Rikthehen pas 13 vitesh “Ethet e Nilit” në Shqipëri, 3 të vdekur dhe 17 të infektuar

5 Gusht 2024, 13:36Sociale TEMA
Rikthehen pas 13 vitesh “Ethet e Nilit” në Shqipëri, 3

Rikthehen pas 13 vitesh “Ethet e Nilit” në vendin tonë.  Burime nga Report Tv bëjnë me dije se deri tani janë shënuar 3 viktima dhe 17 të infektuar.

Ethet e Nilit është një nga sëmundjet më të zakonshme që transmetohen nga mushkonjat dhe varion nga 2 deri në 15 ditë dhe në format më të lehta sëmundja zgjat nga 3 deri në 6 ditë.

Simptomat e këtij virusi janë të ngjashme me ato të gripit, temperaturë, gjendje parehati e përgjithshme, etj. 

Edhe Dejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik në një intervistë për Report Tv konfirmon rastet ndërsa thotë se kemi të bëjmë me përhapjen e virusit në të gjithë Europën.

''Qendra Spitalore po vlerëson situatën. Nuk jemi i vetmi vend i shkëputur sa i takon Nilit. Në Europë janë konfirmuar. Kemi Francën, Italinë, Greqinë e Serbinë që konfirmojë rastet'', tha ajo.


Tomini tregoi se zonat që janë prekur janë bashkia Fier, Lushnje e Kurbin.

Lini një Përgjigje