Ndërron jetë në SHBA në moshën 80-vjeçare At Artur Liolin , pasardhësi i Fan Nolit në SHBA

29 Shtator 2023, 13:00Sociale TEMA

Ndërron jetë në SHBA në moshën 80-vjeçare At

Është shuar në SHBA, At Artur Liolin, kancelar i Kryepeshkopatës Ortodokse Shqiptare, pasuesi i Fan Nolit.

“Një humbje e madhe për familjen, për kishën ku shërbente dhe për të gjithë komunitetin shqiptar në Amerikë. At Arturi ishte nxënës i Imzot Theofan Nolit dhe vazhdoi me përkushtim veprën e tij”, shkruan Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë.

Artur Evans Liolini lindi më 19 qershor 1943 në New York, në një familje me origjinë nga Boboshtica e Korçës.

Në vitin 1967 mbaroi studimet për Histori Arti (Mesjeta dhe Bizanti) në Universitetin “Princeton”.

Në vitin 1970 u dorëzua prift në Boston dhe i shërbeu komunitetit shqiptar në kryekishën e Shën Gjergjit.

Në vitin 1975 u emërua Kancelar i Kryedioqezës Shqiptare të Kishës Orthodhokse në Amerikë, të cilës i shërbeu derisa ndërroi jetë.

Gjatë shërbimit të tij, At Arturi gjallëroi jetën shpirtërore dhe veprimtaritë e komunitetit orthodhoks shqiptar.

Ai ka bërë disa vizita në Shqipëri, duke qenë dashamirës i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe ka mbështetur veprën e ringritjes së saj nga gërmadhat e regjimit ateist.

Në vitin 2010 ai mirëpriti në Boston Kryepiskopin Anastas, me rastin e 100-vjetorit të Kryedioqezës Shqiptare.

 

11 Komente

  1. O
    Orto

    Mos shkruani idiotesira, por sigurohuni njehere. Urdheroni c'ka thene ky pasardhesi i Nolit per Janullatosin: “Jam absolutisht i bindur se imzot Noli do të hapte dyert për dialog; në veçanti me një person kaq të respektuar, të arsimuar dhe të respektuar në mbarë botën, siç është imzot Anastasi. Ai kurrë nuk do t’i mbyllte dyert për askënd që do të ofrohej të fliste apo ta nderonte atë. ”, - thotë kancelari i Kishës së Shën Gjergjit në Boston të SHBA-ve, at Artur Liolin. Sipas tij, “kjo është një kohë për pajtim dhe negociata paqësore dhe një kohë për të lënë mënjanë diferencat për të mirën tonë të përbashkët”. Etj etj

    1. Roberto

      Nderim dhe respekt per punen e tij ne krye te kishes Orthodokse Shqiptare ne Boston.Zoti e bekofte????????????At Artur Liolin ishte i pari qe erdhi ne Shqiperi dhe mbajti meshe ne kishen Orthodokse ku eshte edhe sot tek rruga e Kavajes. Nuk jam shume i sigurt nese nuk deshte te qendronte apo rregjimi iasaj kohe e spostoi per ti bere nder Greqise te cilet sollen Janullatosin njeri shume i pregatitur qe normal i sherben politikes Greke.

      1. R
        Raqi nga Bostoni.

        Vitet e fundit PO, i ka thene pikerisht keto fjale ne nje konference fetare ne NewYork mos gaboj.Je i painformuar nga "trakalite" qe kane bere me njera tjetren kishat shqiptare ne Amerike. Do doja te mos e hiqnin komentin tim dhe te shikoja reagime te tjera. Megjitheate eshte censura e Meros qe nuk e lejon. Mendesi komuniste! Te uroj shendet i dashur dhe nuk dua te polemizoj po shpresoj ne nje skute te mendjes te mbash mend ato qe une shpreha ne komentin tim dhe ndonje dite edhe mund te me japesh te drejte.

        1. R
          Raimond Vlonjati

          A tLiolini u thye para presionit te Kishes Greke dhe diaspores greke. Dhe duhet thene se u kthye ne nje pro grek, dhe e aprovoi Janullatosin. Ne fillim nuk e aprovoi Jnaullatosin ky, dhe beri patriotin , se foli edhe ne media, ne mos gaboj. Por pastaj me vone Liolini e aprovoiJnaullatosin dhe foli pro Jnaulles. Sic duket Lobi grek i ka bere presion ketij dhe ky u thye , dhe beri politken e grekut, Nuk mendonte qe ne ekte Bote jemi te gjithe te perkoheshem , ndaj mbro idealin tend komebtar, se edhe po te kercenuan me jete, nuk eshte ndonje hata e madhe se tegjithe do ikim nga kjo Bote, dikush me shpejt, dikush me vone.Por vepra ngelet. Ndersa Vepra e ketij eshte ANTI-Shqiptare

      2. a
        alphade

        Pse e prishet komenti ndoshta ekziston ne redaksi nje Moster e Saliut, ende , i pshurrosuri …….!

        1. a
          alphade

          Ngushullimet e mia me sensitive ! Shpirti iu prehte paqe psrjetesisht ………….!!!

          1. O
            Operacioni Zjarri

            R.I.P.

            1. m
              mamica

              Ngushellime familjes dhe besimtareve te asaj kishe.Ne Amerike ka dy rryma fetare qe jane si dy kokat e shqiponjes qe kemi edhe ne flamur. Te dyja thone te njejtat gjera me fjale te njejta por te renditura ne menyra te ndryshme. Njera quhet Kryedioqeza e Kishes Orthodokse Shqiptare ne Amerike me Peshkopin e sapo zgjedhur Nikodhim dhe tjetra quhet Dioqeza e Kishes Orthodhokse Shqiptare e Amerikes me Peshkop Ilia Katre qe me sa di une ka ndruar jete dhe nuk di nqtse ka tani peshkop te ri apo jo. Di ndonje te me thote se ciles nga keto kisha i perkiste At Liolin? Se une e di qe ka qene Kancelar i Kishes Shen Gjergji ne Boston. Ne Amerike ka disa kisha shqiptare ne shtete te ndryshme.

              1. R
                Raimond Vlonjati

                Eshte nje kishe Shqiptare Orthodjakse ne New York, por prifiti eshte Amerikan , E mora njehere une ne telefomn ate hajvan, . I thashe po ti Shqiptar je, s e nga emri nuk dukesh Shqiptar? AI tha :Jo, jam Amerikan. Ja ktheva : Po atehere pse ri aty ti, ajo eshte kish Shqiptare, ose nderoi emrin quje Amerikane . Dhe ja mbylla telefonin

              2. y
                yyy

                Ku ka kishe shqiptare ,,,kisha eshte grekorthodhokse dymij vjcare ,,,dhe vetem e orthodhokseve ,,,dhe myslymanet ka Xhami dhe Teqe ne amerik ,,,,

                1. E
                  ELENA

                  I PERJETSHEM KUJTIMI I TIJ

                  Lini një Përgjigje