Eventi për ekipet sportive në “Air Albania”, Fidel Ylli zbulon skandalin e FSHF-së: Na kërkoi 200 mijë dollarë…

8 Nëntor 2022, 18:31Sport TEMA

Eventi për ekipet sportive në “Air Albania”, Fidel Ylli

Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli, foli në emisionin “SportZone”, në lidhje me projektin e ekipeve sportive në Shqipëri. Ai tha se ceremonia e hapjes do të bëhet më 10 dhjetor, në stadiumin “Air Albania”, ndërsa shtoi se për këtë, FSHF u kërkoi 200 mijë euro.

Ylli zbuloi gjithashtu se në lidhje me këtë projekt, qeveria do të japë edhe një buxhet 5 milionë dollarë, edhe për vitin tjetër.

“Ekipet sportive tashmë janë krijuar. Do jenë mbi 10 mijë nxënës që do të marrin pjesë. Janë bërë tenderimet për bazën materiale, për 10 ditë fillon shpërndarja. Kryeministri i ka prekur edhe vetë. Topi do jetë një model, sipas specifikimeve që KOKSH ka bërë. Çdo gjë do të jetë me logon e KOKSH. Janë me specifikime, të certifikuara nga Federata e Basketbollit dhe e Volejbollit.

Do ketë një kampionat në rang bashkie dhe pastaj ekipi më i mirë i bashkisë, do konkurrojë për qarkun dhe më pas do konkurrojnë për më të mirat. I kemi dhënë mundësi ekipeve të trajnohen. Do sjellim specialistë për basketboll dhe volejboll, do vijnë nga Federatat e mëdha.

Po e them për herë të parë këtu. Kam komunikuar pardje me ministren e financave dhje më ka kërkuar detaje nga projekti. Vitin tjetër do jetë në buxhet, 5 milionë dollarë, për ekipet sportive. Nëse qeveria do na japë para më shumë, do fusim një sport më shumë. Më shumë para do të vijnë nga bastet sportive, e kemi thënë. Sporti nuk është garë, është një cilësi. Sporti do e gjallërojë jetën e qytetarëve shqiptarë, që të mos rrinë gjithë kohën në kompjuter. Do rrinë orë të tëra në palestër. Duam të fusim 10 federata, por nuk e bëjmë dot.

Më 10 dhjetor në “Air Albania”, do bëhet hapja e ekipeve sportive, do bëhet ceremonia e hapjes. Stadiumi do ketë 22 mijë njerëz dhe 10 mijë fëmijë që do të kalojnë në mes të stadiumit. Do bëhet një ditë olimpike. FSHF na ka kërkua 200 mijë dollarë për stadiumin. I thamë se do ua japim, nëse paguajnë faturat për ndeshjet që kanë luajtur, sepse ka edhe qeveria përqindje aty. Nëse na i sjellin faturat, ato do i paguajë qeveria”, shprehet Fidel Ylli.

2 Komente

  1. J
    Jorgo

    shan m...ti , kak..n , i thote mban ere...

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vito i Orneles se Varuzhanit

      Mero , tani e kupton apo jo? Ky plera i shiti mandatin e deputetit djalit te Qifes.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje