Gjirokastra ende nën “pushtetin” e flakëve, situata jashtë kontrollit

31 Korrik 2024, 11:55Sociale TEMA
Gjirokastra ende nën “pushtetin” e flakëve, situata

Forcat zjarrfikëse, mbështetur nga ato të Forcave të Armatosura, Policia e Shtetit, Shërbimi Pyjor, Zonat e Mbrojtura apo edhe forca vullnetare, nën kooordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile kanë punuar intensivisht në disa fronte për të shuar zjarret e rëna në disa zona të vendit.

Aktive janë vatrat e zjarrit në Kodrat e liqenit të Viroit, bashkia Gjirokastër, zjarri mbi qytetin e Tepelenës, i cili ditën e sotme si pasojë e erës së fortë ka dalë jashtë kontrollit.

Janë angazhuar ditën e sotme për normalizimin e situatës strukturat vendore të mbështetura nga Forcat e Armatosura dhe një helikopter i FA.

Po punohet në fshatin Lozhan-Bode, bashkia Maliq, në fshatin Picar, bashkia Vorë në një objekt tregtar, në fshatin Ujanik, bashkia Skrapar. Ndërsa situata në qarqet e tjera paraqitet relativisht e qetë.

Lini një Përgjigje