OBSH: Njerëzit thithin ajër të pastër në vetëm 7 vende të botës

19 Mars 2024, 18:50Shëndeti TEMA
OBSH: Njerëzit thithin ajër të pastër në vetëm 7

Njerëzit janë duke jetuar me ajër të pastër vetëm në shtatë shtete të botës, sipas një studimi të bërë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Thuajse të gjitha vendet që marrin pjesë në studimin e kësaj organizate ndërkombëtare nuk i përmbushin kriteret për cilësinë e ajrit. Bëhet fjalë për praninë e PM2.5, të cilat janë grimcat e dëmshme që emetohen nga automjetet dhe nga industritë, të cilat nëse janë në sasi të mëdha mund të shkaktojnë probleme shëndetësore.

Nga 134 shtete dhe rajone që morën pjesë në studim, vetëm shtatë prej tyre i plotësonin kushtet e vendosura nga OBSH. Më konkretisht, Australia, Estonia, Finlanda, Grenada ( Ishujt e Karaibeve), Islanda, Mauritius dhe Zelanda e Re.

Vendi me ndotjen më të lartë është Pakistani, në të cilin nivelet e dëmshme të PM2.5 janë 14 herë më të larta se standardet e OBSH-së. India, Taxhikistani dhe Burkina Faso janë po ashtu të futura në “listën e zezë”, duke mbajtur katër vendet e para.

Por edhe në vendet e pasura, ose me zhvillim të shpejtë, progresi ekonomik po kërcënon cilësinë e ajrit. Kanadaja që konsiderohej të ishte vendi me ajrin më të pastër në botën Perëndimore, u bë vendi me cilësinë më të keqe të ajrit për shkak të zjarreve që ranë në pyje duke shpërndarë grimca toksike rreth e qark vendit.

Ndërkohë, Kina edhe pse pati një përmirësim të cilësisë së ajrit gjatë pandemisë së Covid-19, nivelet e grimcave të dëmshme vijuan të rriteshin në 6.5% sërish, vitin e shkuar me rinisjen e aktivitetit ekonomik.

4 Komente

  1. B
    Baliu

    Simbas Vaccinetology se shpejti do te ket edhe nje vakcine kunder ajrit te ndotur!

    1. K
      Kanadaja po shkaterrohet! Nga kush!?

      Zjarret ne Kanada u vune nga qeveria duke djegur me shume se 15 milione hektare pyje. Ndotja e ajrit ishte e tmerrshme, per te krijuar pershtypjen e problemit te Klimes. Ne Kanada temperaturat nuk shkojne me shume se 25-28 grade celcius gjate veres. Ka disa qytete si Toronto apo ndonje tjeter qe mund te shkojne edhe mbi 30 grade per nje periudhe te shkurter. Madje ne zonat ku rane zjarret, ne veri, temperaturat nuk mberrijne as 25 grade. Si filluan zjarret!? U that qe shume zjarre u vune nga njerezit. Por kush ishin keta njerez? Asgje! Por jo vetem kaq, ne Kanada ne disa qytete fluturojne avione qe hedhin lende kimike (per te prishur kohen dhe ndoshta edhe per aresye te tjera) sapo qe del nje dite e bukur me diell. Kjo behet gjate gjithe vitit, si ne vere edhe dimer. Koha e keqe ndermjet te tjerave nxit depresionin dhe vetevrasjet ne njerez. Kanadaja eshte kthyer ne nje vend te tmerrshem per te jetuar. Nje vend plotesisht i kapur.

    2. H
      Higjena

      Ajri ndotet nga toka . Tirana pervec bulevardit kryesor , i ka te pista rruget dytesore , pale ne lagje nuk behet fjale fare. Keto duhet te shoh Kryetari e jo te meret me antaresimet e reja . Ka te tjere per ato pune . Fatekeqesia eshte se kryetari ka frike te dale ne kembe e te shoh si eshte gjendja.

      1. T
        Tirana po shkon poshte!

        Te mbeshtes plotesisht per kete koment. Tirana eshte bere e ndyre, rruget te qelbura, rruge te bllokuara, rruge me gropa, qe nuk i fikson asnjeri. Kryetari i Bashkise mbjell ca peme aty ketu dhe ben ndonje martese e pranon disa qytetare te rinj, dhe tregon ne Facebook ca lopata me zift ne nje rruge te humbur, por gjendja eshte teper e keqe. Erioni duhet te iki sa me shpejt. Kjo nuk eshte shaka, por e vertete. Hajde shikoni Tiranen, dhe do te cuditeni! Duket qe ka nje thyerje midis Edit dhe Erionit. Duket qe Tirana nuk ka me fonde. Rruget e planifikuara per te perfunduar po zgjaten e sterzgjaten. Mesa duket pushteti i ka lodhur administratoret e shtetit. Duhet nje ndryshim i madh. Nuk behet fjale me Sali, Lul e kompani dhe rrembythjet qe i rrethojne. Duhet nje revolucion i madh me njerez te mencur. Duket qe Kryetari i Bashkise nuk mund te sjelle bashke ne tavoline 5 inxhinjere dhe arkitekte te zote qe te zhbllokojne rruget e Tiranes, qe te vjen shpirti ne maje te hundes te ikesh nga nje pike e Tiranes ne tjetren. Kjo sjell humbje te pallogariteshme ne ekonomine e vendit por edhe ne financat familjare, me njerezit qe verdallisen neper rruge per te shkuar ne punet e tyre te perditeshme.

      Lini një Përgjigje