ABI Bank donacion 2 automjete elektrike me 0 km për Policinë Bashkiake të Sarandës.

5 Tetor 2023, 17:43Sociale TEMA
ABI Bank donacion 2 automjete elektrike me 0 km për Policinë Bashkiake

ABI Bank donacion 2 automjete elektrike me 0 km për Policinë Bashkiake të Sarandës. 

Çelsat e këtyre automjeteve u janë dorëzuar në mënyrë simbolike drejtorit të Policisë Bashkiake Sarandë Aleksandër Lilo nga zv. drejtori i përgjithshëm i ABI Bank Igli Sulaj, i cili është shprehur se ABI Bank do të jetë gjithmonë të gatshëm për të mbështetur projekte të tilla, të cilat shkojnë në rritjen e sigurisë në qytetin turistik të Sarandës. 

Kryetari i bashkisë Sarandë Oltion Çaçi duke falenderuar ABI Bank, është shprehur se ABI Bank është banka më e fokusuar në sektorin e turizmit dhe ky donacion përshtatet edhe me synimet e Sarandës drejt një qyteti ekologjik.

Lini një Përgjigje