Ndryshojnë rregullat për legalizimin e ndërtimeve pa leje

15 Tetor 2024, 20:50Sociale TEMA
Ndryshojnë rregullat për legalizimin e ndërtimeve pa leje

Qeveria ka bërë disa ndryshime sa i takon procedurës së evidentimit të ndërtimeve pa leje në vend, me qëllim lehtësimin e procesit te legalizimeve. 

Sipas vendimit të publikuar në Fletoren Zyrtare i cili tashmë ka hyrë në fuqi për “përcaktimin e dokumentacionit dhe rregullave të hollësishme të evidentimit të ndërtimeve pa leje”  thuhet se “Për kryerjen e procedurave të përcaktuara  në vendim, Agjencia Shtetërore e  Kadastrës mund të veprojë nëpërmjet stafit të  njësisë së vetëqeverisjes vendore, në kuadër të një  marrëveshjeje të nënshkruar sipas ligjit ose mund të  kontraktojë subjekte private të licencuara në fushat  përkatëse, në përputhje me legjislacionin në fuqi për prokurimin publik.”  Deri më tani ky proces kryhej vetëm përmes subjekteve private të licencuara në fushat përkatëse.

Konkretisht bëhet fjalë për procesin e evidentimit në terren të gjendjes ndërtimore, i cili përfshin: përditësimin e gjendjes ndërtimore dhe hartimin e “skicës fushore” për ndërtimin së bashku me parcelën ndërtimore;  plotësimin e të gjitha elementeve të aktit të evidentimit, përfshirë edhe funksionin, për çdo ndërtim pa leje; hartimin e genplanit dhe planimetrisë, sipas gjendjes së përditësuar për çdo ndërtim pa leje; krijimin e hartës së bllokut kadastral me gjendjen ndërtimore të përditësuar, në format elektronik dhe në hard copy;  plotësimin e bazës të të dhënave të ndërtimeve pa leje me informacionin e përftuar nga përditësimi në terren i gjendjes ndërtimore.

Dhe vetëm  pasi të ketë kryer procedurat administrative të mësipërme,  drejtoria vendore e ASHK-së vijon me procesin e legalizimit të ndërtimit.

Nga ana tjetër ka ndryshuar edhe modeli i aktit të evidentimit që do të zbatohet në raste të tilla.

3 Komente

  1. P
    Pavlin

    per sa kohe paligjshmeria ligjerohet nga vete shteti atehere ketu ka marre fund cdo gje

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fatmir

      Ka kohe qe ka Mar fund me drejtu nje millosh cfar pret

      Përgjigjjuni
    2. Kadri Sheshi ish ushtarak ne kete rep prej 35 vj

      Kemi blere ndertesat e vjetra te rep ushtarak brenda rrethimit te murit te kalase. Ndettesat ishin te vjetra .Ne keto ndertesa i riparuam dhe i pershtatem per banim pasi kishim mare autorizim per banim nga komisioni i strehimit te rep. ushtarak Nga enti banesave Duures u be vleresimi ne leke vetem per truallin , kero ne vitin 2000 Ne vitin 2006 pergatitem dokumentat per legalizim dhe Kadastra e Durresit legalizoi vetem truallin qe kishim paguar pa trotuar dhe pa rruge .Para disa vitesh thone se ko ndertesa nuk legalizohen se jane brenda murit te kalasekur keto ndertesa ne rregjistra kane qene te vitit 1938.Kadri Sheshi

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje