
Andreas Ndoj mund të kishte ecur në gjurmët e Thomas Strakoshës dhe Ergys Kaçes duke lënë gjurmë në Kombëtaren shqiptare, por vendosi të ndjekë udhën e Sotir Ninit, Gjergji (Panajot) Kones dhe Fiorin Durmishajt duke zgjedhur të luajë për Greqinë. Është e drejta e tij ta bëjë, sado që kjo mund të lëndojë shumë shqiptarë.
Por mënyra se si Andreas Ndoj, mesfushori me tipare mbrojtëse, 19- vjeçar, i Olimpiakosit, vendosi të ikte sërish te Greqia, ka hapur plagë të vjetra dhe një debat të ri. Po, sepse ai fillimisht ka luajtur me Kombëtaren U-16 të Shqipërisë (4 mars 2019). Më pas ka luajtur 6 ndeshje me Kombëtaren U-17 dhe tri ndeshje me kombëtaren U20 të Greqisë. U pendua. Vendosi që të vinte sërish me Shqipërinë dhe më 23 shtator të këtij viti 19-vjeçari 190 cm i gjatë luajti me Shpresat e Shqipërisë. Po pastaj? Më 19 shtator firmosi se donte të ndryshonte kombëtare, pra të luante me kuqezinjtë dhe më 28 tetor FSHF-ja dërgoi shkresë në KAS (procedurë standarde) se do të luajë përfundimisht me Kombëtaren shqiptare, atë të prindërve të tij.
Mirëpo sërish Ndoj ndërroi mendje dhe dje ka njoftuar federatën se nuk do të luajë me Shqipërinë, por me Greqinë. Po, fiks kështu. Dhe tani situata është komplikuar. Babai i Andreas, Anesti Ndoj, thotë ekskluzivisht për “Panorama Sport”, se vendimi që i biri të luante përfundimisht me Greqinë ishte tiji.
Zoti Ndoj pse ky ndryshim i vendimit nga Andreas? Ishte vendimi i familjes apo i djalit tuaj?
Nuk është vendim vetëm i prindërve, ashtu na e mori mendja të gjithëve dhe kështu kemi vendosur.
Edhe djali ishte dakord me atë?
Kur është prindi duhet të jetë edhe djali dakord, sepse djali duhet të shkojë pas prindit. Unë e kam bërë djalin dhe jo ai mua.
Por djali juaj është njëri i lirë, mund të dojë të luajë për një kombëtare tjetër…
Jo, jo nuk është i lirë sa të jem unë gjallë. Jam unë një herë, pastaj djali. Por megjithatë kemi vendosur si familje.
Nuk ju paragjykojmë, sepse secili sheh interesat e veta, por çfarë ndodhi që ndryshuat sërish vendim pasi ai luajti me Shpresat e Shqipërisë?
Mua më vjen inat, sepse kur djali erdhi në Shqipëri me Kombëtaren U-21 nuk ka dashur të vendosë firmën, sepse ai nuk është pa nënë dhe pa babë.
Cilën firmë?
Firmën që ka publikuar FSHF-ja se djali dëshiron të luajë me Shqipërinë. Shikoni, unë kam bërë gjithë ato kilometra që shkova ta shikoja djalin në Kroaci. Por ka ca rregulla edhe si shtet edhe si federatë… Kush janë ata aty që vendosin për të tjerët?! A nuk mund të më merrnin mua si prind dhe të thoshin: “Z.Ndoj, ne kemi vendosur që ta marrim djalin”… Pse ta bënin kështu? Prandaj jam i inatosur. Djali ka vënë firmën aty pa më pyetur fare mua si prind.
Dakord, por çdo prind apo familje është e nderuar kur djali i thirret me ekipin kombëtar apo jo?
Po, e mirëpres, shumë gjë e mirë është. Puna është se djali ka lindur këtu, ka marrë pasaportë greke, është shkolluar këtu. Është tjetër djali dhe tjetër unë. Unë jam shqiptar, kam nderin që jam shqiptar, jam prej Malësisë dhe nuk e mohoj, si unë si familja, por me djalin nuk është njësoj.
Pse?
Përderisa djali ka bërë shkollën këtu, edhe ushtar do të jetë këtu. Pastaj, pse kur ka luajtur për moshat e Greqisë më kanë marrë dhe më kanë pyetur nga federata greke?!
Por atëherë ndoshta ka qenë nën 18 vjeç dhe e kishin detyrim t’ju pyesnin…
Unë kam dashur që ai të jetë i lirë, nuk e lidh aspak me asnjë. Djali ka vendosur vetë, por ata (FSHF) ia kanë marrë firmën pa më pyetur mua dhe këtu e kam inatin. Dje i kam çuar e-mail Dritan Babamustës dhe Denis Lilos, që dëshira jonë është që djali të jetë me kombëtaren greke. Ky është muhabeti. Ndërkohë, kanë shkruar të gjitha portalet, bëri këtë e bëri atë… Nuk merrem me ato.
Ju z.Ndoj nga jeni?
Nga Shkodra.
Përse vendoset që djali juaj të luajë për Greqinë dhe jo për Shqipërinë?
Ashtu ma mori mendja.
Këtu të gjithë luftojnë për të luajtur me Kombëtaren shqiptare dhe pak ia arrijnë…
Po janë punët e mia ato mor zotëri. Diçka që thyhet njëherë nuk kthehet më si më parë. Nuk ma kthen kush mendjen. Çdokush ka të drejtën e vet.
Pse, çfarë është thyer?
Është thyer pra, sepse ia kanë marrë firmën pa i pyetur prindërit.
A jeni konsultuar me të afërmit apo ishte vendim tërësisht juaji?
Po, e kam biseduar, me bashkëshorten dhe kështu kemi vendosur.
Me debil bure nuk kam pare ndonjehere.
As nje fjale nuk i heq dot komentit tuaj te shkurter. Ketij i paska mbetur qejfi se perse se paska pyetur federata, sikur i biri te ishte nje handikapat mendor dhe i papergjegjshem. Me nje fjale, Shqiperia nuk ka humbur asgje nga largimi i ketij djalit nga kombetarja jone, pasi edhe ai, duke u rritur nga nje idjot, nuk ka mundesi qe te jete me i mire. Personalisht i uroj suksese ne zgjedhjen e tij personale dhe po keshtu uroj qe te mos behet pishman per kete vendim qe ka marre me koken e babait.
Eshte malok prej Malesise Madhe qe e kane femijen PRONE e jo qenie njerezore! Nga ato ane efhe kur u vdes femija nena nuk qan se thone se "Asht marre me kja",ndersa kur ngordh lopa shkulin leshte e kokes sa e merr vesh gjithe malsia! Ky eshte shqiptar me letra por jo me zemer! Arsyetimet qe jep ai jane idiote!
Ne Malesine e Madhe ne menyre absolute nuk ka njeri me emer Andreas apo me keq akoma qe i ati i tij ta kete ANESTI! Te dy babe e bir i kane ndryshuar emrat shqiptare me greke si gjsk prishes qe jane! Shpejt do pendohen,se greket do ta hedhin ne koshin e plehrave ne rastin me te pare!
hajde kar hajde
Shume buker e ke then qeka klluf k@ri fare ky idioti... Cuni 19 vjec dhe ky kari kerkoka t'i marrin leje... Po eshte burre i biri apo kalama...!
Me fal por ky babai i Ndojit me ato qe thote (nese intervista eshte reale ) me duket "krric fare" per nga mendja. Djali i tij eshte mbi 18 vjec dhe eshte i afte per te vendosur vete per fatin e tij dhe perderisa vendos firmen nenkupton qe ka nje dakortesi edhe me prinderit per kete firme..., packa se FSHF mund ta kishte njoftuar ate ( Babain )per kete firme te djalit por jo per ta pyetur ate ne asnje menyre pasi djali ka luajtur me ekipet e moshave te Shqiperise dhe nuk ishte nje dicka e re. Duke i hedhur nje sy intervistes kupton se babai eshte tipik nje kokderr shqiptar qe kerkon te djeg jorgani per nje plesht si i thote populli. Po te luante per nj kombetare te madhe edhe mund ta justifukoja deri diku veprimin etij por te vendos per Greqine qe nuk eshte se ka ndonje nje nivel shume me te larte se ne ben pak Muuuuu. Nese ka probleme te tjera si ato psh qe perfliten ne shtyp ne lidhje me FSHF eshte tjeter problem. Kam frike se mund ta djeg djalin me kete veprim ashtu sic beri babai i atij kosovarit qe mendoj se dote luante per Belgjiken dhe tani jo vetem nuk e therrasin te luaj me Belgjiken por ka humbutr adrese fare dhe madje edhe ne spanje nuk luan ose luan me pikatore.
Po cfarë do presësh me një nga Malcia !!!!!!
"Malcia" sic e quan zotrote, ka nxjerre burra te shquar, prandaj laje gojen kur te perdoresh fjale denigruese per ta. Te shahemi me njeri tjetrin eshte gjeja e fundit qe mund te bejme, pasi me kete bejme punen e armiqve tane qe na duan te ndare.
Me sa duket djali ka luajtur me shpresat e kombetares Shqiptare per sa kohe nuk eshte thirur per te luajtur me shpresat e kombetares se Greqise, ndersa tani qe i ka ardhur ftesa per te luajtur me kombetaren e Shqiperise i jati mendon se i biri eshte teper i talentuar dhe pret ftese nga kombetarja Greke, te shohim sa do i ndrise ylli.
Fjala e shpellarit si pordhet e magjarit! Per nere, Ndera e venit Ndere, bese për te gjithe! Paguan baba i Andreas! Ja ka vu emrin djalit si pronari i vet!
eshte dora e marinaqit
Ka një shembull idiotesk kur babai menaxhon fëmijën pa pas idenë ç’ndodh. Duke i shkatërruar karierën. Adnan Jonuzaj, e mbani mënd këtë emër?! Edhe ky karagjozi nga Shkodra do bëjë - qofsha i gabuar!- të njëjtën gjë. Ai udhëhiqet nga inati, kokëfortësia, tradita shekullore… të gjithë elementë antisportivë, që nuk kanë asnjë llogjikë menaxheriale. Të birit i uroj më të mirën në sport dhe në jetë, por me atë baba…ëhëëë, nuk ka gjë në torbë.
Hajde Babe,hajde.Jam une qe vendos ,thote Bolja nga Malesia e madhe.Dhe djali 18 vjec,qe eshte Burre per mendimin tim,merr vendimin me madhor per jeten,nga baba Idiot,qe per inat te Federates ,per nje firme,i thote te birit shko me Greqine,se kam inat derri une,.Po cfare Mut Malesori je mor Shpellar,ata ne Federate jane sot nuk jane neser,por Kombetarja eshte e gjithe Shqiptareve ne gjithe Boten.Nuke e di sa i lexon keto shkrime,por djali,te semes do marri:Kush ka dale kundra Kombetares tone(qe per mua jane gjakprishur),te semes kane marre nga Greqia.NQS ka shtet me Urretje patollogjene kundra cdo gjeje Shqip,jane Grekeqiret.Do ta fusin 5 min,per te bere qejfin ty Bole,dhe nuk do e therrasin kurre,se eshte Shqiptar.Sa per Ushtrine,me behet qejfi qe do e beje ne Greqi,se shume shpejt do provoje Bithen me Turkun.Tung,Malok nga Malesia e Madhe.
Familja Ndoji, ka kuptuar qe ne kombetaren tone, grumbullohen shume futbolliste, luajne 2 a3 ndeshje dhe harrohen. Reja po mbush 4 vjet dhe vazhdon te kerkoje futbolliste. Ne 3 vjet ka aktivizuar 50 futbolliste. Due te di, sa futbolliste kane aktivizuar ne 3 vjet Franca, Anglia, Spanja dhe Gjermania qe jane shtete shume me te medhej se ne dhe kane fituar trofe? Babai Ndojit, ka pranuar riskun me ndergjegje, ka preferuar profesionalizmin. Shqiperia mund te kete 100 mbrojtes te djathte qe meritojne te luajne me kombetaren, por vetem 2 grumbullohen, nderkohe, me teorine e Rejas, duhet te grumbullohen dhe te aktivizohen te gjithe nga pak. Mos e paragjykoni familjen Ndoji. Ka vepruar drejte dhe ka pranuar edhe deshtimin me Greqine ne rast se ndodh.
No coment se nuk dua te fyej njeri sot
EDHE USHTAR KËTU do JETË dhe me zorrët e shqiptarëve (ushtria e greqërqimurve) do bëjnë gjalma këpucësh. Po cpate që u degdise moralisht. FsHF nuk është Shqipëria. Jemi ne arbnorët edhe ushtria edhe Shqipëria, jo Dukë krimineli.. Je nxituar tepër.