Prokuroria e Sarandës, ka zbardhur të vërtetën mbi velierën turistike ‘Bavaria 50’ që është marrë nga moli i policisë kufitare në Limion të Sarandës në muajin qershor nga katër punonjës dhe kapiteni i anijes së peshkimit të kompanisë Rozafa të biznesmenit Gjergj Luca.
Në vendimin e Prokurorisë e cila ka marrë nën shqyrtim një kallëzim të bërë kundrejt Lucës, të cilin e akuzuan se ka vjedhur velierën, vërtetohet e kundërta.
Prokuroria e Sarandës, siç mund të shihni edhe në dokumentacionin ka vendosur mosfillimin e hetimit për velierën e gjetur në mes të detit, pasi nuk evidentohet ndonjë fakt ose element i veprës penale. Në velierë nuk ka pasur sende të kundraligjshme.
"Nga analiza e të gjithë rrethana të faktit të parë të paraqitura në këtë kallëzim penal, rezulton se ka shkaqe që nuk lejojnë fillimin e procedimit penal dhe si të tilla janë: Në rastin konkret, nuk evidentohet fakt penal, pasi rezulton të jetë konstatuar një send pa objekte të kundraligjshme në të. Rasti në fjalë, nuk plotëson elementët e nevojshëm të anës objektive të ndonjë vepre penale të parashikuar në Kodin Penal", thuhet në shkresën e Prokurorisë.
Gjithashtu në vendim thuhet se “sendet e sekuestruara në procesverbalin për sekuestrimin e sendeve në datë 13.06.2023: një mjet lundrues velierë me ngjyrë të bardhë me mbishkrimin në të dyja anët Bavarria Cruizen me gjatësi 15. Gjerësi 4.2 m”- t’i rikthehen pronarit të ligjshëm nëse nuk është e nevojshme të mbahen për procedura administrative të mëtejshme”.
Fillimisht Luca ka marrë autorizim për të lëvizur velierën që ka gjetur nga Porti i Sarandës në Portin e Durrësit. Përgjigjia nga Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës për të zhvendosur velierën ka qenë pozitive.
Duke qenë se mjeti ishte i braktisur dhe nuk vërtetohet regjistrimi i mëparshëm, në përgjigjen që i kthen Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës Lucës thuhet se veliera nuk është e bllokuar apo e sekuestruar, ndaj edhe kërkesa për regjistrimin e saj do të trajtohet në mënyrë specifike me qëllim finalizimin e saj ne mënyrë pozitive.
“Referuar shkresës tuaj me Nr.28 Prot date 11.10.2023 "Kerkesë për fillimin e procedurave të regjistrimit të mjetit Marka Bavaria, Model 50 Cruizer dhe dhënien e autorizimit për një lundrim nga porti i Sarandës në portin Durrës", drejtuar gabimisht - Autoritetit Portual Durres - ju bëjmë me dije si me poshtë:
Meqenëse mjeti lundrues të cilin ju kerkoni ta regjistroni (sipas 7 (shtatë) dokumentave që keni bashkëngjitur në Aneks), nuk eshte i bllokuar/sekuestruar, kërkesa juaj do të trajtohet në mënyrë specifike me qellim finalizimin e saj ne menyre pozitive. Për të arritur në një perfundim të suksesshëm, kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkepunimin tuaj për të ndjekur disa hapa dhe plotësuar disa dokumenta që do ti bashkohen dosjes për procedurën e regjistrimit:
1- Me mbritjen në portin e Durresit, mjeti lundrues do të vizitohet nga nje grup i përbashkët inspektorësh të shoqerise së klasifikimit "Regjistri Detar Shqiptar Sha" dhe Kontrolli Shtetëror i Flamurit" me qëllim saktësim të të dhënave të nevojshme e te domosdoshme që do të duhet të pasqyrohen ne dokumentacionin përkatës që do të leshohet para dhe gjate procedurës së regjistrimit
Per efekt të prodhimit te nje dokumenti nga organi doganor (akti i zhdoganimit). rekomandojme vleresimin financiar të mjetit lundrues (ne vend te nje faturë blerje) nga nje ekspert i fushës i caktuar nga ana Juaj”, thuhet në përgjigjen e ministrisë".
Kështu, me të drejtën që ia jep ligji, biznesmeni Luca ka nisur procedurat për regjistrimin e velierës në pronësi të tij. Por pavarësisht se Luca kishte autorizim për ta lëvizur, pasi veliera është marrë nga peshkatarët e Rozafës, Policia e Shtetit ka arrestuar 5 prej tyre. Akuzave për vjedhje të velierës pas arrestimit të punonjësve të anijes së peshkimit të kompanisë Rozafa Luca ishte i pari që sqaroi se ka një keqkuptim duke nënvizuar se sipas të drejtës ndërkombëtare, ajo velierë është pronë e kompanisë Rozafa. Me sa duket autoritetet nuk kanë njoftuar njëra-tjetrën mbi rastin.
Veliera 15 metra e gjatë u gjet në ujërat neutralë, rreth 51 milje larg ishullit të Siçilisë në Itali, nga anija e peshkimit "Rozafa", ekuipazhi i së cilës ishte duke peshkuar në atë hapësirë detare. Sipas ligjit ndërkombëtare, në raste të tilla, kur një velierë gjendet e braktisur dhe nuk rezulton e regjistruar ajo bëhet pronë e atij që e ka gjetur sipas procedurave. (Shqiptarja.com)
Varkat e Luces i kane qit paret 10 fish se i ka punu mire kodoshi
Edhe kjo qe thua ti qendron. Po kane dale llafe qe ia ka bere peshqesh nje shoqeri e vjeter tregtare lundrimi per meritat e kapter Rahmiut, rahmet paste.
Rrofte Lexhenda dhe U dhofshin Zagaret !
Motren ty dhe lexhendes, mer bythqim 24 karatsh..harrova ne bythqimit t'surrelit.
BUDALLENJ VARKA KISHTE ARDHUR PER TE MARRE DY FAMILJET E MEDHA BERISHA DHE META,E SJELLE POSACERISHT NGA FAM.META.NDAJ AI SHKOI DYLL I VERDHE NE SPAK KU PASI U PYET REZULTOI SE VARKA KISHTE ARDHUR PER TA POR QE NUK ARRITEN DOT TE LRGOHESHIN.NDAJ AJO ESHTE EDHE PA ZOT PASI AI E KA BRAKTISUR ATE.
Sigurisht qe nuk mund te dale Hajdut ky Lluca, perderisa per kete nuk ka nje vendim qeverie a nje deklarim te mikut te tij Rama...sepse Lluca eshte "dora jone"
Çfarë fati ka qerratai ?!!! Nga deti i vinë gjithë të mirat ! Si duket e ka mirë me “Poseidonin “- perëndinë e deteve !
Koment i bukur ky, hahaha.
O mero lëpija pak luces se ta paska dhene persheshin. I shkreti ti. Po i shemtut mbetesh
A qr kur beni lajm edhe kete derr
Mero han pa leke ke Lluca.
Haha u shkrim se qeshuri, pse mer si u gjetka gjith ajo velier ne mes te detit, hahaha, pse mer Lale kuti shkrepse o ajo. Keta te bojn, ose na morin per budallenj mer jahu. Megjithate ta gezosh o xhani Lales, e ke hak.
E kan lon peng varken te ky ose eshte pagesa nai rruge. E 2007 si kjo bo 300 mije euro.
Ore jeni ne terezi ju ne Shqiperi? Si behet pronare ky Luca se paska gjetur nje varke/ dete? Ku e gjeti dhe si e gjeti? Po deti ku e gjeti ky birbua I kujt eshte? Eshte I Shqiptareve dhe jo I Luces? Here e pare we degjoj histori te tilla.
O ben kari,,,Jan ligjet e detit,,,ishte ne ujrst neutrale,,,o pallosha interneti qe hani mut kot,,,,
Dmth nuk kishte miell???
E kish dorzu mo vlla. Paret u paguan. E shleu vlerën e saj. Trimat lan borxhin në natyrë.
Për mendimin tim veleria i takon peshkatarëve se ato e kanë gjetur jo Luca! Ku kanë qënë policët kur është marë veletia në portin e policis?
Hajde.merre vesh kete lajm,u gjet NE det dhe meqe s figuron e vjedhur,I takon Luces kjo varke?
Ketij jo vetem pula por i pjell dhe gjeli.. Sa per Ligjin e Deti - eshte e vertete. Kush gjen mjet, anije, skaf, etj., te braktisur ne det behet pronar i saj, i tij...
Kjo eshte histori e stisur sepse barka duhet te jete e regjistruar patjeter diku ne emer te nje pronari ose shoqerie.
Kur regjistrohet dhe "papaqi" grek, si ka mundesi kjo pa rregjsitrim ???
Pse sorollateni te kuptoni se cfare ka ndodhur ne te vertet .Fakti qe behet fjale, per nje veliere te braktisur, tregon se ajo ka patur destinacjon kontrabanden .E kane braktisur siciljanet, apo dikush tjeter , kjo vertetohet shume lehte . Me qe ne nuk kemi organe te specilajizuara per krimin dhe kontrabanden ne det ,shteti shqiptare duhet ti drejtohet atij italjan . Nese ngjarja eshte keshtu sic shkruhet ne kete artikull une ve pikat e dyshimit mbi ekujpaxhin e peshkarexhes Rozafa .Sipas konventes nderkombetare,mbi objektet detare te gjetura ose te braktisura ne det, behet njofim zyrtare prane organeve kopetente ne ane te radios ne frekuencen nderkonbetre .Nuk mund te hyje njeri ne mjetin e gjetur vetem nses kerkesa behet nga vete ekujpazhi i veljeres .Kur ska pergjigje per prezence te ekujpazhit objekti mbahet ne vezhgim deri sa vijne organet kopetente per ta verifikuar . Me cte drejte keta kane rrembyer veljeren kur skane asnje te dhene per te . Pra rruga ligjore eshte shmangur dhe ekujpazhi i peshkarexhes ka bere pirateri qe duhet te hetohet ne bashkpunim me organet kopetente shqiptare dhe ato Italjane. Se e kujt eshte veljera kjo eshte e thjeshte per tu vertetuar . Veljera ka dale me leje ose pa leje nga nje port gje qe te mundeson te gjukosh se si ajo eshte braktisur e gjetur nga peshkarexhja Rozafa . Nje shprehje e urte e popullit thote : Ndjeje eren e leckes se djegur por nuk di se nga vjene era.
Ky pjella e Spiunit te Sigurimit Nderk Luca qe e ka emrin Gjergj Luca shume i trashe injorant gjenetik roli i spiunit i shkon sikur e ka bere babaj , o malok nuk te ben fisnik paraja .....mesoje se do vdesish pa e ditur....shpellat e Dukagjinit nga ke orgjinen jane parajsa err ty...
Ky pjella e Spiunit te Sigurimit Nderk Luca qe e ka emrin Gjergj Luca shume i trashe injorant gjenetik roli i spiunit i shkon sikur e ka bere babaj , o malok nuk te ben fisnik paraja .....mesoje se do vdesish pa e ditur....shpellat e Dukagjinit nga ke orgjinen jane parajsa err ty...
Ky pjella e Spiunit te Sigurimit Nderk Luca qe e ka emrin Gjergj Luca shume i trashe injorant gjenetik roli i spiunit i shkon sikur e ka bere babaj , o malok nuk te ben fisnik paraja .....mesoje se do vdesish pa e ditur....shpellat e Dukagjinit nga ke orgjinen jane parajsa err ty...
Ky pjella e Spiunit te Sigurimit Nderk Luca qe e ka emrin Gjergj Luca shume i trashe injorant gjenetik roli i spiunit i shkon sikur e ka bere babaj , o malok nuk te ben fisnik paraja .....mesoje se do vdesish pa e ditur....shpellat e Dukagjinit nga ke orgjinen jane parajsa err ty...
Ky pjella e Spiunit te Sigurimit Nderk Luca qe e ka emrin Gjergj Luca shume i trashe injorant gjenetik roli i spiunit i shkon sikur e ka bere babaj , o malok nuk te ben fisnik paraja .....mesoje se do vdesish pa e ditur....shpellat e Dukagjinit nga ke orgjinen jane parajsa err ty...
Ca ka per tu habitur. Une nje dite gjeta nje Rolls Royce. Po ecja ne kembe,e pashe ne ane te rruges. Pyeta.Me thane eshte e braktisur.E mora. Nje shoku im gjeti nje arroplan.Eshte me fat kjo pune Ca ka per tu habitur?
Ai shoku yt e gjeti aeroplanin ne toke.... po nje shoku im e gjeti ne ajer, tuj fluturu me dere hapur. Ja hipi ky shoku, e pa qe ishte bosh, pa pilota.... dhe e uli ne Kukes. E gjeta u tha policve. Dakort i thane, me qe e ke gjet, merre ke shpia, se te takon..ene ky e mori.