Stuhia në Fier, probleme me energjinë elektrike në disa fshatra! Vështirësohet qarkullimi për shkak të mjegullës

30 Gusht 2025, 13:39Sociale TEMA
Stuhia në Fier, probleme me energjinë elektrike në disa fshatra!

Fieri është përfshirë mesditën e sotme nga një stuhi e fuqishme, shoqëruar me rrebeshe shiu dhe erëra të forta.

Sipas raportimeve zonat periferike veçanërisht ato në bregdet janë pa energji elektrike.

Mbi qytet është shtrirë një mjegull e dendur, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin.

Autoritetet kanë bërë apel për kujdes maksimal, duke u kërkuar drejtuesve të mjeteve dhe qytetarëve të shmangin lëvizjet në oraret problematike, deri në stabilizimin e motit.

1 Komente

  1. F
    Fieraku mallakastriot

    Pak shi në Itali të bjer, fiken dritat në Fier .

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje