Tre shqiptar në listë, Zvicra publikon emrat e lojtarëve që jenë në Botëror

9 Nëntor 2022, 11:51Sport TEMA

Tre shqiptar në listë, Zvicra publikon emrat e lojtarëve që

Përfaqësuesja e Zvicrës ka publikuar listën prej 26 lojtarëve të cilët do të udhëtojnë në Katar për Kampionatin Botëror që do të mbahet nga 20 nëntori deri më 18 dhjetor.

Në listën e trajnerit Murat Yakin figurojnë tre lojtarë shqiptarë.

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, anësori i Chicago Fire, Xherdan Shaqiri dhe mesfushori i Luzernit, Ardon Jashari, janë thirrur nga Zvicra për Botërorin e këtij viti.

Helvetët aventurën në Botëror do ta nisin më 24 nëntor ndaj Kamerunit. Në grup e kanë edhe Serbinë e Brazilin.

Lini një Përgjigje