‘Gruas sime i plasën ujërat, Capello më tha kemi stërvitje’, rrëfehet ish-portier i Manchester United

8 Nëntor 2022, 17:17Sport TEMA

‘Gruas sime i plasën ujërat, Capello më tha kemi

Ben Foster, ish-portier i Manchester United dhe kombëtares angleze, ka treguar një moment të keq që ka kaluar gjatë karrierës së tij.

Ai kujton se Fabio Capello, trajneri i atëhershëm i Anglisë, nuk e lejoi që të ishte i pranishëm në lindjen e djalit të tij.

Gruaja ime ishte gati të lindte, sapo i kishin plasur ujërat. I shkruajta trajnerit dhe ai m’u përgjigj se do të fillonim stërvitjen për gjysmë ore. E pyeta nëse mund ta shoqëroja gruan time në spitalin e Mançesterit, por ai këmbënguli në të vetën.

Tha se kishte nevojë për mua, edhe pse ishte thjesht miqësore dhe unë do të luaja në pjesën e dytë. Nuk më aktivizoi fare, qëndrova 90 minuta në stol. Kështu që humba rastin për të parë lindjen e djalit tim”, tregon Foster.

1 Komente

  1. J
    Jorgo

    me mire plako, Fabio si burre me i vjeter te ka shpetu

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje