Pamje trishtuese: Pylli Pishporo-Darzezë i shkrumbuar nga zjarret masive disa ditore

4 Tetor 2023, 19:40Sociale TEMA
Pamje trishtuese: Pylli Pishporo-Darzezë i shkrumbuar nga zjarret masive

Në pamjet që shikoni është ajo çfarë ka mbetur nga masivi pyjor i Pishporos dhe Darzezës.

Për gati 9 ditë flakët dolën jashtë kontrollit duke shkrumbuar sipërfaqe të tëra pyjore në këtë zonë.

Ndërhyrja e zjarrfikëseve ka qenë thuajse e pamundur për shumë arsye, siç është terreni i vështirë por edhe mungesa e pajisjeve. Në luftë me flakët, ata janë parë për ditë të tëra me degët e pishave në duar.

Po ashtu, raportohet se asnjë prej helikopterëve që disponojnë Forcat e Armatosura nuk janë ngritur në ajër, pasi ndodhen në remont.

Në ndihmë vendit tonë i ka ardhur Greqia që ka dërguar dy avionë “Canadair” përmes mekanizmit të emergjencave të Bashkimit Europian.

13 Komente

  1. s
    spata

    Do ta kuptoni pas 4 vitesh pse u dogje.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Taulant, ish foltorist i zhgenjyer.

      Djegja ishte e qellishme per te ndertuar resorte.

      Përgjigjjuni
      1. d
        deda

        mos u çuditsni vetë i digjni që të bëni ndërtime u mësuam me këto pisllëqe e hajdutllëqe

        Përgjigjjuni
        1. A
          Arber i permalluar

          Eshte lene qellimisht te digjet per te grabitur territorin per ndertime turistike. Shqiperia ka per t'ja pare rezultatet shume shpejt ketij lloj turizmi monstruoz qe shkaterron faunen dhe floren shqiptare. Vazhdoni krenohuni me shifrat e turizmit. Tallet bota me ju si po e katandisni vendin, hekur e beton. U pervlofshi si ne hell te mallkuar qeveritare te te dyja paleve.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Myzeqari

            E dogji mafia e ndërtimit dhe e pronave në Fier...! Për atë djegje si policia dhe prokutoria, do të duhej të ndërmerrnin një hetim të thellë, mirëpo deri më tash, zero hetime........ . Aty duhet të dënohen me pushkatim dei me varje në litar, shumë veta në Fier e Tiranë dhe i pari duhet të jetë kryemafjozi, shoku i Ben Qimes, Armando Subashi......... . E dini çfarë flitet ndër banorët e zonës? -------- Zjarrfikset nuk hidhnin ujë, por solar.........

            Përgjigjjuni
            1. B
              Banushi

              Po te keshe kryetar bashkie nje njeri qe interesohet dhe per pastruset e shkollave normalisht qe do digjen pyjet E ka axhenden e ngarkuar

              Përgjigjjuni
              1. J
                Jugu

                Ore vertet mendoni se populli eshte budall? Populli mund te votoj Ramen pa u menduar gjate por jo se nuk kupton hajdutizmat e tij. Pylli u dogj se keshtu donte mafia e ndertimeve por jo vetem e Fierit, pot mafia e komanduar nga Rama pa diskutim. Asnje veprim nuk behet pa dakortesin e pushtetit sot, dhe keshtu eshte bere edhe ne kohen e Berishes dhe Metes.

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Korrupsioni

                  Shkurtabiqi Subashi hahahaha...i forte doli...

                  Përgjigjjuni
                  1. H
                    Hason Oligarku

                    Per hajer resortin e ri!

                    Përgjigjjuni
                    1. u
                      uo imer bytha greke

                      zjarri duket si i Vizuar

                      Përgjigjjuni
                      1. I
                        I juaji Edver Rama (Vini i Netës)

                        Tani çuna ja tregon babloku vëndin. Ishte pyll u bë truall. Do ta betonoj me apartamente për "turistet" ( 8.3 mln turiste solli Kumbaro e maskuar !! ) brënda vitit. Por ju jap fjalën që do ta quaj kompleksi natyror I betonit "Pishporo" . Sdo ju zhgënjej. Kalova edhe pronësinë tek kompanitë offshore. Leku letër jepi një tallava nga të Vullkanit..hop hop

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Shpalleni zonen te pandertueshme per 50 vjet

                          Qe ta besojme se nuk kane dore oligarket

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Se shpejti do kete emer te ri-Betonporo apo Resort

                            Per pisha as qe behet fjale

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje