Ndërroi jetë pa marrë të drejtën e pensionit, gjyqtari Dvorani tregon rastin e të moshuarit: Është prekëse

30 Mars 2024, 19:50Sociale TEMA

Ndërroi jetë pa marrë të drejtën e pensionit, gjyqtari

Në episodin e gjashtë të podcastit “Fol me Anila Hoxhën” është trajtuar çështja e pensioneve.

Në kërkim të dëshmitarëve dhe të çdo prove që vërteton vitet e punës, të moshuarit pa pension po përballen po ashtu edhe me stokun e dosjeve. Shumë prej tyre depozitojnë raportet mjekësore duke kërkuar përshpejtim. Dhe disa ndërrojnë jetë pa marrë drejtësi. Kujtim Brahi është i moshuari që ndërroi jetë së fundi, pa e marrë të drejtën e pensionit, teksa kishte dorëzuar librezat e punës si një ish-punonjës i qymyrgurit Krrabë dhe priste të vërtetohej nga arkivat listë pagesa, borderoja dhe data e largimit nga puna.

Këtë rast e tregoi vetën Gjyqtari Ardian Dvorani gjatë intervistës  me Anila Hoxhën ku u shpreh:

“Ka shumë të tilla. Fatkeqësisht në këto 4 vjet më ka ndodhur më shumë se një herë. Duhet të them një gjë në parantezë të paktën deri në gjashtë muaj, çdo gjyqtar i Gjykatës Administrative të Apelit kishte në ngarkim 3400 dosje secili. Pra, ne nuk mund të dimë sesa çështje kemi. Tani ne duhet të respektojmë ligjin dhe të ndjekim radhën. Por më ka ndodhur në këto katër vjet që të marr kërkesa për përshpejtim nga pensionistë në moshë me probleme të veçanta shëndetësore ku e ka miratuar kërkesën për përshpejtim menjëherë dhe ku kemi caktuar datën e seancës kam mësuar se ka ndërruar jetë. Është shumë prekëse, kjo gjë. Por, po ndodh disa herë dhe prandaj ne përpiqemi që përtej detyrimit tonë ligjor të respektojmë radhën kronologjike, të gjejmë sa hapësira të jetë e mundur për të trajtuar çështjet e tyre.”

Po si mund të zgjidhet ‘backlog’-u në gjykatë? Si mund të reduktohet e gjithë kjo masë e madhe çështjesh e cila prek drejtëpërdrejtë qytetarët shqiptarë?

Lini një Përgjigje