Hapja e teatrit të Universitetit të Arteve, Rama: M’u dha mundësia t’i ktheja këtij vendi shumë pak nga çfarë mora

21 Tetor 2023, 12:26Sociale TEMA
Hapja e teatrit të Universitetit të Arteve, Rama: M’u dha

Kryeministri Edi Rama ishte pjesëmarrës në mbrëmjen e hapjes për publikun të teatrit të Univeritsetit të arteve, të cilin e konsideron trashëgimi kulturore.

Rama tha se është mirënjohës për gjithçka ka marrë ai vetë nga salla, ndërsa shprehet se është i lumtur që iu dha mundësia t’i kthejë sallës shumë pak nga çfarë mori.

“Sot kemi përmbyllur një amanet dhe për hir të vërtetës kjo punë jo shumë e lehtë që është bërë këtu, nuk është sallë e re dhe as e vjetër, por është një monument kulture.

Është në një kuptim të drejtpërdrejtë amaneti i historisë së kësaj salle, por i parë pak më ndryshe jo si një histori që ka përfunduar që ka përfunduar, por që vazhdon, jo histori emrash por hapësire që ka qenë qysh në krye të herës, e pasionit, ëndrrave dhe dëshirave të patregueshme për nga forca e tyre, e takimeve mes atyre që e zotëronin skenën dhe atyre që ëndërronin ta zotëronin.

Nuk do të flas për të shkuarën, dua të them se sot kjo sallë u vihet në dispozicion atyre që kanë misionin tu përcjellin të tjerëve eksperiencën e tyre dhe atyre që vijnë me misionin për të marrë eksperiencë. E fundit që dua të them është se, kjo sallë sot plotëson dhe një nevojë të shumë e shumë viteve, për të qenë dhe vetë po aq rrezatuese dhe mbresëlënëse sa të gjithë ato talenteve që nga kjo sallë u ngjitën në majat e botës, për të mahnitur miliona spektatorë nëpër botë. 

Prandaj, me një shprehje mirënjohjeje për gjithçka që unë personalisht mora nga energjia e kësaj salle, dhe me kënaqësinë që mu dha mundësia që t’i kthej këtij vendi shumë pak, por sidoqoftë diçka nga aq shumë sa ky vend më dha, u uroj të gjithëve të mirat”, tha Rama.

9 Komente

  1. e
    eDRAMA, Il Re degli Ignoranti

    "Jepjani ate Diplome se nuk kam ku ta coj..." u thoshte miqve ne ILA dikur Kristaq Rama per te birin.

    Përgjigjjuni
    1. f
      fytyra qe s'i pranon as pasqyra!

      Veshtroi se te iku saliu shelqeres per lesh dhie, pa lere Ramen ti se i vjen verdall atij mikut qe doli ne plazh; banaler njerez!

      Përgjigjjuni
    2. M
      Marrsho El Comandante . E Viva Arti Shqiptare

      Bravo .....................

      Përgjigjjuni
      1. u
        uskania

        ????????

        Përgjigjjuni
        1. Q
          Qytetari

          Bravo gjigand. Je me të vërtetë burrë shteti.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Rozafa

            Bravo. Jeni qeveria me mire tash 30 vjet . Vazhdoni e punoni

            Përgjigjjuni
            1. D
              Diktatura nuk ka brire!

              Bravo mbreti Rama,se ti ben cfare te thote bytha me kete vend qe e ke bere pronen tende! Se cdo gje e lidh me veten tende,o pronar,njeriu me i urryer i kombit shqiptar,qe vetem gomeret nuk te kuptojne sa i lig qe je! Te zencin mallkimet e popullit o mjekerrcjap i ndyre!

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dritani

                Këtë që,..” i keni marrë më shumë dhe i keni kthyer më pak”, është tashmë e qartë për çdokënd…madje edhe për Kaçin që bën velinën! Plaçkitësit nuk kthejnë, vetëm marrin! Këtij vendi i ke marrë miellin në magje dhe ftyrën,..si asnjë tjetër nga paraardhësit e tu!

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Dritani

                  Këtë që,..” i keni marrë më shumë dhe i keni kthyer më pak”, është tashmë e qartë për çdokënd…madje edhe për Kaçin që bën velinën! Plaçkitësit nuk kthejnë, vetëm marrin! Këtij vendi i ke marrë miellin në magje dhe ftyrën,..si asnjë tjetër nga paraardhësit e tu!

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje