Zbardhet pasuria e Princ Lekës: Nga kulla te ish-hotel Dajti, te pronat miliona euro

7 Mars 2024, 09:33Sociale TEMA
Zbardhet pasuria e Princ Lekës: Nga kulla te ish-hotel Dajti, te pronat

Ish-këshilltari i familjes mbretërore, Murat Basha ka zbuluar në Repolitix në Report Tv detaje nga pasuria e Princ Lekës. Basha tha se po ndërtohet një pallat pas hotel Dajtit. Basha tha se kanë edhe prona të paluajtshme.

"Nuk e di sa është pasuria sepse për natyrë nuk pyes kurrë për gjëra të tilla. Prona kanë shumë, disa të marra disa të pamarra. Nuk kam ide shifrash, është në gjendje të rehatshme ekonomike, ka jetuar rehat, s’di të ketë probleme financiare. Di që po ndërtohet një pallat pas hotel Dajtit, e zonja ka marrë një pronë të dhuruar nga princi", tha ai.

Ai thekson se Princ Leka aktualisht jeton me qira dhe se pas përfundimit të procesit të divorcit do vendoset në Pallatin Mbretëror. Ndërsa sa i takon Elia Zaharisë dhe vajzës, të cilat jetojnë ende në Pallatin Mbretëror, më pas do të vendosen në një shtëpi tjetër, që sipas Bashës u është dhuruar nga Princi.

“Ai është në shtëpi të tij, ka lënë ish- bashkëshorten të jetojë në shtëpinë e tij dhe jeton me qira derisa të mbarojë divorci, është djalë i jashtëzakonshëm. Ai është jetim, gjeti mbështetje te bashkëshortja dhe një familje. Ai jeton jashtë oborrit mbretëror, deri ditën kur të zgjidhet dhe ajo të sistemohet në një banesë tjetër, që ja ka dhënë ky bashkë me një biznes”, tha Basha.

Vitet e fundit familja mbretërore ka rimarrrë pronën që quhet Vila e Zogut në Durrës dhe ish pallatin e Pionierëve në Tiranë. Ndërkaq pretendon edhe disa prona të tjera të cilat ende institucionet nuk kanë vendosur për fatin e tyre.

Gjykata e Lartë i ka njohur Lekës II edhe pronësinë e dy vilave dykatëshe, me sipërfaqe 345 e 145 metra katrorë dhe një trualli prej 3962 metrash katrorë, ish-pronë e gjyshit të tij, Mbretit Ahmet Zogu në Shirok të Shkodrës.

Lidhur me procesin e divorcit dhe pasurinë, avokati i Lekës, Aranit Roshi, tregoi se pasuritë e paluajtshme, mes tyre edhe Pallati Mbretëror, nuk futen në listën e pasurive që ndahen mes çiftit. Por avokati thekson, se Princ Leka një pasuri të konsiderueshme ka rënë dakord që t’ia kalojë Elias dhe vajzës së tij që t’u sigurojë një jetesë komode.

“Ka dy marrëveshje, janë bërë me akt noterial. Marrëveshja e parë është për zgjidhjen e martesës që është nënshkruar kërkesa dhe depozituar në Gjykatë. Do i nënshtrohet vlerësimit nga gjykata dhe në fund do vendosë ta miratojë duke zgjidhur martesën ligjërisht. Gjykata garanton të drejtat e fëmijës, shikon nëse marrëveshja garanton këto të drejta.

Marrëveshja e dytë është një kontratë, ku Princ Leka një pasuri të konsiderueshme ja njeh Elias dhe vajzës së tij që tu sigurojë një jetesë komode. Nuk mendoj që arsyeja dhe konflikti është pasuria. Në të gjitha marrëveshjet ka qenë e asistuar nga njohës të ligjit dhe ajo e ka kuptuar dhe ka qenë në dijeni të pasoja që vijnë. Pasuria e trashëguar nuk hyjnë në atë regjim që ndahen mes bashkëshortëve. Ka qenë vullneti që t’i kalojë këto pasuri te vajza dhe ish-bashkëshortja”, u shpreh avokati për Repolitix.

Aktualisht Princ Leka jeton me qira, ndërsa Eliza Zaharia dhe vajza 3-vjeçare jetojnë në Pallatin Mbretëror. Princi zhvillon vizita të vazhdueshme për të takuar vajzën, ndërsa avokati thekson se pas përfundimit të divorcit Princ Leka do rikthehet sërish në Pallatin Mbretëror.

“Do rikthehet, është larguar për të krijuar komoditet për Elian dhe fëmijën. Ky është qëllimi, nuk është se kemi ndonjë zhveshje nga posedimi. Do kthehet tek shtëpia e tij”, thekson Roshi.

Ndërkohë, avokati sqaron se Princ Leka nuk ka ngritur pretendime për kujdestarinë e vajzës, pasi nisur nga mosha e saj, 3 vjeç, është gjykuar që të qëndrojë me nënën.

41 Komente

  1. j
    jetnor

    Sa per te qeshur je o Murat RRK princi e RRK ti....

    Përgjigjjuni
    1. s
      sabrima

      Po pra, prandaj po cmendet Elia se po i ikin pronat.

      Përgjigjjuni
      1. Y
        Ymeri nga Devolli

        O koqe zedhens,,nuk mund te thuhet "jetim" per nje persone qe eshte ne moshe madhore dhe pastaj eshte martuar dhe ka edhe femije .

        Përgjigjjuni
    2. F
      Flamuri pa shtizë

      Pronat. E perse keto prona i ka ky? Apo se gjyshi tij ropi fshataret e gjor. As nje cnm nuk duhet dhen ketij Princ leshit..!

      Përgjigjjuni
      1. S
        Salkari

        Ja dha Sali Berisha shoku ....qelbesira me e madhe qe ka lindur kjo toke ....

        Përgjigjjuni
        1. A
          Ana

          Bravo

          Përgjigjjuni
      2. C
        Ceku

        ky qe do virste femijen e vet po ti dilte gay ........pika

        Përgjigjjuni
        1. E
          Eli

          Ajo gruaja eshte naive... Duhet ti marre 50% te gjithe pasurise ne gjyq sipas ligjit. E gjithe lufta behet per prona hajduter te pangopur.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kurioz

            E ke lexuar ndonjehere Kodin e Familjes apo flet nga çfare ke pare neper filma Hollivudi?

            Përgjigjjuni
            1. T
              Teli

              Pronat e trashëguara nuk janë pjesë e pronave të vënë gjatë periudhës martesore. Vajza e Gjergjit do marrë atë që i njeh ligji jo atë që dëshiron i ati që është futur në mes te shtepise dhe i veshur me tuta e me dru në dorë kërcënon. E thjeshtë..! E kupton ..?!

              Përgjigjjuni
              1. P
                Plaku xhuxhumaku

                Gjergj Polloshi, po bonte stervitje dhe vrap se nuk rri dot ne kembe. O burr plak sportist qe lu bejzboll me koka robsh. Hajde rrace hajde.

                Përgjigjjuni
              2. S
                S,ka emer

                Ajo grua nuk do i marre asgje atij. Ai i ka te trasheguara. Gruaja do marre ato qe ka punuar vete. Keshtuqe femrat te mos martohen duke bere llogarine se cfare ka burri, se ne fund asgje nuk merr nga Burri edhe me ligj.

                Përgjigjjuni
                1. Z
                  Zoti i nidmofte te gjithe..

                  Pasuria qe ka nje bashkeshorte...Ne momentin e lidhejs te martese njerezit qe kane jetuar dhe jetojne ne Evrope...i dine Ligjet shume mie ...Pasuria e vene me perpara nga njeri bashkeshorte...nuk ndahet ne restine ne divorsit...Vetem pasuria e vene mbas dates te lidhjes te marteses , ndahet 50 / 50 %.. Varet ne diten e lidhejs te marteses,,, mareveshja qe eshte ,,, ! Kure dhihet dhe behet mute ,,shtepia e cfare e do pasurine....nese secili simbas deshirave....sidomos sote i sekx femer....qe mbijeton vetem me kembet perpjete... Ne rastin qe flitet : ky zoteria Princ qe e quhan veten ! eshte per gjyna...me kujtohet kure eshikja te robetuar duke e gjermuar nga mbrapa kete ish zonjen e tije....! ne Hotel Tirana....Fatekeqesi edhe per ate vajzen tjeter qe nderhyri dhe prishi nje Familie me Femije...! une besoje ne Zote dhe besoje secili qe ben nje gabim....denimim e meer ne kete jete,,,,e jo ne ate qe tregojn ete tjeret si Histroi...te pa ndodhur...

                  Përgjigjjuni
                  1. Z
                    Zoti i nidmofte te gjithe..

                    Pasuria qe ka nje bashkeshorte...Ne momentin e lidhejs te martese njerezit qe kane jetuar dhe jetojne ne Evrope...i dine Ligjet shume mie ...Pasuria e vene me perpara nga njeri bashkeshorte...nuk ndahet ne restine ne divorsit...Vetem pasuria e vene mbas dates te lidhjes te marteses , ndahet 50 / 50 %.. Varet ne diten e lidhejs te marteses,,, mareveshja qe eshte ,,, ! Kure dhihet dhe behet mute ,,shtepia e cfare e do pasurine....nese secili simbas deshirave....sidomos sote i sekx femer....qe mbijeton vetem me kembet perpjete... Ne rastin qe flitet : ky zoteria Princ qe e quhan veten ! eshte per gjyna...me kujtohet kure eshikja te robetuar duke e gjermuar nga mbrapa kete ish zonjen e tije....! ne Hotel Tirana....Fatekeqesi edhe per ate vajzen tjeter qe nderhyri dhe prishi nje Familie me Femije...! une besoje ne Zote dhe besoje secili qe ben nje gabim....denimim e meer ne kete jete,,,,e jo ne ate qe tregojn ete tjeret si Histroi...te pa ndodhur...

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Adi

                      Eli nuk ja merr dot. Se jane prona te trasheguara .

                      Përgjigjjuni
                    2. I
                      Info

                      Ka nja 15 vjet qe e ka marre vilen ne Durres, edhe e ka lene germadhe (siç e mori). Ka vene nje roje qe u merr para atyre qe duan te vizitojne ambjentet.

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Shabajahu

                        E kuptoj shume mire hallin e Princit Leka. Grate kur behen me femije e harrojne fare Burrin dhe e lejne pas dore. Pasi gruaja behet me 1 ose me 3 femije , harroje seksin. S' ka me seks . Ka vetem vetsherbim .....me dore .. Ky i Vipi ka gjet nje goc te re dhe po jeton prape Rinine ... ahh sa e kam zili ... Ca te bejme ne qe nuk kemi para dhe prona , nuk e perballojme dot nje dashnore. Hallal Princ Leka , bej qejf me gocen e re se nuk perballohet vetmia kur ke grua me femije ... dhe nuk ta var gruaja.

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          Lipton Ice Tea

                          I vetmi qe ka fol sic duhet!

                          Përgjigjjuni
                          1. B
                            Bravo

                            I modh çuno. Elia i thoshte robit bjeri me dore se une e kom per jaronin pjeshken. Ene ai shkoi e nguli pirunin ku deshi. O gra, bojini hyzmet burrit, mushjani pjaten dhe zbrasjani bolet se ka gjithmone nje me te mire (burre a gru qofte) qe e bo at muhabetin.

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Tironsi

                              Po ndihmoje me pra grune qe ne fund te dites te shijosh i fije omelsine... Sa kollaj e thua "merret me femijen". Po nje prind per cfare sakrifikon? Ne te kundert rri beqar. Problemi eshte te dish te zgjedhesh mire bashkeshorten or cun. Te dy burre e grua duhet te jene ne nje vije mendimi per ceshtje te rendesishme. Masanej fillojne problemet dhe seksi eshte me i vogli nder to.

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                Pandora

                                Cfare komenti idiot, po I bie qe gjith burrat e martuar me gra e femij duhet te kene te dashura goca te reja se sipas teje sja varin me gratë burrit, o zot cfare injorance , po jemi gra vet e kemi femije dhe ska ndryshuar asgje ne seks me burrin, komenti me pa lidhje, gjithmone do e gjejnë shqiptaret nje justifikim kur burrat tradhtojnë skane faj burrat e shkrete asnjehere ????, nese nje grua tradhton kryqëzohet dhe quhet k..., mjer ne ne cfare vendi jetojmë

                                Përgjigjjuni
                              2. m
                                mos

                                Pse ka pallat mbreteror ne Shqiperi? Po kush eshte mbreti, aman?! Pordhe me rigon te thare , Murat Basha !

                                Përgjigjjuni
                                1. k
                                  kacidhja

                                  PO PARATE QE VODHI GJYSHI A I KA KTHYER KY MENDER PRINC. KUSH JA KA DHENE PRONAT ESHTE ME KRIMINEL SE TRADHETARI ZOG.ATO PRONA I TAKOJNE POPULLIT.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. t
                                    tahash

                                    Popull rrot kari qe quan princ nje debil

                                    Përgjigjjuni
                                    1. x
                                      xy

                                      cfare princi ai Spanja as shkolle elita e njeh. mirë nuk thotë kotmire komentonte njeri para meje po floririn we vodhi e mori gjyshi ahmet ç'u be

                                      Përgjigjjuni
                                    2. X
                                      Xha

                                      Nga i gjeti pronat ky kurvari? Ato janë pronë e shtetit. Në nuk e njohim kurven si princ.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. S
                                        Shqiptari

                                        Ahmed Myhtar bej Zogolli lindur ne Burgajet te Matit ne tetor 1895 nga martesa e dyte e Xhemal pashe Zogolli me Sadije Toptanin.Babai i tij funksionar besnik i Portes se Larte,pinjoll i fisit Zogoglu,ishte martuar me kusheriren e tij te pare,e cila vdiq e re,por dhe vete Xhemal pasha vdiq ne 1904 rreth 45 vjeç dhe u varros ne Turqi.Ahmedi u dergua ne Turqi ne vitin 1903-1912, ku beri 9 vite shkolle dhe nje kurs disa mujor ushtarak.Ne vitin 1914 ndihmon bashke me disa anetare te fisit te tij me rreth 2000 trupa princ Wide,duke marre nje shume parashe nga princi per arme dhe uniforma.Largohet bashke me Wide dhe qendron ne Viene deri ne vitin 1918 ku vjen te mbeshtese qverine e Durresit.Behet protagonist ne qeverine e Lushnjes duke rekrutuar trupa nga Mati me pagese duke kerkuar postin e Ministrit te brendeshem.Me ndihmen e vjehrrit te tij Shefqet bej Verlaci(ishte fejuar me Behije hanemin,nje nga tri vajzat e Verlacit) mori postin e kryeministrit ne dhjetor te vitit 1922,post te cilin e refuzuan disa kandidate.Qeveris deri ne qershor 1924, iken ne Jugosllavi per t’u kthyer ne dhjetor ne pushtet me ndihmen e trupave dhe armeve te kryeministrit Pashiç.Behet president dhe ne vitin 1928 e veteshpalli veten Mbret te Shqiptarve deri ne 7 prill 1939 ku iku nga vendi per te vdekur ne ekzil ne Paris ne 1961.Pas shume aventurave “dashrore” me shume gra deri dhe prostituta te ardhura nga Italia,Rusia dhe nga vende te tjera,ne moshen 44 vjeç martohet me Gelardinen,me te cilen pati nje djale Leken I.Tere vitet e mbreterimit te tij shteti nuk kishte zyra,por disa shtepi agallaresh te marra me qera qe sherbyen si ministri.Ne Burgajet pasuria e tij kishte marre fund qysh kur i ati ishte ende gjalle.Ne Tirane,ne Kavaje kishin prona krushqite qe kishte bere i ati dhe Toptanet nga e ema,Sadija.Zogu merrte nga shteti shqiptar 3% te buxhetit per familjen mbreterore.Nuk la shtepi,madje tere ministrite dhe pallati Mbreteror u ndertuan me njr kredi te marre nga shteti Italian dhe u ndertuan nga viti 1939-1942.Disa vila si ajo ne Durres apo ne Shiroke nga tregtaret e ketyre qyteteve.Shtepite dhe vilat e Esad pashes dhe disa Toptaneve te tjere pretndohen nga Leka II si prona te te atit. Berisha i dhuroi nje nga sarajet e Esadit dhe kjo sot quhet Rezidenca,oborri mbreteror.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. D
                                          Demokrati idealist

                                          Gjyshi i tij Ahmet Zogolli nga Burgajeti i Matit vodhi thesarin e shtetit dhe në kohën më të vështir për një komb siç është pushtimi nga Italia fashisti iku si një lepur i pëgër dhe e la popullin në mëshir të fatit.Ky veprim e ka emrin tradhëti asgjë më pak.Familjes së Zogollit dhe pasardhësve të tij nuk u takonte të merrnin asnjë pronë,sepse gjyshi i tyre ishte tradhëtar i kombit.Por sali muti i solli eshtrat tradhëtarit nga Franca dhe i ndërtoi një bust me taksat e shqiptarëve.Edhe ky nipi i tij që është i rritur si kallami në mut është njësoj si i ati dhe gjyshi. Ai nuk është princ sepse Ahmet Zogolli u vetshpall mbret,sepse nuk kish gjak mbretëror.Kjo familje është e urryer nga shqiptarët si familje tradhëtarësh.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. t
                                            turisti

                                            Sa per te qeshur ,keta qe shane komunizmin per vite e vite me radhe mburrin nje gjoja princ qe ka ardhur vetem te kerkoje prona te marre nga shqiptaret qe i vodhi dhe i ropi ,Race e ndyre

                                            Përgjigjjuni
                                            1. X
                                              Xxxx

                                              Cjane keta princa? Ju qifsha shteti..gjyshi i ketij kari vodhi floririn e popullit....

                                              Përgjigjjuni
                                              1. s
                                                sali

                                                Ky i vete quajturi mbret qendroi ne pushtet dhe pronat e shtetit i beri pronat e tij.Nga i jati vetem dhi ne burel kishte.,Atehere dhe femijete Enverit sipas kesaj logjike duhet te marin vilat dhe piramiden,Saliu me vendim qeverije ja dha pronat ketyre bastardeve

                                                Përgjigjjuni
                                                1. A
                                                  Albini

                                                  O Murat kokelopa! Po ne shqiperi nuk ka as mbret ,as princ as mbreteri dhe as pallat mbreteror o koqe ,o lepires i bythes se ketij lamashit te afrikes jugut! Por ska faj ky hella qe tall menderen me pasurine e vjedhurshqiptareve ,por sali berisha qe i dha gjithcka kaqolit leke a si e ka emrin.......

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. a
                                                    ahmet den babaden

                                                    nipi i ahmet bej zogollit dhe sternipi i xhelal bej zogollit me emer kristjan ,,LEKA ,,,,,hapu varr ,,,,e basarduan fare identitetin dhe besimin ,,,,

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. K
                                                      Kristi

                                                      Sa para i kan hëngër këtij, deri i fundit Lali Eri. Në atë pallat shkoni e shikoni se kush janë aksionerë, dhe kush ka blerë, gjithashtu ke pallati tek ish lodrat e rrugës elbasanit, shikoni kush janë aksionerë dhe blerës, gjithashtu tek pallati mbi sahstin dhe bashkinë, tek pallari që po ndërtohet tek Ismail Kadareja, shikoni kush është aksionerë e blerës. Ata që bëjnë si qënt e rrugëve me njëri tjetrin, ata natën bëhen bashkë për të kafshuar të nesërmen. Kush janë, dihen; Rama, Berisha, Erjoni, Meta dhe jeniçerët e tyre. Doli se ndërtoka ylli pinari, po ky nga sëmës doli me para, apo mori lekët e burgut. Këta janl shushonjat që pijnë e hajnë bashkë or milet. Këta janë një tavë e qelbur që qelbin shtetin.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. E
                                                        Esati

                                                        Pronat e Zogut jane vene ne kohen qe ai ishte kryetar shteti dhe jane kryesisht "dhurata" te popullit, si per shembull vila e Durresit. Sipas legjislacionit aktual, keto dhurata te marra per arsye te funksionit zyrtar jane akte korrupsioni pasiv dhe si te tilla duhet te shtetezoheshin. Eshte skandaloze qe gjykatat tona edhe pas 100 vjetesh japin vendime te tilla.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. T
                                                          Texas

                                                          Kulmi .Nje kufome injorant I pasur

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. S
                                                            Sadiu

                                                            A ç'na e dhjeve mbretërin o princ opinga

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. S
                                                              Shqipetari

                                                              Princ Leka eshte shume i edukuar dhe njerzor.Vjen nga nje famije e vertete shqiptare dhe fisnike.Por jeta cfar nuk te sjelle,duhet perballuar.Llapaqenlliku shqiptare ben mire te shohi problemet e tije dhe te mos merret me problemet e Lekes sepse Leka i zgjith vete problemet e veta.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. L
                                                                Lendi

                                                                Po kush ja boni pronat ktij? Mos ka gjo te trashigume?????????????

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. T
                                                                  Tani

                                                                  Ku I gjeti gjyshi I tij pronat I vodhi nuk I ka blere ato prona Jane te shtetit Jo te ish mbretit Po floririn armet qe I la pa shula pa municion demin qe I ka bere ketij kombi Kur do shlyhen.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. F
                                                                    Fiqret Dobrina

                                                                    Mbretii eshte mbret buhet respektuar

                                                                    Përgjigjjuni

                                                                    Lini një Përgjigje