Lajmi më i keq për Sadio Mane, do mungojë në Botëror

9 Nëntor 2022, 12:07Sport TEMA

Lajmi më i keq për Sadio Mane, do mungojë në Botëror

Sadio Mane nuk do të udhëtojë në Katar për të luajtur Botërorin.

“L’Equipe” ka konfirmuar se sulmuesi i Bayern Munchen ka pësuar një dëmtim më të rëndë sesa mendohej, gjatë ndeshje së djeshme kundër Werder Bremen.

Futbollisti senegalez kërkoi zëvendësim që në minutën e 20 të ndeshjes, për një shqetësim në gju.

Fillimisht u mendua se nuk e rrezikonte Botërorin, por vizitat e sotme treguan se koha e rekuperimit do të jetë e gjatë.

Të premten do të publikohet lista e lojtarëve të Senegalit, ku Sadio Mane nuk do të jetë.

Lini një Përgjigje