Edi Rama: Jemi vendi i fundit për vjedhje banesash në Europë, i kemi befasuar të gjithë. Anglia është kampione, thonë “na kanë ardhur shqiptarët këtu prandaj ka kaq shumë vjedhje”

3 Tetor 2023, 18:39Sociale TEMA
Edi Rama: Jemi vendi i fundit për vjedhje banesash në Europë, i

Kryeministri Edi Rama është shprehur se siguria në Shqipëri gjatë këtij viti, ka qenë në nivelet më të larta në 30 vite.

Komentet Rama i bëri gjatë fjalës së tij në konferencën për prezantimin e bilancit turistik veror.

Rama tha se gjatë këtij viti janë regjistruar 40 % më pak vrasje se në vitin e kaluar dhe po ashtu, Shqipëria ka zënë vendin e fundit për vjedhje banesash në Europë.

Sipas Ramës, kur disa shqiptarë janë pyetur për këtë, ata kanë thënë se “këtu njerëzit nuk kanë bukë të hanë, prandaj nuk ke ça t’u vjedhësh”.

Ai tha se vendin e parë për vjedhjet e banesave e ka zënë Anglia dhe kur atje janë pyetur lidhur me këtë fenomen, sipas Ramës qytetarët janë përgjigjur: “Kanë ardhur shqiptarët këtu prandaj ka kaq shumë vjedhje”.

“Në një vend nuk mjafton të tërheqë bukuria e imazheve që shfaqen në revista, duhet garancia e sigurisë, nëse nuk e jep, ndodh siç ndodhte dikur. Këtë vit kemi pasur nivelin më të lartë të sigurisë në 30 e kusur vitet e fundit, minus 40 % vrasje krahasuar me vitin e kaluar, që ishte viti më i mirë. Këtë vit Shqipëria i ka befasuar të gjithë pasi barometri Europian e nxori vendin e fundit në kontinent për vjedhje shtëpie. Vendi kampion, Anglia. 

Disa miq që erdhën, na bënë për të qeshur, sepse e kishin parë këtë gjë dhe ishin habitur. Kishin pyetur këtu, që si shpjegohet kjo? Po ça do vjedhin këtu, sepse këtu njerëzit s’kanë bukë për të ngrënë. Ndërsa në Angli kishin marrë këtë përgjigje “Kanë ardhur shqiptarët këtu prandaj ndodhin vjedhjet”. Të huajt që kanë ardhur për herë të parë, e tregonin si mbreslënëse.

Mua sa më kanë thënë nga ata që kam takuar, që kam ecur pas mesnate në Tiranë me gruan dhe s’ndieja asgjë. Ky që ma thoshte vinte nga Parisi, një tjetër vinte nga një tjetër qytet europian të vjedhjes së orës nga dora. Shqipëria ka qenë një vend, që artikujt që prodhoheshin për të, ishin artikuj për papastërti. Shqipëria sot dhe çdo vit është më e pastër, falë edhe shefes së fshesaxhinjve të Shqipërisë. 

Tjetra është aksesi në infrastrukturë, që është sot më mirë se asnjëherë më parë. Hoteleria është më mirë se asnjëherë më parë. Ne kemi një sektor të turizmit ku ka shumë pasion dhe njëkohësisht një pjesë e operatorëve që udhëheqin sektorin, janë sot çdo vit e më shumë me më shumë eksperiencë. Kjo i sjell vendit një impakt që shkon përtej një sipërmarrjeje.

Këtë vit ka ndodhur një fenomen i ri, fenomeni i marrjes me qira të shtëpive përmes AirBNB. Sot kemi miliona turistë edhe për faktin se nuk është më si më parë, duke nisur nga Tirana, nuk është më një ofertë e kufizuar, por një ofertë mjaft e gjerë. Ka ndodhur një lidhje e proceseve të ndërtuara në drejtime të ndryshme, që nga punët e brendshme, te pushteti vendor dhe gjërat e lidhura kanë nisur të krijojnë një impakt së bashku. Këto kanë bërë që edhe bukuria e vendit, larmia e bukurisë së vendit, të jetë shumë e ekspozuar, sepse është shumë e aksesueshme”, është shprehur Rama.

26 Komente

  1. T
    Toni

    Normal se dhe ata që vjedhin kanë ikur të ushtrojnë profesionin jashtë. Ndoshta stimuluar nga qeveria për të prishur statistikat e Evropës 1????????????????

    Përgjigjjuni
    1. t
      tpc

      O Rame, po cfare te vjedhesh ne shtepite e shqiptareve? Bie miu e thyen koken. Anglezet,Italianet,francezet,spanjollet nuk kane te drejte morale te ankohen per vjedhje se akoma jane fuqi koloniale qe vjedhin anembane botes, por eshte e vertete qe banda shqiptare hajdutesh bejne namin ne ato vende.

      Përgjigjjuni
      1. X
        X per barazim

        Nuk ka ç te vjedhesh ne banesat e shqiptareve, te vilat e mafiozeve nuk hyn dot se jane te ruajtura me roje me arme dhe se fundmi skifterat i ke te gjithe ne Angli. Nuk the gjë edhe kete rradhe.

        Përgjigjjuni
        1. O
          O Rame...

          Po e vjedh dot hajduti hajdutin?!

          Përgjigjjuni
          1. k
            k

            Çfarë të vjedhësh nëpër banesat e shqiptarëve ? Hajdutët kampionë bote i keni tek Kadastra,gjykata,administrata shtetërore,avokatët,gjykatësit,përmbaruesit,noterët ,etj,etj.

            Përgjigjjuni
            1. N
              Nuk i ndahemi vëndit të parë

              Por jemi vëndi parë ose kampion për shkatrrim,trushplarje e vjedhje nga zyrtarë të të gjitha qeverive në këto 30 vjet dhe në vënd të parë që nuk është dënuar hajdutëria qeveritare,në vend të parë që politikanët dhe familjarët e tyre janë bërë supermilioner

              Përgjigjjuni
              1. E
                Emigranti

                Kjo eshte lajm i mire per Shqperine. Siguria eshte para se gjithash. Ne Toronto Kanada vjedhja e dyqaneve eshte ne rritje shume te madhe. Vjedhja e makinave neper shtepite e njerezeve vazhdon prej dy vjeteshTe gjithe pyesin cfare bene policia?. Vrasjet ne qender te qytetit me thika jane te perjavshme 4-5 cdo fund jave. Me keqja jane vrasjet e paprovokuara - ti ne punen tende vjen tjetri te fut thikat. Mbi dhejte mije ne doqntown jane te pasrehe plus ata qe perdorin droge.

                Përgjigjjuni
                1. I
                  Iris pekmezi

                  Nuk e di kush je por po te jap nje keshille : mos pi me droge

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Lmao

                    Hahahahaaaaaa me lot

                    Përgjigjjuni
                2. T
                  Trojan

                  ,Po c tu vjedhesh shqiptareve te shkrete 170$ te pensionit ,asaj sekretares te qeverise tende po 600mije euro ,,S ke cfare u ofron me shqiptareve pervec se brockullave te tua

                  Përgjigjjuni
                  1. Z
                    Zero

                    KJO NA BEN SHUM KRENAR O RAMAZON. TE PACIM SA VJESHTA O KM

                    Përgjigjjuni
                    1. F
                      Fcb

                      Normal qe ska shume , mjafton vetem ti qe sle gje per te tjeret.

                      Përgjigjjuni
                      1. s
                        safety

                        Po skan cfare te vjedhin more ,, ndoshta vetem tek shpia jote dhe ministrave te tu..

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Morricone

                          Te futet hajduti ne shpine e shqiptareve o do marr leket o do le koken . Eshte bisnes i frikshem ne shqiperi. Ndaj statistikat skan per te ndryshuar edhe 100 vite te tjera. Jo se Jane ata policet e tu spiuna te mire.

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Alex

                            Ku e ka humbur ,duket se po flet perchart, ose I japin informacionin e gabuar ose po flet me Marsianet,qendrimi I shumte ne pushtet te karos ,ose si thote populli telajthi ,kjo i ka ngjare Edushit tone qe bashke me Gjysh Saliun dhe Xha Ilirin jane peshqeshi me I madh qe zoti na ka bere ,sigurisht sipas kokes qe kemi bravo bre guys qe e between kete popull te jetoje ne kete lumturi dhe begati sa dhe ju si politikane po sakrifikoni ne maximum, Bravo Edi Bravo se kur te shikojme ty qe del ne TV para buke dhe mbas buke Duke promovuar aritjet dhe Duke I dhene botes mend ,na behet zebra mal ,po qe ta mbyll po te uroj ,fuck off mother fucked, ti dhe ata dy te tjerert

                            Përgjigjjuni
                            1. L
                              Lloti

                              O pallosh po ky nuk eshte tregues i mungeses se kriminalitetit. Nuk ka vjedhje banesash se hajdutet s’kane ca te vjedhin o qr. i ke mbledhur ti me kasten tende. njerzit kane pak leke per te ngrene buke e pastaj presin rrogen tjeter. Ty dhe ata si ty nuk i vjedhin dot se i keni miliardat ne parajsa fiskale dhe llogari sekrete apo ku di une.

                              Përgjigjjuni
                              1. E
                                Erjola Hoxha e bija e flamurit dashn e ben tigrit

                                Minus 40% vrasje??? Hahahahaha cohu o enver cohu o ramiz po ju merr edi rama fanarin ndricues ne bote per korrupsion dhe emigrim hahhahahah po ktu po vriten perdite gruaja e taulant balles kompania one

                                Përgjigjjuni
                                1. E
                                  E kalbet kete vend

                                  Nuk vidhen banesa por shitet dorga si camcakiza. Porositen vrasjet si pizza. Dhe korrupsioni eshte bere kafe te zakonshme ne nivelet e larta qeverisese.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. B
                                    Beni

                                    Si nuk ka turp ky rama. Mburret se njera prej degeve te krimit eshte ne nivele te kenaqshme per te - me siguri ne mendjen e vet perverse e krahason me krimet e tjera qe po shkaterrojne perdite shoqerine.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. P
                                      Psikopati

                                      Hajduti I thote qytetarit : Legen , alamet burri spaske asnji lek ne xhep

                                      Përgjigjjuni
                                      1. P
                                        Perpara vjedhacuk

                                        Ne nje shtet ku te gjithe drejtues it kane 30 vjet qe vjedhin besoj se nuk i kane lene radhe te vegjelve te lepijne ndonje kocke se denohen me shume se ai qe vjedhin milionat. Te mos vjedhesh quhesh idiot I marre. Ky eshte vendi yne.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. Z
                                          Zen Suma

                                          Hahahhaa tani ky tall dhe bythen me njerezit! Normal kur ke opozite liken lulushin dhe sali shpellarin! O sulltan padishah, ca k…n te vjedhin ne shqiperi, morrat?! Je vendi me i varfer ne eu, i fundit ne te ardhuar per fryme, ca do vjedhin?!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. E
                                            Ekonomia nga Ahmetaj te Ahmetaj

                                            Hajdutet e shtepive kane vajtur ne Britani, Hajdutet e Ekonomine jane ne Qeveri (ca edhe ne arrati).

                                            Përgjigjjuni
                                            1. A
                                              Adi

                                              Se mos keni len gje per te vjedhur .Ju i keni mare te gjitha.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. H
                                                Hajduti profesionist

                                                Zoti Rama,detyra Jone si hajdute shtepish ,eshte te vjedhim atje ku lulezon bolleku dhe gjene e vjedhur ta pastrojme ne Shqiperi..Ne keshtu kontribuojme per rritjen e mireqenies.Pune eshte Edhe kjo Jona,Sic punojne semaforistet,vipistet.Ca me duar,Ca me kembe e fundebark dhe parate vuuu ne Shqiperi.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. G
                                                  Gabriel

                                                  Çfarë me u vjedh shpiave të varfra në Shqipëri. Ata s'kanë asgjë nga "lumturia" që u ka sjellë qeveria! Mgjths mund të gjejnë shtesën e pensionit.

                                                  Përgjigjjuni

                                                  Lini një Përgjigje