Numri i të diplomuarve në arsimin e lartë po ulet në Shqipëri, ndërkohë që po zbehet edhe vlera që ofrojnë këto dokumente në tregun e punës në vend.
Një pjesë e madhe e njoftimeve të punësimit që publikohen në internet nuk kërkojnë kualifikime nga ana e punëmarrësit.
“Në fakt në analizën e tregut që ne kemi bërë, duke marrë të gjithë ato faqe që janë shtetërore apo private, njoftojnë apo publikojnë vende pune kanë rezultuar se të paktën se 54% e këtyre njoftimeve nuk kërkojnë një kualifikim specifik. Vetëm 26% prej tyre kërkojnë një kualifikim me një diplomë universitare”, shprehet Kolindo Vjerdha nga Qëndresa qytetare.
Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, numri i të diplomuarve në harkun kohor të 5 viteve është ulur me 16%. Kjo nuk pengon që të rinjtë e shumtë, dhe jo vetëm, të bëhen pjesë e tregut të punës në Shqipëri.
“Ajo çfarë ne nuk ka gëzon në një fare mënyre është se prespektiva e të rinjve të drejtohet në këtë lloj tregu që nuk kërkon një kualifikim, por ofron një mundësi punësimi që ka një pagë të mirë, por jo kualifikimin” tregon në të tjera zoti Vjerdha.
Pjesa më e madhe e njoftimeve që publikohen në internet dhe nuk kërkojnë kualifikim mbeten ato të shërbimeve, si në sektorin e turizmit, i cili gjatë 3 viteve të fundit është zhvilluar masivisht dhe kërkesa për staf mbetet e lartë.
Po ashtu, edhe në sektorin e shërbimeve telefonike, ku shpeshherë pagat tejkalojnë edhe ato që kërkojnë kualifikime të larta.
Injoranca shqiptare e perzier me kompleksin e inferioritetit, ktheu kjoskat universitare, nē “sude” ku shiteshin diploma me lekē. Perfundimisht u detyruat te kuptoni se nuk mund te behen i te gjithē gazetarē, bankierē, ekoninistē, etj. Erdhet nga fshati dhe harxhuat kot 30 vjet duke u varferuar. Kthejuni fshatit dhe prodhoni diçka.
Diploma kishte vlerë në sistemin socialist. Në kapitalizëm ka vlerë pehlivanlliku, aftësia për të përfituar nga të tjerët etj. etj.
Ehee na thoshin atëherë që jasht shtetit edhe taksistët, kamerierët janë me diploma. Nuk na besohej . Epo ja ku ja mbërritëm edhe ne kësaj dite . Nuk e kuptonim se si kishte mundësi që të kishe diplomë dhe të bëje punë jasht kualifikimit tënd. Në atë kohe po të diplomoheshe kishe të garantuar punsimin sipas studimeve që kishe bere.
derisa i biri i meros punon "me merite" ne bashki kuptohet vlera e diplomes ....