VIDEO/ A ka alkooli një “dozë të shëndetshme”? Neurokirurgu: Ja rreziku nga konsumimi i vazhdueshëm

27 Tetor 2025, 17:46Shëndeti TEMA
VIDEO/ A ka alkooli një “dozë të shëndetshme”?

Gjatë bisedës në episodin e radhës të Apostrof Podcast, neurokirurgu Dr. Artid Lame hodhi dritë mbi pasojat afatgjata që konsumimi i alkoolit mund të ketë për trurin e njeriut. Sipas tij, edhe pse shpesh i pranishëm në momente festive dhe socializuese, alkooli nuk mbart një rrezik të madh për trurin.

“Alkooli është një nga stimuluesit e trurit dhe në momente të caktuara, njeriut i duhet, por konsumimi i përditshëm dhe dozat e mëdha janë shumë të dëmshme,” shprehet ai, pasi dëmton si enët e gjakut që ushqejnë trurin, ashtu edhe vetë strukturën e tij, duke shkatërruar qeliza që, ndryshe nga ato të lëkurës apo indeve të tjera, nuk rigjenerohen më.

Megjithatë, ai bën një dallim të qartë mes konsumit me raste të veçanta dhe krijimit të një zakoni të përditshëm. Ky i fundit, sipas tij, është ai që përbën rrezikun më të madh për shëndetin neurologjik.

Ndiq episodin e plotë të Apostrof Podcast:

Neurokirurgu: Këto zakone dëmtojnë shëndetin e trurit | Dr. Artid Lame | Apostrof #41