Një murale është realizuar në përkujtim të dy të rinjve, Luan Llanaj, dhe Tomor Mbrati të cilët humbën jetën në datën 1 Qershor në një aksident tragjik në hyrje të qytetit të Vlorës, në zonën e “Pusit të mezinit”.
Kjo murale është realizuar nga miqtë e tyre më të afërt, shokë të klasës, nxënës të shkollës “Industriale Pavarësia”, një prej shkollave profesionale në qytet, ku dy të rinjtë shkolloheshin.
Muralja është realizuar në vendin ku dy të rinjtë humbën jetën.
Luan Llanaj, 19 vjeç dhe Tomor Mbrati, 17 vjeç po ktheheshin në shtëpi me motor, teksa në rrugën e “Pusit të Mezinit” duke udhëtuar me shpejtësi, goditën një prej shtyllave të ndriçimit rrugor. 19 vjeçari gjeti vdekjen në vend në mënyrë tragjike. Ndërsa 17 vjeçarit iu dha ndihma e parë, u transportua në Spitalin e Vlorës me shenja jete dhe më pas drejt Traumës në Tiranë, por pa mundur dot ti shpëtojë plagëve të marra pavarësisht ndihmës mjekësore.
Edhe sot e kësaj dite, në vendin e ngjarjes ka shenja të aksidentit tragjik, por nga ana tjetër nuk mungojnë as tufat me lule dhe qirinjtë në përkujtim të dy viktimave.
Luan Llanaj dhe Tomor Mbrati punonin në një servis, nga ku me rrogën e parë të punës, ishte blerë edhe motori që i mori jetën. Njëri nga djemtë ishte shtylla kryesore e familjes, që megjithëse në moshë të vogël, punonte për të mbajtur me të ardhura familjen e tij.
RAMA, THIRRI MËNDJES! ---------------------_------------------- Zoti Kryeministër tregon një kujdes të veçantë për afishimin e sukseseve të qeverisë që drejton. Një pasion të veçantë ai shfaq për projektet e pafund që i burojnë nga një mëndje aq pjellore në lëmin e zbukurimit të mëmëdheut, për t'a bërë atë të dashur dhe atraktiv për vizitorët e huaj. Por për pjesën dërrmuese të të qeverisurve të tij, zoti Kryeministër ka rezervuar një fat ndryshe. Për t'a ilustruar këtë, po japim disa nga titujt e marrë nga rubrika “Kronika” e kësaj gazete “të nderuar dhe e vlerësuar për pavarësinë e saj editoriale”. Ja disa nga titujt për një fenomen të këtyre 3-4 ditëve të fundit, i cili nuk shohim të lërë as më të voglën gjurmë në mëndjen dhe zemrën e Kryeministrit tonë: 1- 7Qershor 2025 “Gjëndet i vetëvarur 37-vjeçari në Maliq, ja çfarë deklarojnë familjarët” 2-7Qershor, “Kush është 20 vjeçari i cili u vetvarë në Pogradec”, 3- 8-Qershor “Tragjike në qytetin Studenti, 30-vjeçari hidhet nga lartësia dhe i jep fund jetës”. Këto janë tre vetvrasje në 2 ditë. Nuk po marrim rastet e tjera gjatë këtyre ditëve, si rënie nga pallati, vrasje me armë e më the e të thash vogëlsira të tjera që kanë ndodhur në vëndin tonë të lumtur. Ajo që bënë përshtypje, as një fjalë nga Kryeministri, asnjë reagim për të shfaqur shqetësimin më minimal për një fenomen të tillë fatkeq. Kalemxhinjve të tij nuk u bëhet vonë, kjo pasi njerëz në këtë vënd ka “sa të hanë qëntë”, shqetësim për t'a është opozita, fajtore tradicionale e çdo qeverie që del nga zgjedhje “të lira dhe të ndershme” në demokracinë tonë, aq të dashur nga milionerët e rinj neokomunist.
Këndvështrim i çuditshëm ky i Tema-s, e trajton problemin e këtij aksidenti tragjik si një arritje artistike, ku nxjerr në pah vlerat e një pikture të ndërtuar në një mur rrethues me blloqe aty pranë vëndit ku dy fatkeqët humbën jetën. Dhe vë në dukje se djemtë "shkolloheshin" në një shkollë industriale, kur në fakt atje këta shkalloheshin në atë shkollë, pasi askush nuk ju fliste qoftë dhe një fjalë për rëndësinë e jetës. Por ç'të thuash, Zoti i pastë në kujdes atje ku i shpuri! Për të gjorat familje njeriu e ka të vështirë të gjejë fjalë për t'i ngushëlluar për këtë gjëmë që i gjeti.
Lajmi i vdekjes se te rinjve eshte shume i rende, ngushellimet tona. Gjithsesi nje koment per gazetarin e kam: eshte normale te shkruash per ngjarje te keryre permasave, por te pershkruash si normale nje situate te tille ku ne iniciativa personale kthehen rruget e qytetit ne perkujt
Ngushellime familjareve, dhe uroj ta perballojne sa me lehte kete qe u ka ndodhur. Ndersa per gazetarin ngushellime per trurin qe te ka lene, qe pershkruan si pjese kryesore te lajmit nje nga shfaqet me primitive te shoqerise sone ne lidhje me vdekjen - realizimi i objekteve perkujtimore neper trotuare e rruge.
Te prehen ne paqe, por nqs cdo vdekje aksidentale duhet te kthehet ne nje vend perkujtimore dhe me imazhe te te ndjerve, vetem te percojme depresion dhe ndjenjen e vdekjes kudo.
Te prehen ne paqe, por nqs cdo vdekje aksidentale duhet te kthehet ne nje vend perkujtimore dhe me imazhe te te ndjerve, vetem te percojme depresion dhe ndjenjen e vdekjes kudo.
Turp për ju Tema, nxirni në Rubrikën Kryesore se kujt i jep biletat Armando Duka dhe nuk shfaqni në rubrikë një lajm kaq shqetësues për shoqërinë shqiptare.!