“Ti i di më mirë këto, por nuk do të flasësh”, Ylli Rakipi debat me Fevziun për oligarkët

21 Mars 2023, 09:10Sociale TEMA

“Ti i di më mirë këto, por nuk do të

Në emisionin “Të Paekspozuarit” ka qenë i ftuar gazetari Blendi Fevziu, i cili u pyet nga Ylli Rakipi për oligarkët e Shqipërisë, naftën kontrabandë dhe biznesmenët e caktuar “nga lart”.

Ylli Rakipi: Shqipëria është e ndarë në 4-5 njerëz që kanë paratë, tenderat, koncesionet, shfrytëzojnë burimet natyrore, gjithçka. Ka biznesmenë që marrin gjysmën e Shqipërisë.

Duket sikur edhe njerëzit e politikës bashkëpunojnë me ta. Kemi 5-6 njerëz që i lindi Berisha dhe i forcoi Edi Rama.

Blendi Fevziu: Ata janë bërë që nga vitet ‘90. Sa më shumë përqendrohet ekonomia aq më shumë…

Ylli Rakipi: Disa nuk shfaqen fare. Kanë marrë dhe kanë mbuluar Sahatin në Tiranë, nuk duket më…

Blendi Fevziu: Ata që ndërtojnë, ndërtojnë në tokë private, me leje shtetërore. Biznesi në Shqipëri nuk është biznesi i Rusisë apo vendeve ku u pasuruan mbi bazën e pronave dhe aseteve të Bashkimit Sovjetik. Biznesmenët shqiptarë nuk e nisën kështu.

Ylli Rakipi: Edhe këtu, nafta është monopol. E di sa naftë hyn kontrabandë në Shqipëri? Këtu harxhohet më pak naftë se në Kosovë, ku ka më pak automjete.

Blendi Fevziu: Nuk e di, nuk e njoh këtë fushë.

Ylli Rakipi: Në Kosovë konsumohet më shumë naftë se te ne, duke patur dy herë më pak makina.

Blendi Fevziu: Nëse është e vërtetë, duhet hetuar.

Ylli Rakipi: Duhet ta hetojnë ata që e bëjnë?

Blendi Fevziu: Po them që biznesmenët tanë janë ndryshe nga rusët. Nuk ka një rast që një biznesmen shqiptar të ketë marrë ndërmarrjet e komunizmit dhe të jetë pasuruar.

Ylli Rakipi: O Fevzi, e zë COVID-i biznesmenin dhe shtrihen qeveritarët nga frika se mos ikën dhe mbeten lekët brenda…

Blendi Fevziu: Ku i di unë këto…

Ylli Rakipi: Ti i di më mirë se të gjithë këto, por nuk do të flasësh.

Blendi Fevziu: As jam marrë me njeri dhe as i jam afruar njeriu, me përjashtim të ndonjërit që kam mik. Me të tjerët nuk kam lidhje.

Ylli Rakipi: Saliu i pari dhe Edi Rama më pas, e pëlqejnë shumë këtë, i duket se kështu duhet drejtuar vendi, pa garë. Biznesmenët caktohen nga lart.

Blendi Fevziu: Kjo është skandal. Kush ka diskutim për këtë? Është skandaloze.

15 Komente

  1. n
    na mbyten injorantet turcelinj

    2 legena gazetar qe bejne te pa diturin,sidomos fevzo qeros milioneri qe nuk meret me keto gjera.fevzo fto sazan gurin budallan se i ka ngordh qeni me emrin sali

    1. K
      Këtu Ylli ka Shum të drejte

      Ylli për naften dhe tendrat, Ka shum të drejte. Se pse njerzit e Edi Rames, Sali Berishes dhe ilir Metes, në kët vend vjedhin çdo gjë, dhe zotrone, të gjitha bizneset në repuliken e Shqiprise. Këta 3 kriminela, kane kriminelet e tjer posht tyre dhe e kane bër Shqiprine rrush e kumbulla.

      1. S
        Shpetimi Debatik

        Natyrisht që e bënë rrush e kumbulla, ekonominë e vendit ,sepse nuk ekzistojnë ndermarrjet shtetërore (publike) si konkurente, nuk u interson tre kriminelve Sal-liro -Ed , zagar tē lobit hajdut perendimor.

      2. l
        l

        Ne pronarët sillemi vërdallë nëpër gjykata,fshatarët e korruptuar dhe mafjozë u bënë pronarë me fallsifikime.Mallkuar qoftë ai vend i ndyrë ku triumfon vetëm krimineli dhe maskarai.

      3. A
        AI

        Blendo pjese e enturazhit...po pse o Blendi pak ka qe privatizuan naften, ndermarrjet, armet e ushtrise kapterret I shiten...po me Blendin merresh o Ylli....

        1. F
          Fevziu me koleget (hajduter)

          Fevziu hiqet si i ndershem se ka pasuri si trashegimtare i biresuar, ne fakt ky me dokumenta fallso ka rimarre perseri prona pasi I kishin shitur paraardhesit. Nderkohe eshte ne pazar me Frangaj, pastrojne parate te pista droge. Udhetimet me Mane (vemie si njeri) dhe Gimi Redbulli ne vende te largeta, edhe Frangaj me bashkeshortet udhetojne shpesh gjate javes. Te gjitha keto para ku I gjejne , pra keto te kontrollojne se keto jane pislleku I shoqerise shqiptare, sahanlepiresa ne 33 vite. Mediat dhe bizneset e tyre jane maskarada e qelbur qe ka rene niveli I kontrollit te shtetit dhe drejtesise te marrin masa. Pra mos fol qeros (fantomas) sikur te intereson drejtesia se Frangaj jot morri Kinostudion me qera 1 euro dhe nderkohe po ben studim per 6 Kate te ndertoje ne kinostudio. Atehere qeraxhi (Frangaj) te ndertoje ne prone shteterore, pra ti edhe ai katunare kerkoni te beni si te ndershem. Pra Ylli te ka provokuar se edhe ai spo merr dicka te ndertoje, pas nderteses qe ka bere te stadium Dinamo (te konadi). Politika dhe mediat jane te perfshire ne llumin e pazareve ne ndertim dhe biznese, me parate e vjedhura ne buxhetin e shtetit ose parate e droges.

        2. k
          k

          Gazetaria shqiptare eshte e degraduar si çdo gjë tjetër. Bashkëjetesa dhe shërbimi per perfitime personale eshte vazhdimi i spiunëve vullnetar të komunizmit.Mjafton të vjedh,perfitoj dhe grabis për veten time,pastaj fajin e ka populli në përgjithësi.Populli shqiptar meriton diktaturën

          1. K
            Komunist me Rolex

            Është paradoks që ne Shqipëri vetëm Rakipi 70 vjec ka mbetur si gazetar që bën pyetje të vështira

            1. S
              SPAK

              Dy njerez te peshtire, si vete Saliu, te cilit i sherbejne!!

              1. B
                Bobi

                Po si do i permendi emrat ky kur pagen ja paguajne oligarket.Zamir Mane ,Cet Kastrati, Geci, Ulaj dhe kompani

                1. Q
                  Qyli

                  Si puna jote Yllo, qe privatizove shtepine e pionerit tek Lagjai 5, tek shkolla 11 Janari dhe i qive ropt e u bone pasanik duke ndertu pallat me leket e blereseve. Rrace kari, po cilin ben per budalla mor moter qire.

                  1. I
                    Idioti

                    Ylli Rakipi nje plehre qe nuk ka te ngopur ka bere milionat me gjobat qe vendoste dhe me kontrabanden. Blendi Fevziu ka bere pallate e qendra tregtare me pronat ne Tirane e ne bregdet duke perdorur grupe kriminale per te vrare e mbyll gojen njerezve. Kur flasin dhe keta te dy te vijne zorret ne gryke.

                    1. P
                      Phoenix

                      Pashallaret e kuq, kane 33 vite qe kane ndryshuar emrin, ne Oligarket e kuq.

                      1. c
                        ceni, boston

                        Po mir o Fevzi, po Frangaj qe te mban ty me ' rroge te majme " ku i gjeti pronat apo i solli nga Lezha. Keta jane oligarket shqiptare per te cilet flitet, qe morren pronat shtetrore apo studiot televizive te shtetit apo te Marsel Skendos per 5 lek dhe u bene te pasur. Po keshtu edhe ata te tjeret qe ndetrojne dhe shisnin cadra shiu dikur. Nuk eshte Manja qe ne Korce mori token shteterove dhe ndertoi shoping center, apo sa pagoi andej nga bregdeti qe ndertoi kompleksin turistik? Etej etje. Ti ke ngrene e ke pire nga keta dhe ke bredhur boten apo dhe keto me"rrogen" e bere. Ska dyshim se mer me teper se sa ata qe drejtojne programet e CNN.Rroga jote eshte ndarje pasurie me oligarket qe i nxjerr ne emisionet e tya ashtu si ju intereson atyre.

                        1. L
                          Llogaria

                          Bledi Fevziu bashkë me Frangaj e Berishën falsifikuan librin në Arkivin e Shtetit dhe vranë Konomin në Vlorë që kishte zbuluar falsifikimin dhe kishte fituar gjyqin. Ky bashkë me Frangaj e Berishën janë koka e Mafies në Shqipëri.

                          Lini një Përgjigje