Pushimet drejt fundit, 2 janari rikthen normalitetin për bizneset

2 Janar 2024, 15:25Sociale TEMA
Pushimet drejt fundit, 2 janari rikthen normalitetin për bizneset

Në ditën e dytë të vitit të ri, kushtet atmosferike nuk kanë penguar aspak qytetarët e Tiranës për të dal në sheshin Skëndërbej, për t’ju gëzuar ditëve të fundit të pushimeve.

Kryeqytetasit, por edhe miqtë e ardhur për festa po munden që tashmë t’i rikthehen normalitetit. 

Shumë prej qytetarëve zgjodhën që kafenë e parë të 2024 ta pinë në sheshin Skënderbej ku atmosfera e festës vijon.

Moti i pazakontë për janarin, ka bërë që fëmijët mos t’ju ndahen lodrave në shesh dhe atmosferës së festave.

Të rrallë shihen të rinjtë, për të cilat festat mbyllen në orët e vona të natës.

Në sheshin Skëndërbej qyteza e magjishme e festave do të qëndrojë për qytetarët deri në 6 janar.

3 janari rikthen në funksion institucionet publike ndërsa në 8 janar rinis edhe viti shkollor. 

Lini një Përgjigje