Pas xhamive, edhe kishat kundër posterit me gishtat e mesit të Belind Këlliçit: E papranueshme për një kandidat

25 Prill 2023, 18:38Sociale TEMA

Pas xhamive, edhe kishat kundër posterit me gishtat e mesit të Belind

Pas reagimit të fortë të xhamive të Tiranës për posterat me gishtin e mesit, edhe komuniteti i krishterë në Shqipëri ka dënuar posterin provokues të Belind Këlliçit.

Përmes një deklarate publike, Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë thekson se fëmijët nuk kanë nevojë për shembuj banalitetesh, prandaj nuk mund të jetë e pranueshme normalizimi i banaliteteve në hapësirat publike të qytetit tonë, aq më tepër nga dikush që dëshiron të jetë qytetari i parë i tij.

Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë i vë në dukje kandidatit Këlliçi se sjellja e tij është e papranueshme dhe nuk është në përputhje me etikën qytetare.

Postimi i plotë:

Korrupsioni nuk luftohet me banalitet!

Ndërtimi i vlerave qytetare përfshin respektimin e njerëzve duke mos e katandisur debatin në sharje banale. Fëmijët tanë nuk kanë nevojë për shembuj banalitetesh, prandaj nuk mund të jetë e pranueshme normalizimi i banaliteteve në hapësirat publike të qytetit tonë, aq më tepër nga dikush që dëshiron të jetë qytetari i parë i tij.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka bërë një veprim të papranueshëm, duke treguar gishtin e mesit në ambjente publike ku kalojnë familjarë dhe fëmijë.

Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë i vë në dukje kandidatit të saj se sjellja e tij është e papranueshme dhe nuk është në përputhje me etikën qytetare. Gjithashtu, i bëjmë thirrje KQZ-së të ndërhyjë në kohë për të parandaluar ndikimin negativ të sjelljes së kandidatit në imazhin e qytetit dhe në integritetin e zgjedhjeve.

Ndërkohë, ne vazhdojmë të lutemi për procesin zgjedhor të 14 Majit e për të gjithë kandidatët që janë duke garuar, të mos veprojnë nën trysninë e fushatës, por të jenë të ndërgjegjshëm, ku përmes kandididimit të përçojnë vlera dhe sjellje nderuese për gjithë familjen dhe respektin për qytetarët e këtij qyteti/vendi!

4 Komente

  1. Y
    Y.H

    Ky eshte nje skandal dhe personi pergjegjes duhet ndeshkuar. Ata gishtat e mesit ti tregoje ne familjen e tij.

    Përgjigjjuni
    1. Y
      Y.H

      Ky eshte nje skandal dhe personi pergjegjes duhet ndeshkuar. Ata gishtat e mesit ti tregoje ne familjen e tij.

      Përgjigjjuni
      1. Y
        Y.H

        Ky eshte nje skandal dhe personi pergjegjes duhet ndeshkuar. Ata gishtat e mesit ti tregoje ne familjen e tij.

        Përgjigjjuni
        1. a
          aa

          ptuuu te qifsha jevgen kerric muti

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje