Nuk është turk, ja kush pritet të jetë imami shqiptar i xhamisë së Namazgjasë

9 Tetor 2024, 20:20Sociale TEMA
Nuk është turk, ja kush pritet të jetë imami shqiptar i

Lajmi i emërimit të një imami turk në Xhaminë e Madhe, gati për t’u hapur të enjten nën prezencën e presidentit Erdogan, ka sjellë habi te një pjesë e komunitetit të besimtarëve myslimanë. Kjo pasi një rast i tillë nuk ka ndodhur më parë.

Deri tani nuk ekziston asnjë precedent i emërimit të një të huaji si imam në ndonjë xhami në Shqipëri. Kjo as në vitet ‘90, kur ende nuk kishte kuadro të shkolluar për të drejtuar jetën fetare islame.

Por duket se kjo nuk do të ndodhë. Së paku, kështu lihet të kuptohet nga njoftimi zyrtar jo i KMSH-së por i Myftinisë së Tiranës, e cila drejtohet nga njeriu që i është besuar ceremonia e hapjes, Gazmend Teqja, njëherësh imam i Xhamisë Xhurra në Tiranë. Dhe do jetë pikërisht ky emër që do drejtojë si imam xhaminë e re.

“Hapjen e xhamisë do ta nderojë gjithashtu edhe Myftiu i Tiranës, z. Gazment Teqja, si imami zyrtar i Xhamisë së Madhe të kryeqytetit, njëkohësisht dhe kreu i Fondacionit i cili do jetë autoriteti i vetëm administrues i këtij kompleksi”, thuhet në njoftimin zyrtar të Myftinisë së Tiranës.

10 Komente

  1. P
    Petrela.

    Robi i mire. Respekte Petrelas. ????

    Përgjigjjuni
    1. z
      zzz

      Po dhe turk te jet ,ska problem ,,, njelloj jane myslymanet ,,,sunit shiit ,,,,turqishtfoles ,shqipfoles ,anglishtfoles ,,,boll te jet myslyman ,,me nene e me baba ,,,allah ekber ,,

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tik tok

        Xhamine ta gezoni! Tani ju lutem mos bllokoni me sheshin apo rruget e Tiranes!

        Përgjigjjuni
        1. h
          hila

          ky lajm i disa diteve me pare per nje drejtus turk ishte shume i cuditshem dhe i pa besushem, sepse Turqija nuk eshte si Greqija qe dergo janullatosin ne shqiperi! Ta gezojne besimtare muslima xhamise e shqiperi Janullatosin e Sali serbit,

          Përgjigjjuni
          1. M
            Martin

            Jashte nga Shqiperia shovinisti grek Anastasios Janullatos!

            Përgjigjjuni
            1. V
              Veri

              Na plasi ari, prap gjak turku do jet.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Arta

                Kafshatë që nuk kapërdihet është or vëlla mjerimi, kur sheh xhami turke në Shqipëri, të zë trishtimi!!!

                Përgjigjjuni
                1. z
                  zzz

                  Pse do xhami shqiptare ti ,,nuk ka ,,ose hip ne maj plepit ,,,allah ekber

                  Përgjigjjuni
                2. a
                  astrit

                  Nuk e di a ka ndonje pengese ligjore qe ne xhami te kete hoxhe me kombesi te huaj. Se per klerin Katolik e Ortodoks nuk di se i pengon kush qe te zhvillojne aktivityetin e tyre fetar njerez te kombesive te tjera.

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Ademi i lulishtes

                    Prishet nje nga lulishtet me te bukura te Tiranes per te ngritur bythet perpjete. Pastaj ankoheni pse jemi te percare. Fatkeqesi i madhe , ndarje fetare per te arritur ne ndarje kombetare. Ku e ka te miren per Shqiptaret kjo fe arabie. Mashtrusat me te medhenj ne Europe jane myslimanet arab e nord Afrikan qe s‘lene gje pa bo dhe shkojne e falen te premten per te lare gjynahet. Bixhoz, kurva, mashtrime, alkol e shume prej tyre dhe te pa integruar, ama bashkohen ne nje pike nuk hane mish derri.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje