VIDEO+FOTO: Nga ndriçimi në mbrëmje tek logot e veçanta, stadiumi i Parizanit është realitet (dhe problematika e vetme…)

9 Nëntor 2022, 15:39Sport TEMA

VIDEO+FOTO: Nga ndriçimi në mbrëmje tek logot e veçanta,

Stadiumi i ri i Parizanit është aseti më i ri që i shtohet kryeqytetit shqiptar, në një zonë periferike, por që tashmë në çdo fundjave do të jetë një ndër vendet më të frekuenturat nga tifozeritë, e që do të ketë një impakt të lartë pozitv në rritjen ekonomike dhe të zhvillimit të banorëve të asaj zone të Tiranës.

Edhe vetë e janë shfaqur mjaft optimist që ky investim i bërë nga drejtuesit e Partizanit, do të ketë një ndikim të madh pozitiv edhe tek ata.

Gazeta TemA po publikon për herë të parë disa video nga punimet dhe provat e fundit që janë kryer nën dritat e prozhektorëve nga stadiumi i ri i “demave të kuq”, ku dhe siç shihet nga pamjet ka marrë një formë fantastike.

Një tjetër detaj i veçantë janë logot që janë vendosur brenda impiantit dhe tek rrethueset e stadiumit, ku përveç mbizotërimit të ngjyrës së kuqe, shihet dhe logo e demit, një simbolikë e klubit të Partizanit.

Por ndërkohë që presidenca e kuqe është në detajet e fundit të mbylljes së këtij inevstimi madhor që do të jetë në shërbim të mijërave fëmijëve që do stërviten në kushte dinjitoze, i vetmi problem mbetet infrastruktura rrugore.

Rruga që të dërgon tek stadiumi i Partizanit është në kushte të rënduara dhe i vetmi institicion që pritet t’i jap zgjidhje është bashkia e Tiranës.

Këta të fundit kanë premtuar që do të ndërhyjnë për të rikonstruktuar atë segment rrugor, që do të jetë në shërbim jo vetëm të tifozëve të kryeqytetit, por edhe të shumë banorëve të zonës që e kanë kërkuar prej vitesh një investim të tillë.

Partizani do të presë të hënë në orën 16:00 skuadrën e Bylisit në kompleksin e vet, sfidë e vlefshme për javën e 13-të të Kategorisë Superiore. (TemA)



23 Komente

  1. A
    Adrian

    BRAVO GAZ DEMI

    Përgjigjjuni
    1. B
      Ballisti junior nga Mukja!

      Po stadiumi BALLISTET kur do ndertohet? Aman o ballisto-zogiste ,behuni bashke dhe ndertoni nje stadium,krijoni nje skuader te denje per ne superiore! Po bete kete,me siguri qe tifozet do t'u japin votat per ne Kuvend! Dhe do krijoni qeverine! Por mos harroni,se deri atehere keni dale te DHJERE para PARTIZANEVE ne cdo drejtim!

      Përgjigjjuni
    2. d
      demat e kuq

      Urime per investimin

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tirana

        duhet te nderhyje bashkia e tiranes per rikonstruksionin e rruges,,,, mezor kalojme

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lali Eri

          tirana kryeqyteti eruopian i sportit po qe nuk ben rrugen ha ha ha ha

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kryeqyteti

            rruga eshte domosdoshmeri,,, eshte skandaloze

            Përgjigjjuni
            1. e
              europiani

              BRAVO GAZI ,GJERAT E MEDHA NGRIHEN NGA TE VOGLAT, RESPEKTE DHE SUKSESE PARTIZANIT LEGJENDARE

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kosova

                Nje ivestim i miremenduar jo vetem per partizanin dhe tifozerine por edhe per zonen qe neser do rreshtohen ne perkrahje te skuadres tone te zemres , i urojme suksese p.Demi dhe partizanit sa me shume trofe kometare e nderkombetare !

                Përgjigjjuni
                1. I
                  Ismet Dema

                  Ta gezojm te gjith shtepin e kuqe shendet e jete te gjate zoti Gaz Demi.

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Niku

                    rruga eshte cop cop

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Kombetarja

                      naten shume bukur por fusha duhet me bar natyral

                      Përgjigjjuni
                      1. e
                        edmond( koder rreshen)

                        Kombetarja ! E don me bar natyral,se paske shin aty afer m`duket,dhe do me fut Lopen masi te ket maru stervitja

                        Përgjigjjuni
                      2. H
                        Hajde are te te tregoj babain

                        Ngrijani kete problemin e rruges lali Erjones qe te investoje me leket e shtetit ne menyre qe investimi madhor i Demit që do të jetë në shërbim të mijërave fëmijëve që do stërviten në kushte dinjitoze ne oborre shtepishe te mos shkoje dem. Mero gjigandi me Frrokun mund te perdorin personalitetin e tyre per kete problem. Se keshtu edhe taksat e banoreve te Tiranes shkojne per leshin e lopes, nje pune e dy rruge.

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          Erti

                          Lal kurva....ca pret nga ai aman. eshte i anagzhuar te veshi bluzen e tiranes ne Maraton dhe te japi leje Halilit per ndertim

                          Përgjigjjuni
                        2. D
                          D Xh

                          Partizani eshte kauza e madhe e popujve per liri . Lavdi Partizanit suksese Gaz Demit dhe uroj ta ngrej sa me l'art kete emer te madh.

                          Përgjigjjuni
                          1. r
                            rruga

                            lali eri rregullo rrugen

                            Përgjigjjuni
                            1. P
                              Partizonas kombinat

                              E bukur por i vogel ,dihet qe tifozeria e Partizonit eshte dyfishi i Tirones e Dinamos ,do ishte mire qe Lali Eri te investoi te stadiumi per te bere dy ansoret mbrapa portave ,do ishte shume me i bukur por edhe per tifozet e te modhit Partizon ,bravo Gaz Demi urime dhe suksese ,

                              Përgjigjjuni
                              1. "
                                "BOHOTINA"

                                I madhi Gazmend Demi coje deri ne fund kete investim te mbetesh i pavdekshem. Bravo. Une ate zone per shkak te punes e njoh mire, jane te gjithe me DEMAT.

                                Përgjigjjuni
                                1. G
                                  Gerti

                                  Shtepia e kuqe shtepia e fitoreve!! Po rruga deri atje skandal bashki mijushash

                                  Përgjigjjuni
                                  1. l
                                    lapraksi

                                    bravo gaz demi dhe partizani, i keni kthyer fytyren tifozerise dhe tiranes. bravo te madhe. Bashkia te luje bythen e me vrap te beje punen e saj. tifozet e partizanit meritojne respekt

                                    Përgjigjjuni
                                    1. S
                                      Simpatizanti

                                      Ore po spo e morim vesh, o bo kshu e ashtu, jo po do i boj mire e do e zhvilloj zonen, po bashkia te boj rrugen e terci verci. Po na thoni ore te uruar, ku eshte bere e ku eshte vendi a fshati e zona ku eshte bere, se spo e marim vesh ku eshte bere, a shkohet ne kembe a me biciklete, me karro a me qerre, kaq sekret e paskeni haha. URIME per kete gje te bukur, ta gezoje Klubi Partizani

                                      Përgjigjjuni
                                      1. N
                                        Niko

                                        Stadium koperative

                                        Përgjigjjuni
                                        1. V
                                          Veritas

                                          Kamp stervitor jo stadium, jemi shumeeeeeeeeee mbrapa!!!!!!!!!!!

                                          Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje