Çuçi e Veliaj inspektojnë sportelet e mbyllura: 95% e shërbimeve jepen online

11 Maj 2022, 14:01Sociale TEMA

Çuçi e Veliaj inspektojnë sportelet e mbyllura: 95% e

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi dhe kryebashkiaku Erion Veliaj ishin sot në zyrat e Gjendjes Civile në Njësinë Nr.8 në Tiranë për të parë nga afër mbylljen e sporteleve fizike pas kalimit të shërbimeve online prej datës 1 maj. Në total tha ministri janë rreth 95% e shërbimeve qeveritare që jepen online në portalin e-Albania.

“Ndër shërbimet publike kryesore janë gjithashtu edhe 8 shërbime të Gjendjes Civile që kanë kaluar online. Disa shërbime specifike jepen ende në sportelet fizike sepse e kërkon ligji dhe duhet të zbatojmë detyrimin ligjor. Siç e shihni që prej 1 majit këto korridore janë bosh. Ndërkohë që këtu paradite ishte plot me njerëz që vinin për shërbime. Ishte një kohë e humbur. Sot shërbimet merren nga celulari apo kompjuteri”, tha ministri Çuçi.

Më tej ai ai tregoi se po punohet për të kaluar gjithashtu online edhe pjesën e shërbimeve qe ofrohen nga bashkitë në të gjithë vendin.

“Bashkërisht do të fillojmë punën shumë shpejt sepse ashtu si bëmë me shërbimet e qeverisë qëndrore do të kalojmë me shërbimet vendore në të gjithë vendin. Kjo do të jetë një sipërmarrje shumë e rëndësishme për të lehtësuar qytetarin totalisht nga koha që harxhon në zyrat e shtetit”, theksoi Ministri i Brendshëm.

2 Komente

  1. S
    Sa punëtor ky Eri..

    Po ç'punë ka kryetari I bashkisë së TR të kontrollojë zbatimin e vendimeve qeveritare për platformën qeveritate e-albania. Apo do me u duk Edi sikur po bën diçka dhe me vrap lali çerin.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Boll na cat Carin me kto Online

      nji kushua im ka bo 5-her aplikim ke Albania portal ,per nji certifikat dhe saher i dergojen Codi -mn e ri (specialistet allabnes te erjonit ) perseri nuk funksionon me tha dhe amabsada thot : Nuk e kemi ne ne dore e ka Portlani !!!!!!!!!! O te dhjefsha portalet tuaja ,skandaloze .5-her aplikim e codi te ri nuk e mer (ka problem thon !) Kur ka Probleme do te thot se ju hani mubt kot sepse nuk funxḱsionojn prandaj boll na grriset medieve . Shikoni ti beni si duhet te funksionojne jo si Demokracia aty e gjithcka

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje