“Mund të arrijmë 10 mln turistë”, Rama: Nami i madh mos të na kthehet në bumerang

3 Tetor 2023, 18:21Sociale TEMA
“Mund të arrijmë 10 mln turistë”, Rama: Nami i madh

Kryeministri Edi Rama tha se deri në fund të dhjetorit Shqipëria mund të arrijë 10 mln turistë.

Në fjalën e mbajtur në aktivitetin ku u fol për bilancin e turizmit, Rama u shpreh se deri në gusht Shqipëria u vizitua nga 7 mln turistë, ndërsa shtatori u mbyll me 1,1 mln turistë të huaj dhe nëse dhjetori ecën me ritme të mira mund të arrihet shifra e pabesueshme e 10 mln turistëve.

Sipas kreut të qeverisë, suksesi i këtij sezoni është arsye për t’u ndjerë krenarë, por edhe për t’u vënë para përgjegjësisë që kërkesat e lartë që do të vijë vitin tjetër të mos na kthehet në bumerang.

“Bumi i këtij sezoni na vuri para edhe sfida të mprehta që duhet t’i adresojmë menjëherë. Po ashtu duhet të jemi të gjithë të vetëdijshëm, të gjitha nivelet e qeverisje dhe sektorin e sipërmarrjes në turizëm se rreziku që gjithë ky nam i madh dhe i mirë kudo në botë i këtij viti të kthehet në bumerang në vitet në vijim është real. Kemi shumë arsye për të qenë krenarë për punën që kemi bërë dhe të ndihemi të shpërblyer për përpjekjet dhe durimin për të ngjitur shkallët nga një pikënisje jo fort inkurajuese”, tha Rama.

6 Komente

  1. Z
    Zotesia e jua sebashku me Ekipet e Qeverise !

    Te lumte dhe Zoti dhe te bekofte ,, te ndimofte ne vazhdim ,se sa per zgjuarsine e ke patur qe ne gen ..( vetem ata te Grupi Ciftelia dhe gimi me tha 7 % shqetesohen pake ,ju ka filluar tju rahe zemra si shpejte te raharuat e pulsit ! ) Ju tregove Botes se kush je dhe si e more shqiperine dhe ku e ke ndertuar dhe si po e nderton akoma..se sa per shqiptaret normal qe e kuptojne qe puna jote dite e nate me Ekipet e juaja te punes,,,ke punuar shume...Suksese se ketej ne EU cdo dite ka Reklama per shqiperine si neper celulare apo edhe en TV te ndryshme..

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zyko

      Tani e kuptove o gjato se do deshtosh vitin e ardhshem? Nuk mund t'i genjesh turistet dy here. Patjeter qe genjeshtrat e deritanishme do te kthehen ne bumerang.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Ppp

        Rezultati i ketij viti do shihet vitin qe vjen Sa per italianet qe kam takur thane qe ka qene "una truffa" Mjafton vetem 20% i zhvlersimit te euros me menyre arbitrare sapo filloi sezoni turistik

        Përgjigjjuni
        1. J
          Jurgeni

          O gari te jap ppotesisht te drejte per te vendosur rregull ne gjithcka , po e kupton qe atyre sju hyn gjemb ne kembe se do ja fusin ne populliyt te thjeshte. Ti formalizo. dhe ata hop ja zhysin ne popullit. Do na e e kthesh n ender te bejme nje jave pushime ne vere.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tata luigji

            Marsh nga ditet tona o udheheqes !! Je e ardhmja e botës jo vetëm e Shqiperise. Po qaj nga lumturia unë ushtari jot deri ne vdekje Kaka luigji

            Përgjigjjuni
            1. G
              Gur Vendi

              Sot duke kaluar urën te rr7 Mars (urë dru) u ndeshëm me dy turistët e huaj.....Lana erë e qelbur....plerat jo në kazanët e tyre por në Lanë.....Na ranë sytë përdhe!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje