Kupa e Botës, parashikimi i bujshëm i Eto’o: Këto dy skuadra do të dalin në finale

9 Nëntor 2022, 17:46Sport TEMA

Kupa e Botës, parashikimi i bujshëm i Eto’o: Këto dy

Ish-sulmuesi i Inter-it dhe Barcelona-s, Samuel Eto’o ka bërë parashikimin e tij për finalen e Kupës së Botës 2022, e cila do të fillojë pas pak në Katar.

Në një intervistë të dhënë për median Ouest France, Eto’o ka thënë me bindje se finalja e madhe do të luhet mes kombëtareve të Kamerunit dhe Marokut.

Ish-sulmuesi ka thënë edhe se një total prej pesë skuadrash afrikane do të kualifikohen në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës: përveç Kamerunit dhe Marokut, këto do të jenë Tunizia, Gana dhe Senegali.

“Afrika ka pasur gjithmonë potencialin për të zhvilluar një Kupë të Botës të fortë me përfaqësueset e saj. Megjithatë, skuadra afrikane nuk kanë arritur të shprehen në mënyrën më të mirë.

“Në vitet e fundit, kombëtaret afrikane jo vetëm që janë përmirësuar, por edhe kanë fituar eksperiencë. Kanë aftësinë jo vetëm të marrin pjesë në Kupën e Botës, por edhe ta fitojnë atë”.

Më pas, i pyetur se cili ishte parashikimi i tij për finalen e madhe, Samuel Eto’o nuk është menduar gjatë për të dhënë përgjigjen: “Finalja ime? Kameruni kundër Marokut”.

3 Komente

  1. s
    sabrima_ehhhh

    Ka te drejte, ne kupen e Afrikes keto skuadra mund te dalin ne finale

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tifozi

      Paske pjerdh ti mor Eto

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pickaxhiu

        Po Etoo por nuk na the sa del ndeshja?

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje