Arrestimi i nipit të Armando Dukës, lidhja e familjarit të kreut të FSHF-së me bosin e shumëkërkuar të kriptomonedhave

30 Gusht 2022, 14:12Sport TEMA

Arrestimi i nipit të Armando Dukës, lidhja e familjarit të kreut

Bashkë me turkun e shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim Özer, në prangat e policisë ka rënë dhe nipi I Armando Dukës. 

Mësohet se Edevaldo Haxhiu, i cili shoqëronte dhe fshihte turkun kishte një rol të rëndësishëm dhe e ka shoqëruar turkun gjatë qëndrimit të tij në vendin tonë ku fshihej nga autoritete turke dhe ato ndërkombëtare. 

Mbeten ende të paqarta se si u lidh nipi I Armando Dukës me turkun që mashtronte me kriptomonedha, ndërkohë që I kishte ofruar edhe një “strehë” të sigurtë në vendin tonë.

Ndërkaq, nuk dihet nëse tentakulat e turkut kanë arritur dhe tek Armando Duka. Vetë Duka është vënë në qendër të akuzave nga mediat për zhdukjen e 2,1 milionë dollarëve të FIFA-s që ishin dedikuar për klubet shqiptare, por që avulluan rrugës. 

Autoritetet shqiptare vazhdimisht kanë shprehur shqetësimin se kriptomonedhat po përdoren dhe për pastrimin e parave.

Faruk Fatih Özer dyshohet se u arratis nga Turqia me 2 miliard dollarë cash, të cilat i kishte fituat duke mashtruar dhjetëra mijëra turq, të cilët kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale turke “Thodex”, e cila shpalli falimentin.

7 Komente

  1. Z
    Zeqo Pilafi

    Çudi, Agron Duka dhe Armando Duka janë burra serioz, me partishmëri të lartë, të ndershëm sa më s'thuhet, nga ngjau ky shejtan i paudhë? Pastaj, të gjithë e dimë sa i ndershëm ishte shoku Enver, (edhe çorapet kur i dilte gjishti ja andronte shoqja Nexhmije) dhe nipin ja dënuan për drogë. Allah, Allah!! Vërtetë, ça brezi janë këta dreqër, nga kanë ngjarë?

    Përgjigjjuni
    1. V
      Verllapa

      Iku dhe Armando Duka me biografi te keqe.Amani ore po ç'jane keto njoftime idioteske a thua se i ulet koken Dukes dhe Dukajve.Ata te thyejn ne mes me para si Likja ju vazhdoni kazanin.Akoma mentalitet monist:"Ja e kapen edhe nje "!SI tha guvernatori Fullhajni : Me preu ne bese Arvizu se me tha per nje jave dhe vertet me nxorri shpejt ; Si nuk me mbajten edhe disa dite brenda se me shume demshperblim do kisha perfituar.

      Përgjigjjuni
      1. s
        sapa

        Ne kete vend me emrin Shqiperi edhe po te lindesh i ndershem behesh i pandershem!

        Përgjigjjuni
        1. d
          daja

          Po dy miliard dollar cash duan dy maune o gazetar ??????

          Përgjigjjuni
          1. U
            Universi shprsa ime

            O trunxh nuk pagun fifa me lek ne dor ... pse ça po shet? domate ? Peshk

            Përgjigjjuni
            1. N
              Nipi

              Ke të drejtë o Dajë, po këta të kazanit ngopen me lugë të zbrazët. Si dolën nga Turqia 2 miliardë dëllarë , pa le pastaj si u kaluan nëpër kufij , etj , etj ,budallalliqe nga të kazanit,

              Përgjigjjuni
            2. Y
              Yesss

              Ja nje komentues i vemenshem e i zgjuar. Pergezime. Te tjeret vetem llapin lot, duje filluar qe nga ky trapi qe ka shkruar kete artikull aspak aktual

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje