Censi 2023, drejtoresha e INSTAT: Deri tani është trokitur në 42% të banesave

5 Tetor 2023, 22:25Sociale TEMA
Censi 2023, drejtoresha e INSTAT: Deri tani është trokitur në 42%

Dy javëshi i parë i Censit 2023 në vendin tonë ka ecur sipas pritshmërive, ku deri më tani është kryer në 42% të banesave. Lajmin e dha në studion e “Debatit” në A2 CNN drejtoresha e INSTAT-it Elsa Dhuli, sipas të cilës ky proces është shtrirë njëkohësisht në të 12 qarqet e vendit dhe në terren janë të gjitha grupet sipas zonave:

“Janë 5240 zona dhe po kaq anketues në terren janë 20 zona të lëvizshme që janë në proces të plotësimit. Procesi është dinamik, monitorohet çdo ditë. Deri tani është trokitur në 42% të banesa.  Jemi me ecuri të mirë brenda pritshmërive anketuesit po realizojnë një normë ditore 5-6 intervista në ditë. Janë mirëpritur deri tani nga qytetarët. Ka një reagim të kënaqshëm nga qytetarët. Procesi zhvillohet paralelisht në të 12 qarqet në të gjithë vendin. Anketuesi e organizon ditën e tij sipas mënyrës së tij, Anketuesit po kryejnë nga 5-6 banesa”.

E pyetur nëse ka patur raste refuzimi, ajo tha se nuk kanë qenë refuzime të plota për shkak të kohës së përshtatshme për qytetarët. Dhuli renditi edhe vështirësitë që hasin anketuesit:

“Mbase nga koha kur intervistuesi ka trokitur në derë nuk ka qenë koha e volitshme për qytetarët kanë refuzuar dhe kërkuar një vizitë të dytë. Raste që ne nuk i kemi quajtur refuzime të plota. Kemi numrin jeshil në dispozicion për problematikat dhe informacion shtesë dhe një numër telefonatash që kërkojnë t’i intervistojnë”.

Dhuli renditi edhe vështirësitë që hasin anketuesit që janë: “Mënyra e orientimit me hartë se kanë hartë digjitale që duhet të orientohen sipas metodologjisë së caktuar për të cilën janë trajnuar. Një vështirësi tjetër është gjetja e familjarëve në familje që lënë notën shënuese poshtë derës.  Anketuesit tanë janë trajnuar që të kryejnë 3 vizita dhe jo brenda një jave por të shtrira në kohë në ditë të ndryshme. Kemi pasur shume raste kur familjarët kanë telefonuar në numrin e lënë shënim anketuesit  dhe kanë caktuar orën e datën kur gjenden në familje”.

Anketuesit kanë një orar nga 8 e mëngjesit deri në 8 të darkës. Në rastet kur qytetari kërkon të intervistohet pas orës 8: 00, Dhuli tha se dhe “bien në dakord mes palëve për të gjetur kohën më të përshtatshme”.

Sipas saj qytetarët e kanë mirëpritur procesin dhe nuk kanë patur vështirësi për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve.

5 Komente

  1. 3
    3

    Shqipëria ka rënë në duart e kurvave analfabete. "Censi", "digjital". I kanë bërë mutin shqipes dhe kanë pritur me shalë hapur analfabetizmin koqevar.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Beri

      Maahtrim i turpshem 5 mije anketues qe bejne 3 banesa në dite kane trokitur në 43% te banesave… Do degjojme fundin si do jete se ky eshte nje cmenduri e pashoq …..

      Përgjigjjuni
      1. S
        Skandal

        Pyetësorët e Censit po plotësohen jo personalisht secili për vete, por mjafton një familjar të jetë në shtëpi dhe ai jep të dhëna në emër të të gjithëve, dhe kjo me këshillë të anketuesit që ka edhe tabletë me vete. Pra, si votim familjar, ku kryefamiljari "voton" për gjithshka. Ndërkohë ti nuk e di se çfarë shkruan anketuesit (punonjësi i censit) te tableta. Sepse në fund t'i nuk firmos asnjë gjë për ato çfarë ke deklaruar, që dmth nuk mban përgjegjësi, si rrjedhim askush nuk garanton sigurinë apo tjetërsimin e të dhënave të marra prej teje apo familjarit që ka bërë deklarimet për çdo pjesëtar tjetër të familjes.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lymi Tutit

          Ndoshta i gabuar,por me sa u ballafaqova (me pyetsorin e Censusit),me nje gjykim te "shpejte",verej dy mangesi,qe nese do te konsideroheshin si pyetje,mund te "prodhonin" edhe gjykimet perkatese.SE PARI,nese ka pjestare te "familjes" jasht vendit dhe nese keto jane me qendrim rezident,apo shtetas te vendit perkates.Bile edhe nese kane femije.Kjo do te "prodhonte" nje shifer me afer reales,se sa do te ishte popullsia e vendit tone ne teresi ! Pjesa me e madhe,te pakten e vendeve Europiane e lejojne dy shtetesine,pra kemi shtetas shqiptare qe per momentin jane jashte vendit (ne emigrim),por qe ne moshen mbi 60 vjec,perfitojne pensione nga shteti yne,mos flas edhe per benefite te tjera ! SE DYTI,nese dime apo jo nje gjuhe te huaj.Kjo pergjigje,gjithashtu do te krijonte nje "pamje" shume me te mire edhe te nivelit kulturor dhe te qasjes sone ndaj botes dhe natyrisht kjo "statistike" do prodhonte konkluzionet perkatese ! Ndoshta edhe ndopak pyetje te tjera,qe mund te ishin domethenese (kur nje "punonjes" i censusit shpenzon me ty 5-7 min,mundet edhe 10min(?)....... Lymi Tutit

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shkruaj dhe fol shqip!

            "CENSI" Deri dje i thoshin "census"! Sa shpejt e ndryshuan! Censusi qenka bërë "censi"! Çfarë bukurie?! Sa shpejt u bë censusi "censi"! Çfarë reforme e hatashme! Unë propozoj heqjen e "s" përpara "i"-së dhe bëjeni "CENI" dhe kështu e kemi shqip me prejardhje turqisht, sipas ledhatimit të emrit "Hysen"...dhe shqipja e gjorë ka rënë në dorën administratës injorante dhe antishqiptare. Derrat s'e mësojnë dot shqipen!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje