Pa kontroll në rrjetet sociale, psikologia: Lini kafet dhe shpenzoni kohë me fëmijët

28 Nëntor 2022, 19:50Sociale TEMA

Pa kontroll në rrjetet sociale, psikologia: Lini kafet dhe shpenzoni

Mbajtja e fëmijëve larg rrjeteve sociale, është bërë një sfidë e vështirë për prindërit. Rreziku kryesor vjen për shkak të lojrave dhe bullizimit online. Për psikologët edhe angazhimi maksimal i fëmijevë në kurse nuk është zgjidhje,ndaj sugjerojnë të shpenzojnë kohë sëbashku.

Shumë pak prindërit nuk e dinë se ekzistojnë “Google kids” dhe “Youtube kids”, për të mbrojtur fëmijët e tyre, nga materiale jo të përshtatshme për moshën e tyre.

Psikologia Lorela Garuli, thot se këto dritare, për fëmijët, janë zgjidhje në epokën e teknologjisë.

“Çdo telefon e ka opsionin e kontrollit prindëror, madje është dhe “Youtube kids”dhe “Google kids” për fëmijë, që shumë pak e dinë dhe aksesorin” tha Lorela Garuli për Ora News.

Por pavarësishtë punës së prindërve, ndikimi i shoqërisë është i pashmangshëm.

Lojrat me sfida, dhe bullizimi online, janë dy nga rreziqet me të cilat përballen adoleshentët.

“Disa sfida që janë shumë negative, dhe shumë të rresikshme, nga shkallët më e lehta e më e vështira. Fëmija apo adoleshenti duhet të lëndojë veten, sepse, nëse nuk e bën, përjashtohet nga loja, nuk është i mirë mjaftushëm, për adoleshentin është shumë problem pranimi i grupit. Nuk janë të rralla dhe të pakta rastet që merret një foto e sikletshme e dikujt, bëhet virale. Në rrjetin e grupit të klasës dhe të shkollës, hapin grupe, e bëjnë meme,” tha Lorela Garuli.

Për ti mbajtur largë rrjeteve sociale, prindërit shpesh i angazhojnë fëmijët me kurse, por kjo nuk është zgjidhja ideale.

“Ka raste që axhenda e fëmijës bëhet më e zënë se axhenda e një të rrituri dhe fëmija fustrohet shumë, dhe ajo që ndodh duhet të pyesësh fëmijën a do të shoj në not, a do të shkoj në piktur dhe në anglishtë? Apo do prindi që të ketë një fëmijë që i bën të gjitha këto,” tha Lorela Garuli.

Aksesi i pakontrolluar në rrejtet sociale, fatkeqësisht ka shkatuar vdekjen e një 13 vjeçari në Lushnje,në vitin 2021, i cili u gjet i varur në dhomën e tij, nga familjarët.

2 Komente

  1. t
    te faleminderit per mirekuptimin

    Ej, fajin e ka ky sitem qe per parane vret dhe t'ane, thoshte Hasan Zyko Kamberi nga Frakulla e Madhe qysh pese shekuj me perpara. Ne u terbuam duke ,gritur gishtat dhe kembet perpjete. Tani hani frutat e lerini dengelat; psikologe, e çfare jane deri tek avokatet, marrin parate kot, jane te pa nevojshem dhe abuzues....

    1. k
      k

      Kafeja është status kushtetues dhe shqiptari që e do fort kushtetutës se ka mësuar nga presidenti fshatar injorant,nuk lejon ti preket kjo e drejtë.Harrohet familja por jo kafja.

      Lini një Përgjigje