Nga Erion Braçe
U shua dje, ne mbremje vone!
Por sic e kishte parashikuar, i perpikte edhe per kete-ne kohen dhe menyren qe i caktoi vetes, pa gabuar asgje, asnje minute;
Mori nen kontroll gjithcka-trupin dhe oret e jetes dhe u shua paqesisht!
Dje, ndali jeta pune e nje humanisti te madh;
Te tille nuk e beri fuqia e pushtetit-kurre, mundesia qe buron prej tij, por te qenit njeri cdo minute e me kedo-qytetar apo nga fshati, i pushtetshem, punetor apo bujk,
i moshuar apo i ri, i pasur apo i varfer, i aferm apo krejt i zakonshem, te barabarte;
Fuqia e tij ishte te qenit njeri, te madh nuk e beri karrigia-zeri i larte qe buron prej saj,
por dija e pafundme qe u ngrit ne shkence, perditesohej si e re dhe kthehej si sherbim kurues e shpetues tek cdo i ngjashem-kaq afer qendroi, qendronte, tek cdo zemer;
TE KTHESH NE JETE ZEMREN, ZEMRAT, ESHTE SHUME!
Shpesh, per ndaljen e njerezve meson nga njoftimet; dje, me te, ishte ndryshe, nisi nga ZEMRA; zemra e gjithkujt per te cilen u kujdes nje jete te tere, NDJEU NDALJEN E TIJ-te ndjesh me zemer ndaljen e nje njeriu, nuk ndodh gjithnje, per kedo;
50 vite sherbim njerezor mbi cdo zemer,
kuruar prej kujdesit e jetesuar ne cdo zemer, arrin ketu.
Pertej, profesor Ahmet Kamberi jetoi gjithcka, gezoi e vuajti gjithcka, pa ndryshuar ne parime e bidje ardhur prej tyre, mbeti gjithnje tek njeriu e TE DREJTAT E TIJ-nga ajo e jetes e para; realist, i kthjellet dhe i forte ne analizen e gjykimin e te shkuares, frymezues ne vizionin e tij per jeten e re pas 90-tes, i gezuar, i deshperuar, i hapur, kritik, antikonformist, i revoltuar ne qetesine e tij e publikish, ne Kuvend apo media, per deformimet e tmerrshme te lirise, demokracise, mendimit, punes, sherbimit; te lexoja fjalet e qendrimeve te tij ishte te mesoja;
Kuptova qe jeta, liria gjate saj doemos duhet per vete, por lufta per jeten, lirine, te drejtat, sherbimin, kujdesin, solidaritetin, barazine ne gjithcka, perfshire gjithcka, eshte pertej, BEHET PER TE TJERET, te ngjashmit e te ndryshmit, bashke!
Lamtumire luftetari i qete!
Doktori im!
PS: per cilindo qe e ndjen me zemer ikjen e tij, percjelja behet neser ne oren 11.00, ne Sharre.
Sot eshte larguar dhe i fundit i Mojkaneve. Nuk ka mbetur me nga ekipi i E.Hoxhes ndonje mjek qe te jete gjalle. Rastesia qe dr. Kamberin e bere qe te iki i fundit nga kjo bote ,i dha perparesi ketij qe sidomos keto kohet e fundit te shkruaj cfare te doje ne lidhje me te ahtuquajturat Kujtime te tij nga peridha ku ka sherbyer ne shtepine e Enver Hoxhes. Ne menyre jo qytetare, por mjaft fshatareske ky pershkruan ngjarje qe nuk kane lidhje fare me ate realitet qe kaner jetuar. ngre si stuhia ne goten e ujit ca biseda krejt mediokre ne lidhje me Prof. Fejzi Hoxhen . Ai sjell sipas menyres se tij meskine ca fragmente bisedash me Hysni Kapon , Mehmet shehun. Kadri Hasbiun qe jane shume humoristike qe ti mendosh si te verteta. Ky do te leje te kuptojne ,ata qe i lexojne keto lloj gjerash sikur ky ishte ne qender te vemendjes. Ky ishte thjesht nje mjek me origjine nga dibra ,qe nexhmija e kishte marre per ta pasur te besuar dhe detyra e tij ishte rroje ne paradhomen e gjumit Nje gazeta shprehet se iku sot " Babai i kardiologjise shqiptare" Kjo eshte qesharake , Ky njeri asnje here nuk ka qene ne anvargarden e kardiologeve te degjuar te vendit. Thjesht nje mjek province qe nje mengjes te bukur i buzeqeshi fati dhe e solli ne Tirane ne piken e qendres se rendeses se ketij vendi. Ky qe thjesht fati i tij . Ky ,si shume te tjere ,mesoj shpejt te gjitha tertipet e komunikimit dhe sjelljes e tje , etje, por si kardiolog ky nuk kishte se cfare te shkelqente , thjesht ishte dhe mjek , dhe te gjitha te tjerat si i deshte vendi i punes. Ka deshire te leje kujtime te genjeshterta , tani kur asnje mjek nga ekipi nuk eshte gjalle dhe ta kundershtoje. Nga Fejzi Hoxha nuk ka asnje se kush ti kthej pergjigje. Pra turp per te qe le kujtime te rrema. Komenton sipas deshires se tij mjeket e tjere te ekipit , shton dhe heq emra te tyre si ti doje qejfi. Ato jane percaktuar ne librin e Sulo gradecit qe 35 vjet te shkuara. Une di shume per ta ,por nuk ja velen te zgjatem Ngushellime !
Njw koment i njw niveli mediokwr. o Cuf....llaqe po shkruaje emerin e vertete qw tw vlersojme se kush je.
Nje ndarje plot ndjenje e Erionit nga Prof. Ahmet Kamberi, te ciles nuk mund vec ti bashkohet cdokush qe e ka njohur dhe e ka admiruar doktorin per dijet e thella ne profesion e pertej profesionit, dhe per frymen humaniste qe e ruajti te paprekur edhe ne vitet e barbarise. I paharruar do i mbetet kujtimi!
Prof. Fejzi Hoxha ka qene nje nder ata mjek qe vertet hodhen bazat e Mjeksise shqiptare. Ky qe me origjine puro gjirokastrit. Mbaruar liceun e Korces me Enver Hoxhen dhe studiuar ne Bolonje per Mjeksi. Specialist endokrinolog, specialist per mjeksine interne, etje . Ky qe i shok shkolle me Enverin. E njohnin njeri tjetrin shume mire , si gjirokastrit dhe si bashkemoshatar e shoke shkolle. Fejzi Hoxha sherbeu gjate gjithe jetes prene Enver Hoxhes. Keta , te rinjte e kishin si udherrefyes Fejziun. Ai kishte eksperience te madhe dhe korektesi te madhe. Ai i kishte mbijetuar shume ngjarjeve dhe kishte lene vulen e tij ne trajtimin mjeksor te Enverit. Tani ky dr. Kamberi na shkruan ne shkrimet e koheve te fundit ca histori banale sikur ky pas 1990 filloj te fliste keq per Enverin. Qe ketu kuptojeni vet se cfare doktori ka qene ,kur miret me poshtersi te tilla qe duke qene doktor ,as nuk duhet ti shkonin neper mendje fare. U be ky te tallet me prof. Hoxhen., Turp i madh. Nga Familja e prof. Hoxhes nuk ka asnje me qe ti kthej pergjigje, se keshtu ka qene fati i tyre edhe shume i mire edhe shume i keq,por mos japi hollesi te teperta e te panevojshme. Ky i kthen kujtimet e tij ne forme bejtesh dhe paraqet sikur cdo gje vertitej rreth tij , sikur ky propozonte per ndryshime esenciale ne menyren e trajtimit te semundjeve te Enverit, sikur ky qe ai qe binte te rejat e shkences dhe per kete i dilte dhe e pengonte Fejziu. Keto jane qesharake ti mendosh. Tju them une : Kur fliste Prof. Fejziu , keta te tjeter vetem degjonin dhe per shume arsye nuk ju vente ne mendje ta korigjonin, dhe jo me ky qe qe kardiolog dhe ishte pak larg endokrinologut. Ne mjeksi eshte i duhur gjithmon te kesh nje mbi koke ne moshe dhe ne karierre, pa le pastej ne shtepine e Enver Hoxhes, qe nuk dihej si gdhiheshe dhe si do ngryseshe se te ikte koka.............
@ Isuf - buf! Në kishe gjë për të thënë për Prof. Ahmet Kamberin, ia thoshje me gjallje, ose i shkruaje në mediat publike. Tani ti tregon vetëm ligësitë e tua, shpirtkatranin tënd, xhelozinë tënde kronike dhe duket se kështu do të përfundosh deri te gropa. Ngushëllohu, se nuk je i vetëm, ke plot si vetja. Ahmet Kamberi mbetet një nga emrat e mëdhenj të mjekësisë shqiptare, modeli i një mjeku të palodhùr për 50 vjet shërbim në shërimin e sëmundjeve dhe shëndetit të popullit. Ngushëllime për familjen dhe fëmijët e tij!
Jam vizituar njëher tek ky zotri doktor. I sakt, i sjellshëm dhe shum human. Një mirbërës i veçant i Shqiptarëve. Ju pas lënt jetën familjes.