Fundjava e Pashkëve boshatis Tiranën, trafik kilometrik drejt Elbasanit

30 Mars 2024, 16:30Sociale TEMA

Fundjava e Pashkëve boshatis Tiranën, trafik kilometrik drejt

Qyetarët e Tiranës kanë zgjedhur që fundjavën e pashkëve ta kalojnë jashtë kryeqytetit, konkretisht në jug e juglindje. Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Newsbomb.al, trafiku në autostradën drejt Elbasanit është goxha i rënduar.

Qytetarët të shumtë kanë dalë me mjetet e tyre për kremtuar pashkët në Elbasan dhe Korçë, si dhe për të shijuar motin me diell në këtë fundjavë të fundit të Marsit.

Temperaturat kanë arritur në 30 gradë celcius, një situatë anormale për Shqipërinë, edhe sipas asaj që kanë evidentuar sinoptikanët. Moti i kthjellët është shfrytëzuar nga qytetarët për të dalë me familjarët në destinacionet e preferuara jashtë Tirane.

Shërbimet e Policisë Rrugore janë vendosur në kryqëzimet në hyrje dhe në dalje të autostradës, për të mos lejuar vonesa më të gjata në qarkullim, si dhe për të udhëzuar qytetarët në rrugë alternative.

Për shkak të kësaj situate, të gjithë drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë durim dhe të shmangin manovrat e rrezikshme, të cilat mund të rrezikojnë vetë ata dhe familjet e tyre, por edhe përdoruesit e tjerë të rrugës.

2 Komente

  1. E
    Enveri dhe mehmeti per pashke ,,

    keto pashke jan pashket katolike ,,,festohen ne evrope ,,ne nje ishull ne greqi ,,se jan katolik ,,festohen ne mirdit ,lezh shkoder ,,ku ka katolik ,,,cne myslymanet nga tirana shkojne ne elbasan per pashet katolike ,,kur elbasani jan 99.999 myslyman ,,,,dhe korca ska katolik ,po ka orthodhoks dhe myslyman ,,,orthodhokset presin te festojne pashket grekorthodhokse ,ndersa myslymanet mbarojne ramazanin dhe presin festen e bajramit ,,,,,mos genjeni ,,,

    1. S
      Selami

      gezuar Ramazanin ,,,,,

      Lini një Përgjigje