edhe tek disa njerëz me probleme tiroide ose kushte të tjera si koliti ulceroz dhe sëmundja e Crohn-it. Gjithashtu është një shenjë e njohur e sëmundjes kronike të mëlçisë. 

2 Komente

  1. S
    Studiuesi

    Ndersa nje studim tjeter thote qe nese bolja e majte eshte me e madhe se ajo e djathte, atehere keni me shume gjasa te jeni dylber... E kuproj qe duhet mbushur kronika me shkrime, por jepini pak me shume vemendje permbajtjes qe te mos bjere niveli ne batak.

    1. B
      Baliu

      Sidomos gjatesia e gishtit te mesem, sipas nje studimi prestigjioz!

      Lini një Përgjigje