“Të jesh homoseksual është haram, dëmton trurin”

9 Nëntor 2022, 09:47Sport TEMA

“Të jesh homoseksual është haram, dëmton trurin”

Kur kanë mbetur edhe dy javë nga nisja e Botërorit në Katar, Khalid Salman, ish-futbollist dhe ambasador i Kupës së Botës 2022, foli për homoseksualitetin në një intervistë për gjermanen ZDF.

“Është haram. Unë nuk jam mysliman strikt, por është haram, shkakton dëmtime në tru”, tha Salman.

Në Katar pritet të shkojnë rreth 1,2 milionë tifozë nga e gjithë bota, që duhet të respektojnë rregullat e vendit mikpritës.

“Gjatë Kupës së Botës, njerëzit duhet të respektojnë rregullat tona”, theksoi ambasadori i Botërorit.

1 Komente

  1. J
    Janullatos arxidoglyftis

    Salman ka te drejte. Keta njerez duhet rrespektuar per keto gjera

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje