Kërkohet zëvendësuesi i Rejas, ish-trajneri i Milanit në radarët e Dukës

8 Nëntor 2022, 09:39Sport TEMA

Kërkohet zëvendësuesi i Rejas, ish-trajneri i Milanit në

Kombëtarja shqiptare do të luajë ditën e nesërme miqësoren me Katarin në Spanjë, një takim i cili do të shikojë që “produkti” venda, por çështja që vazhdon e përflitet prej kohës te kampin kuqezi është e ardhmja e Edy Rejës, me  këtë të fundit që ka hyrë në muajin e fundit të kontratës.

Rinovimi i italianit me kombëtaren nuk është i sigurtë dhe me shumë gjasa nuk do të ndodhë, por presidenti i FSHF-së, Armando Duka nuk e ka konfirmuar asnjëherë qëndrimin e italianit apo lamtumirën e tij.

Një gjë është e sigurtë pas përfundimit të kontratës palët do të ulen të diskutojnë mes tyre, me rinovimin që gjithsesi duket i largët. Prej disa javës është përfolur se FSHF-po shqyrton aleternativa të ndryshme për të marrë çelësat e kombëtares.

Sipas Panorama Sport, pas Luigi Di Biagio dhe Giancarlo Camolese një tjetër emër ka dalë në skenë. Bëhet fjalë për ish-teknikun e Milan, Marco Giampaolo. Ky i fundit është një dëshirë e vetë Dukës dhe tashmë ndodhet në “pole-position” për të marrë frenat e djemve shqiptarë.

55-vjeçari gjithashtu është përfolur edhe pas largimit të De Biasit por atëhere u preferua Panuçi, tashmë duket se të gjithë “kushtet” janë pjekur dhe Giampaolos t’i besohet fati i kombëtares.

1 Komente

  1. K
    Klinsman

    Kjo dashuria me trajniere italiane eshte e pakuptueshme. Mund te jete qe eshte me e lehte te lidhesh me ta, por FSHF mund te hape syte pak me larg dhe ndoshta gjen ndonje me te mire. Por duket sikur FSHF ka deshire qe kombetarja te levize me frena, dhe jo me frerë. Keshtu ndodh kur ka drejtues analfabete dhe gazetare qe nuk e vrasin mendjen.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje