Karçanaj: AKSHI, me ndihmën e partnerëve amarikanë, drejton Qendrën Qeveritare Operacionale të Sigurisë Kibernetike

3 Tetor 2023, 19:08Sociale TEMA

Karçanaj: AKSHI, me ndihmën e partnerëve amarikanë,

Një Qendër Operacionale sigurie, e organizuar sipas modelit amerikan dhe me teknologji të avancuar, tashmë po operon në vendin tonë.
Prej 10 muajsh, pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit është ngritur Qendra Qeveritare Operacionale e Sigurisë e cila mbron infrastrukturat dhe sistemet qeveritare nga çdo sulm kibernetik.
Lajmi u bë i ditur nga Drejtoresha e AKSHI-it, Linda Karçanaj e cila zbuloi se Qendra u ngrit në bashkëpunim me aleatët amerikanë.
“Një qendër moderne, një grup ekspertësh shqiptarë e të huaj si dhe bashkëpunimi me aleatët amerikanë mbrojnë infrastrukturat dhe sistemet qeveritare nga çdo sulm kibernetik. Prej 10 muajsh, AKSHI ka ngritur Qendrën Qeveritare Operacionale të Sigurisë e cila ruan në kohë reale hapësirën digjitale. E organizuar sipas modelit amerikan dhe me teknologjinë më të mirë, Qendra Qeveritare Operacionale e Sigurisë ka parandaluar me sukses çdo tentativë keqdashëse duke garantuar siguri të plotë”, tha Karçanaj.
Pas sulmit të fortë kibernetik nga Irani vitin e kaluar, AKSHI në bashkëpunim me partnerët amerikanë, i është përgjigjur përmes ngritjes së kësaj qendre operacionale e cila ka ndalur çdo tentativë të mundshme sulmi. Karçanaj bën me dije se nga pas gjendet një ekip i plotë ekspertësh që përmes teknologjisë më të mirë gatantojnë siguri nga sulmet keqdashëse.
“Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për sigurinë kibernetike, ku secili duhet t’i kushtojë vëmendje rrezikut nga sulmet.
Me partnerët amerikanë, AKSHI po garanton një mjedis të sigurt digjital duke i mundësuar institucioneve jo vetëm siguri, por edhe shanse për t’u zhvilluar si një ekonomi e fortë. Mirënjohje vajzave dhe djemve profesionistë të ekipit, heronjve të heshtur në frontin e sigurisë kibernetike që mundësojnë ruajtjen e vendit tonë”, tha Karçanaj e cila publikoi edhe foto nga puna e përditshme e Qendrës Operacionale të Sigurisë.

2 Komente

  1. T
    Trojan

    Na mbushet mendjen ,jua hoqen breket si qeveri dhe si Akshi ,dhe lehni si qenet ,cfare ka ngele me per te vjedhe ,nga skandalet me te medha pas Gerdecit dhe s kemi as doreheqjen e drejtoreshes dhe as hetimin e saj ,kjo eshte qeveria kurve e Edi Rames

    Përgjigjjuni
    1. r
      ronny

      pirdh pirdh, ata buckot e iranit, rusise, dhe korese qe veriut po hakerojne edhe shtete qe kane bole ne fushen e IT dhe jane financiarisht te konsoliduar, dhe spo i rruhet fare, ti prape me kritika dhe sharje,,,, hajde mendje hajde,,

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje